Aksion si në filma: Publikohet video e bllokimit të tankerit britanik në Hormuz, nga ana e iranianëve

21 Korrik 2019, 22:15Politika TEMA

Roja Revolucionare iraniane ka publikuar një video që tregon anijet  e flotës iraniane që i  afrohen dhe ndalojnë tankerin britanik Stena Impero në ngushticën e Hormuzit.

Siç duket në video ushtarët iranianë kanë fytyrat e tyre të mbuluara. Të armatosur ata  zbresin në kuvertën e anijes me helikopter.

Më herët, një zëdhënës i Gardës Revolucionare, Ramesen Sharif, tha se një luftëanije britanike që shoqëronte tankerin “Stena Impero” u përpoq të parandalonte bllokimin e anijes.

Pavarësisht nga “rezistenca dhe ndërhyrja” e luftanijes britanike, Garda Revolucionare arritë të drejtojë tankerin drejt bregut. Ministria Britanike e Mbrojtjes shmangu komentimin e këtij informacioni.

Irani njoftoi dje se kishte bllokuar tankerin  Stena Impero, në ngushticën e Ormuzit për “mosplotësimin e rregullave ndërkombëtare të transportit”.

#Iran’s Revolutionary Guard operatives capture the #UK-flagged tanker #StenaImperohttps://t.co/w3Q2GYAJax pic.twitter.com/49OHBJsZnw

— RT (@RT_com) July 20, 2019

4 komente në “Aksion si në filma: Publikohet video e bllokimit të tankerit britanik në Hormuz, nga ana e iranianëve”

  1. american16al says:

    Tituj amatoresk ku tregohet se si forcat iraniane okupuan nje tanker britanik te drejtuar me punonjes civil te pa armatosur!
    Ku ishte ky aksion si ne filma!!!!
    Me helicopter rrangall dhe me maska tamam si ushtria somaleze ????.

    1. Perdhunuesi says:

      Fregata Britanike ishte vetem 500 metra larh atehere pse nuk pati guxim te bente gje? Irani ka ishtri si Somalia atehere pse nuk bem dot gje Amerika? Ti qenke ndonje Sorrosian i 17 Majit

  2. k says:

    anglezet i lane leket tu i pagu barbonave house benefit skane me navy me u marr me breggrisurit e iranit. katastrof

  3. Perdhunuesi says:

    Amerikanet jane me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje