Hazbiu mallkon Lulin që gënjen kryebashkiakët, duke i futur në burg

28 Qershor 2019, 19:05Antena TEMA

Pas ngjarjes në Bashkinë e Vau të Dejës, Hazbiu u shqetësua shumë.

Hazbiu e njef Zefin dhe u çudit se si e bëri atë budallallëk.

Por më pas mori vesh se Zefit, ja kishte hedh njerëzit në sulm partia.

Pra Luli u thotë kryetarëve të Bashkisë, që ju, edhe kur them unë ruani qetësinë, vazhdoni luftën, se unë ashtu e kam hallin.

Për këtë, Hazbiu zbuloi një sërë fjalish me kod të Lulit, që do komandojnë revolucionin.

E para, kur Luli thotë “Ruani qetësinë”, do të thotë thyeni portën.

E dyta, kur Luli thotë “Mos prekni kutitë”, ato duhen djegur.

E treta, kur Luli thotë “Mos prekni policinë”, nënkupton që duhet të hidhni molotov.

E katërta, kur Luli thotë “Mos pengoni ata që duan të votojnë”, nënkupton qëllojini.

E pesta, kur Luli thotë “Kemi botën me vete”, nënkupton kemi Çim Pekën.

Pasi i zbuloi këto kodet e Lul Bashës, Hazbiu vendosi t’i bëjë një paketë mallkimesh që po merr njerëzit më qafë:

“O Lul Basha, ti që po merr më qafë demokratët dhe po i fut në burg, të rëntë në qeli Gaz Bardhi, që ta provosh vetë sa të vlen bytha.

O Lul Basha, ti që po çon drejt vëllavrasjes demokratët me qytetarët e Shqipërisë, vdeksh o Zot e ta mbajt fjalimin mbi varr Fahriu, që të futesh 7 pash nën dhe nga sikleti.

O Lul Basha, ti që mashtron demokratët e u thua, ju përpara, unë pas jush, ngelsh rrugëve ishallah dhe u talltë me ty Nard Ndoka.

O Lul Basha, ti që më 1 korrik mezi pret të ikësh në Hollandë, duke i lënë demokratët burgjeve, të rëntë në karrige të avionit Fatmir Mediu, që të të duket sikur do shpërthejë avioni.

O Lul Basha, ti që flet me kode me demokratët që mos ta kuptojë policia, ngelsh në dorë të Çim Pekës kur të lësh amanetet e fundit, që mos t’i kuptojë më asnjeri çfarë porosi le.”

4 komente në “Hazbiu mallkon Lulin që gënjen kryebashkiakët, duke i futur në burg”

  1. AMY says:

    O ZOT SA TE FORTA DHE PER TE QESHUR, I QESHUR QOFSH MORE MERO BAZE !!!

  2. LG says:

    Hazbiu kandidat për President.

  3. Tani says:

    Haaaa u shkriva.Personazhi I mallkimeve te Ben te qeshesh me zor.

  4. Vuk Karagjigji says:

    Kush ash tu e krujt me portalin e nipashit tem ja shojt nanen. Para Xen e ti Qim pas tij jeni krenaria jeme. Bash krenari e Karagjigjave. Edvin drama tu rrush bash bolet nipashve te mi. Ec para Xen deri ne Belgrad te past gjyshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje