Pas nismës që një sërë njerëzish me shkollë të lartë të PD, kanë ndërmarrë për të mos marrë pjesë në votime dhe për t’i penguar ato, Hazbiu është i paqartë.
-Duke qenë se këta janë me shkollë të lartë, flasin me dy kuptime, thotë Hazbiu.
D.m.th duhet ta thonë qartë nëse do pengojnë votimet, apo thjesht nuk do votojnë.
Këtë që nuk votojnë mirë, se vapë është.
Por këtë pengimin e votimeve si e bëjnë këta me shkollë të lartë?
Vetëm duke bërë thirrje të mos votohet, apo dhe me forcë.
Se duke qenë me shkollë të lartë, i bie që të përdorin mendjen, se forcën e përdorin këta pa shkollë.
Këtë sqarim Hazbiu e kërkon patjetër, sidomos nga pikturisti Bujar.
-Kjo është shumë me rëndësi të sqarohet mire, thotë Hazbiu.
-Se nëse këta intelektualët janë dhe me pushkë, dhe me penë, atëhere qenkan shokët e mi komunistë.
Nëse janë vetëm me penë, janë borgjezë dhe ja kanë lënë pushkën klasës puntore.
Ndaj për këtë ngatërresë që më kanë bërë, dua t’i mallkoj një për një.
-O ju të pushkës dhe penës. Iu bëftë Zoti kalem e përfundofshi në dorë të pikturistit Kapexhiu.
-U bëfshi ujë e ju piftë Dash Shehi si raki.
-U bëfshi arka municioni e i shidtë Fatmir Mediu në Afganistan.
-U bëfshi mut për pula dhe përfundoshi tek vezët e Gon Dukës.
-U bëfshi beze dhe përfundofshi si flamur grek në duart e Dules.
-U lëntë mendja dhe u bëfshi që tu tallë Nar Ndoka.
Ju që doni të na merrni dhe pushkën, e keni ngaqë nuk keni bërë hajër me penë.
Ndaj tani doni t’u merrni punën këtyre që kanë bërë hajër me pushkë.
Po ka për t’u zënë mallkimi im dhe librat që keni lexuar do t’u kthehen në brum dhe do t’ua shesë Salianji për qofte.
Sa kam qeshur me kete satire brilante.
Shume therese