Shkarkohet kandidatja për në Kushtetuese, Anila Guri

19 Korrik 2019, 09:53Kronika TEMA

Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Tiranës, Anila Guri (Kristani) u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas gjetjeve të disa problemeve mbi pasurinë.

KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Alma Faskaj relatore dhe Suela Zhegu anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh. Ajo është kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese.

Relatorja e çështjes, Alma Faksaj u shpreh se Komisioni e kishte përfunduar hetimin për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, por nga relacioni u duk se KPK ishte fokusuar te pasuria e gjyqtares.

Sipas relacionit problemet kryesore të gjykatëses ishin një shtëpi trekatëshe, e ndërtuar nga bashkëshorti para martese. Mungesa e të ardhurave në disa vite për blerje të dy makinave dhe dyshimet për fshehje të shtëpi në Velipojë që ishte në emër të nënës së subjektit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje