Hazbiu u ndje dje në mbrëmje i revoltuar me skenën e arrestimit të një ish deputeti të PD live në Tv. Sapo e pa që policia e mori në furgon, i doli një mallkim i madh nga shpirti.
Ju thafshin duart e mos zënçi më kanabis me dorë,- tha Hazbiu.
Por ajo që ishte më revoltuese për Hazbiun ishte diskriminimi që i bënë zonjës Eni në raport me Fevzon.
Siç e ka bërë të ditur vetë Fevzo, kur prokuroria tentoi të arrestojë Saimir Tahirin, Fevzo i mori në telefon dhe u tha më duhet në emision nuk mund ta ndaloni. Prokuroria u step dhe i dha leje. Pas kësaj, ai nuk u ndal më.
Ndërsa në këtë rast, zonja Eni që mendon se është e rëddësishme sa Fevzo, mendoi të bënte të njëjtën gjë. Dhe Hazbiu ishte i gëzuar për këtë.
Por policia ja preu gëzimin në mes, kur e pa që Eni u duk sikur preu në besë ish deputetin e PD.
Ndaj Hazbiu vendosi të lëshojë një mallkim të gjatë.
“O Sandër Lleshi, mendohu mirë për këto që bën se Kisha e Laçit të shikon dhe do të tresë si dritën e hënës dhe ta hollojë kokën si gjarpër.
O Edi Rama mendohu mirë se kur ishte puna për Fevzon e tolerove, kurse për zonjën Eni nuk tolerove.
Mallkimi im do të zërë dhe do përfundosh si Tit Vasili se e ke dhe kushëri.
O Arta Marku, mendohu mirë me këtë që bën, se haqet e zonjës Eni do të zënë, dhe kur të plakesh do dukesh si Voltana.
O gjykatës mendohuni mirë se zoti lart ju shikon dhe do t’u pres lekët e do vuani për bukën e gojës.
Me këtë që i bëtë zonjës Eni treguar se ju jeni me oligarkun Fevzo kundër një vajze të thjeshtë, të zgjuar dhe intelektuale, që e dëshmojnë dhe syzet e saj. Mos bëfshi hajër ishalla”.
Haaa sa kam qeshur o tu shtofte jeta.
Me lot, super fjali-kur te plakesh do dukesh si Voltana?
?????
I madh je Mero, me lote kam qesh. Edhe Eni edhe Fevzo ta shpifin, te dy qelbesira jane.
Fevzo dhe Eni jane njeri Nastradin tjetra larSke pa bisht ndaj mos e vrisni mendjen por ktheni televizorin ne channel x e shihni ndonje film me mire seza te shihni bythet e Fevzo koranit apo asaj Eni Vasilit skizofrene e merituar.