Hazbiu mallkon Koçon që e tradhtoi dhe ata që kërcënojnë me luftë

26 Qershor 2019, 17:59Antena TEMA

Hazbiu ishte duke menduar të bënte një këngë labçe për Aurelin e Elbasanit, Kapllanin e Balllshit dhe Frrokun e Lezhës, lidhur me trimërinë  e tyre për t’u vrarë më 30 qershor.

Ishte ulur e po këndonte me vete:

Fushë e Bradasheshit

S’ka më qetësi

Do i fal atdheut

Një “hero” te ri.

 

Mblidhuni o shok

Aman e amani

Se nuk mbahet Lelo

Lelo Elbasani

 

 E ka ndarë trimi

Vet në kokë të tija

Të shkruaj për të

Dy gisht historia.

 

Dhe ajo do shkruajë

Pa iu dridhur dora

Vargje për “heronjtë”

Dy gisht dhe për horra.

 

Do shkruajë për të

Do shkruajë per Franin

Po dy fjalëë do thotë

Edhe për Kapllanin

Pastaj për të gjithë

Që thonë #edhe unë

Që neve të dimë

Kush do na hajë munë

Ndërkohë që po këndonte, shfaqet në TV Koçua dhe jep gjëmën.

-Edhe unë nuk do votoj, tha.

-Pikë e zezë, tha Hazbiu. Një muaj më parë Koçua i shkoi në shtëpi dhe ju lut të ishte kandidat për Këlcyrën.

Tani del që e ka tallur dhe nuk do të vejë as të votojë.

E la këngën në mes dhe ja nisi me mallkimet e tij:

-O ty të rëntë gripi i pulave dhe të zëntë barku para KZAZ, ditën e votimit.

-O ty t’u rritshin qimet mbrapsht e të bllokofshin gurmazin, kur flet, që tallesh me mua.

-O ty të prishtë mendjen Aureli i Elbasanit dhe vdeksh pranë veprave të pesëvjeçarëve që ke ëndërruar.

-O ty t’u bëftë mishi copa copa e të hëngshin gjelat e Kapllanit në Ballsh.

-O mos gjeç rehat në atë botë e të rëntë komshi Frani i Lezhës të rriheni për toka dhe në atë botë.

-Po mua gjete ti të më fusësh në garë e vet të ikësh, mor ikç nga mendja, siç ke ikur?

Po të rëntë damllaja në kokë në këtë vapë e ta këndoftë himnin mbi varr Lul Basha, që qeshin dynjaja.

4 komente në “Hazbiu mallkon Koçon që e tradhtoi dhe ata që kërcënojnë me luftë”

  1. Nick says:

    Vargu i fundit Perleeeeeee

  2. Likja says:

    Antena eshte rubrika me humorin me te bukur.

  3. KORÇARI says:

    Fantastike hahahhahahahahhahaa

  4. Zgalem says:

    Mero Baze po ben histori te gazetarise dhe te sarkazmes . I uroj shendet dhe suksese ne punen e tij fisnike . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje