10 mallkimet e Hazbiut për zgjedhjet e 30 qershorit

29 Qershor 2019, 18:59Antena TEMA

Një ditë para zgjedhjeve, Hazbiu është i detyruar të hesht për premtimet elektorale.

E vetmja armë e fortë e tij, janë mallkimet për kundërshtarët.

Dhe sot bëri një listë të gjatë, për të gjithë ata që i kanë prishur gjakun në fushatë.

Si zakonisht, e nisi me Ilir Metën:

“O Ilir Meta të zëntë prostata dhe mos mbyllsh sy gjithë natën, e mbetsh në banjë, që na zgjon nga gjumi që në orën 5.

O Lul Basha, të rëntë “lia e derrit”, e ngelsh duke kruajtur trupin, që të mos rrish më “gati tu” para Doktorit.

O Monika Kryemadhi, të daltë name i keq sikur ke SIDA, që të mos flesh më në një krevat me Ilir Metën.

O Sali Berisha, të rëntë Alzajmeri e t’u duktë Armina, si Merylyn Monroe, që të vdesësh i kënaqur nga jeta.

O Dash Shehi, t’u bëftë Ridvan Bodja ministër Financash, që të të konfiskojë kazanët e rakisë.

O Gon Duka, të zëntë gripi i pulave dhe pifsh nga aspirinat e Tom Doshit.

O Fatmir Mediu, të hedhshin hekurat në Amerikë, dhe marrç avokat ata që mbrojtën Zenin.

O Shpëtim Idrizi, të dalçin çam të rinj në Dropull, në Himarë dhe në Vurg, që të fillojë të të dojë Vangjel Dulja.

O Vangjel Dulja, të përvëlofshin gurët e Goranxisë, që të dukesh si flamur kuq e zi.

O Nard Ndoka, përfundosh në bordellon time pas 30 qershorit, që ta kuptosh vlerën e Gaz Bardhit.

2 komente në “10 mallkimet e Hazbiut për zgjedhjet e 30 qershorit”

  1. ththth says:

    hahah. dash shehi qe perle.

  2. babaliy says:

    besoj se keto mallkime nuk mund ti harrije ndonje tjeter ne historine e zgjedhjeve shqiptare.
    hazbiu dhe neritan cekja nuk kane me nevoje perfushata te tjera elektorale se e kane mbritur maksimumin e tyre. besoj se ketej e tutje opozita do ti mbaje si referenca te rendesishme per fushatat e ardhshme kur te mos jete me Ilir Peta president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje