Hazbiu mallkon Tritanin që nuk i prishi gjithë kishat më 1967!

23 Qershor 2019, 19:03Antena TEMA

Pas debatit të madh që ka plasur pasi Tërmeti paska bërë një mbledhje në Kishë në një fshat, Hazbiu e ka gjetur shkakun e vërtet të këtij skandali. Shkaku është se Tritani nuk ka prishur gjithë kishat më 1967. 

Kur ai mori iniciativën si prishës i kishave dhe xhamiave dhe i dërgoi letër shokut Enver, gjithë Shqipëria u ngrit dhe filloi aksionin. Por ja për dreq disa kisha kanë shpëtuar, dhe tani ato po përdoren nga Tërmeti që është kundërshtar i Tritanit.

Hazbiu si kandidatë i Partisë Komuniste vendosi sot të mallkojë Tritanin, që ja ka pasur me hile partisë në atë kohë dhe nuk i ka prishur gjithë kishat.

Ja postimi i plotë i Hazbiut:

Ah mor Tritan ç’na bëre.

Mbaj mend se kemi qenë moshatarë kur i dërgove letër shokut Enver dhe i the se nuk do lëmë kishë e xhami në këmbë. U gëzuam dhe ne shokët e tu dhe nisëm aksionin si gjithë populli: Ti përpara, e ne pas teje.

Në fund i raportove shokut Enver, se aksioni mbaroi me sukses. Shkove dole dhe në fotografi me të , si prishësi më i dalluar i kishave.

Tani del që ti ja ke pas me hile partisë. Disa kisha i ke lënë pa prishur dhe po i përdor kundërshtari yt në këto zgjedhje. 

O ty të zëntë sytë buka e partisë dhe shokut Enver që të kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës. Bile jo vetëm ty por dhe babain tënd.

O ty mos pafsh kurrë një ditë të bardhë që ja ke bërë me hile partisë dhe ke lënë akoma baza armiqësore për klerin reaksionar.

O ti iksh nga mendja e folç me vete rrugës si Tit Vasili, që ke tradhëtuar dhe partinë dhe zotin.

O ty të zëntë Tërmeti Peçi dhe të fustë një rrënjë hashashi në prapanicë, që të vish në vete.

O ti u bëfsh sherebel të të bëjnë shurrën gomerët kur kullosin në mal.

Tani pas 60 vjetësh po të del tradhëtia dhe horrllëku.

Po zoti të ka dënuar se të ka detyruar në këtë moshë të dalësh rrugëve e të qëllosh me gurë.

Po zoti nuk do ta lërë me kaq. Me këtë që ke bërë ti do përfundosh keq e më keq dhe në fund zoti do të shëndërrojë në presh, dhe ti do thërrasësh “Dua Tritanin”!

6 komente në “Hazbiu mallkon Tritanin që nuk i prishi gjithë kishat më 1967!”

  1. Nebil Çika (i riu) says:

    I dashur Mero, kjo antenë me Tritanin e preshit dhe kishave është nga më të bukurat, por ka një problem. Pakngapak je duke e zëvendësuar Jarin me Hazbiun. Është padrejtësi. Kisha menduar se pas kërkesave të përsëritura që të kam bërë ti e kishe pranuar në heshtje propozimin për të më bërë mua nja dy vjet personazh të antenës. Shihe një herë me këtë sy se mbase të mbushet mendja të më ndihmosh këtë herë si antikomunist i kafeneve dhe i përndjekur i pilafit që jam.

  2. Shefkiu says:

    Vëreni, or të keqen, edhe atë këngën e Taulant Ballës për shokun Enver! Më pëlqen shumë, këndon bukur shejtani.

  3. Azio says:

    Humor me te bukur per politikane,nuk kam lexuar ndonjehere.
    Ha ha ha ……..ha
    Me shkrive se qeshuri more Mero djali,sidomos me fjaline e fundit te shkrimit
    Oh ha ha ha………..

  4. lexusi says:

    Rendesi ka te ”hysh” ne histori , Tritani e ariti qellimit disa here , dhe tani qe hyri ne librin e Neritan Hazbiut , eshte fitorja me e madhe .
    Suksese Tritan , kujdes shendetin…….. mendor !

  5. Robi i zotit says:

    Une c’do dite, sapo marr celularin ne dore, kerkoj “Antenen“. Me zbukuron diten.

  6. Baton DR says:

    Ooooo sa kom qesh më çuna!!
    Edhe Mero shejtani bukur këndon.
    Respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje