Ekskluzive / Në Borovën e djegur mbetën të vrarë 107 banorë, me dhjetra të plagosur, ku disa prej të cilëve vdiqën më vonë, apo dhe të tjerë që mbetën të gjymtuar për gjithë jetën. Në fshatin Barmash, më datat 6 dh 7 korrik, forcat gjermane dogjën të gjitha shtëpitë, duke vrarë 18 banorë, dhe duke plagosur 7 të tjerë. Qitjet e gjermanëve ndaj këtyre fshatrave vazhduan ditën dhe natën, pa i lëvizur forcat nga vendi. Më datën 11 korrik 1943, gjermanët shkuan me dy kompani në fshatin Kagjinas. Atje i dogjën të gjitha shtëpitë dhe vranë 12 veta, banorë të tij.
Nga Myftar Tare
Më 6-7 korrik 1943, forcat pushtuese gjermane që erdhën nga Greqia për në Shqipëri, dogjën fshatrat Borovë, Barmash, etj, duke vrarë e masakruar me dhjetra e dhjetra banorë të tyre. Si një kuadrot drejtues partizane që kam marrë pjesë personalisht në ato luftime, po jap kujtimet e mija mbi ato ngjarje, të cilat nuk mund të harrohen lehtë nga memoria historike e popullit shqiptar. Luftimet që zhvilluan forcat partizane të qarkut të Korçës mbi qytetin e Leskovikut, më 15 dhe 16 maj të vitit 1943, bënë të mundur që repartet e ushtrisë fashiste të tërhiqeshin me humbje nga ky qytet, duke e lënë të lirë atë.
Unë, shoqërusi i oficerit britanik, David Smajl
Më 15 maj 1943, nga zona e Greqisë erdhi në Leskovik oficeri i misionit britanik, David Smajli, i cili edhe më parë kishte hyrë në zonën e Zagorisë, por udhëheqja kryesore e shtabit partizan të Gjirokastrës e kishte kthyer përsëri në Greqi. Nisur nga fakti se unë zotëroja frengjishten, më caktuan që ta shoqëroja oficerin britanik, David Smajl, në një udhëtim të gjatë, deri në zonën e Vithkuqit të Korçës. Gjatë rrugës ai bënte shumë pyetje, por interesi i tij ishte që të dinte se sa larg ishte zona e Elbasanit që aty ku ishim ne. Nisur nga fakti se qytetin e Elbasanit unë e njihja mirë, pasi aty kisha qëndruar disa vjet me radhë kur vazhdoja shkollën “Normale”, menjëherë pyetjen e tij e lidha me një vajzë angleze e cila kishte qëndruar për shumë kohë në atë qytet, ku kishte ngritur edhe një vilë, në të cilën ajo qëndronte bashkë me Lef Nosin. Nisur nga orientimet që kishim ne në atë kohë për të mos u dhënë asnjë informacion misionarëve britanik, unë e gënjeva duke i thënë se në Elbasan nuk kisha qenë asnjëherë, dhe kështu që nuk kisha idenë se sa larg ishte ai qytet nga aty ku ishim ne.
Plani për goditjen e forcave italiane
Gjatë datave 15-20 qershor të vitit 1943, në Vidhkuq u mblodhën shokët e Shtabit të Qarkut të Korçës: Nexhip Vinçani dhe Pëllumb Dishnica, si dhe disa shokë të shtabit të Zonës së Parë Operative, Vlorë-Gjirokastër; Islam Radovicka dhe Tahir Kadare. Këta hartuan planin luftarak të kordinuar me qarqet; Korçë, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Goditja kryesore që do u jepej forcave italiane u parashikua të bëhej në pikat; qyteti i Përmetit, vendi i fushimit në sheshin e Kuqarit, pranë lumit Vjosa dhe në Këlcyrë. Në këto tre pika strategjike ishin perqëndruar shumë ushtarë italianë. Luftimet ndaj tyre filluan herët në mengjezin e datës 1 korrik 1943 dhe ato vazhduan deri në mesditën e 3 korrikut. Lufta qe mjaft e ashpër dhe nga italianët u vunë në veprim jo vetëm pushkët, por edhe mitralozët, mortajat, e artileria e rëndë, si dhe tre avionë që fluturonin pa pushim në të gjithë zonën ku zhvilloheshin luftimet. Duhet theksuar se avionët jo pak herë krijonin mjaft panik në disa skuadra të forcave partizane, të cilat u zbrapsën nga vija e luftimeve. Ndër ta kishte edhe disa kudro, ndaj të cilëve, disa ditë më vonë kur u zhvilluan analizat lidhur me luftimet që kishim bërë, u mbajt qëndrim dhe u morën edhe disa masa ndëshkuese për repartet përkatëse ku kishin ndodhur tërheqjet pa urdhër.
Djegia e qytetit të Përmetit nga forcat italiane
Më datën 2 korrik të vitit 1943, forcat italiane filluan të digjnin qytetin e Përmetit, zjarri i së cilës vazhdoi edhe të nesërmen më 3 korrik. Gjatë luftimeve pati të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët, por më shumë humbje në njerëz (të vrarë dhe të plagosur), dhe materiale luftarake patën italianët, pasi ata u zunë në befasi. Forcat partizane patën tre të vrarë dhe dhjetë të plagosur. Duhet thënë se më 1 korrik 1943, në kthesën e rrugës për në Mezhgoran, jo shunmë larg Këlcyrës, mbeti i vrarë komandanti i çetës, shoku ynë i mirë, Asim Zeneli (Hero i Popullit). Pas kësaj, në pasditen e 3 korrikut, forcat e Qarkut të Korçës, të cilat përbëheshin nga një efektiv prej 270 partizanësh, filluan tërheqjen për në zonat e tyre. Unë së bashku me gjashtë shokët të tjerë partizanë, u nisëm për në zonën e Barmashit, te Ura e Shalësit, ku kishim lenë disa forca të tjera partizane, të cilat ishin përqendruar aty që nga data 25 qershor, me qëllim që të mos lejonin forca të tjera italiane që vinin nga regjimenti i tyre i Ersekës, për të shkuar në ndihmë të forcave që ishin instaluar në Përmet, dhe rrezikonin edhe qytetin e Leskovikut që ishte i lirë.
Katër pritat partizane për gjermanët
Forcat tona kishin zenë vend në katër prita: në pritën e parë që ishte në hyrje të fshatit Barmash (mbi Teqen Bektashiane), ishin vendosur njësitet partizane me forca vullnetare të mobilizuar nga fshatrat e rrëzës së Gramozit dhe pllajës së tij. Këto ishin nën komandën e Veli Pupës (Starja) dhe Raqi Kocaqe (Shtika).
Në këto pozicione numri i pjestarëve të njësiteve partizane arrinte deri në 93 veta dhe pjesa më e madhe e tyre kishin marrë pjesë në aksionet luftarake të vitit 1942.
Në kreun e kësaj prite kishte shumë vende me transhe të cilat ishin përgatitur që në vitet e Luftës së Parë Botërore (1914-1920), dhe të ripunura për luftën italo-greke në vitet 1940-1941.
Këto transhe ishin mjaft të favorshme për forcat tona, të cilave u duhej të mbroheshin nga goditjet e forcave armike. Në pritën e dytë që ishte të shkëmbi i madh pranë lumit të Langaricës dhe rrugës që të çon në fshatrat Kamenik dhe Bënjas, ishin vendosur njësitet e zonës së Voskopojës dhe Vidhkuqit, të cilat drejtoheshin nga Nasi Vithkuqi. Këto forca përbëheshin nga 32 pjestarë të njësiteve, por vendi ku ishin përqendruar ata, kishte mjaft vështirësi, pasi ishte krejt shkëmbor.
Prita e tretë ishte në kodrat e Sanjollasit, ku rruga automobilistike, kishte shumë kthesa, mjaft të favorshme për forcat tona. Këtu ishte vendosur çeta e Riza Kodhelit me 42 partizanë, e cila ishte formuar që në ditët e para të shkurtit 1943.
Prita e katërt ishte vendosur tek Ura e Shalësit, ku ishin përqendruar njësitet e fshatrave; Shalës, Arrëz, Gërmenj, Podë, Sanjollas. Gozhdarëzhadë etj, të cilat komandoheshin nga Dervish Sanjollasi. Këto forca përbëheshin vetëm nga 30 veta, anëtarë të njësiteve që kishin marrë pjesë në shumë luftime. Në të katër pritat ishin gjithsej 167 efektiva, partizane e vullnetare.
Në mengjezin e 5 korrikut 1943, unë me disa partizanë të tjerë, arritëm në pozicionet e instaluara te Ura e Shalësit-Barmash. Sa mbërrita aty, menjëherë mblodha pergjegjësit kryesorë dhe i vura në dijeni për luftimet që kishim zhvilluar në zonën; Përmet-Kuqar-Këlcyrë—Qaf e Kiçokut-Mezhgoran dhe në rrugën Tepelenë-Vlorë.
Shokët i porosita që me çdo kusht duhej të qëndronin në këto pozicione, pasi ky ishte një urdhër i prerë i shokëve të Shtabit të Qarkut të Korçës, dhe ai do të zbatohej deri në një urdhër të dytë. Në mesditën e 5 korrikut 1943, unë së bashku me shokët Janaq Borova dhe Sotir Qirjaqi, shkuam në fshatin Borovë dhe u futëm në shtëpinë e patriotit Thoma Toto, (mik i Fan Nolit, i cili kishte ikur përsëri në SHBA-ës më 1925), dhe aty kërkuam korrierin tonë, Sarandi Zguro. Atë do ta ngarkonim me një mision për në Korçë, ku ai do shpinte një informacion të përgatitur nga shokët Nexhip Vinçani dhe Pëllumb Dishnica, për shokët Koço Theodhosi ose Taqi Skëndi.
Nisjen nga Erseka për në Korçë ai do ta bënte me shokët Koço Tane dhe me shoferin, Llambi Koçol Prodanin, i cili ishte dhe njeriu më besnik për lidhjet sekrete që mbaja unë me shokët kryesorë të Qarkorit të Korçës.
Njoftimi për ardhjen e gjermanëve
Më 6 korrik që ishte ditë e martë, që në mëngjez herët, mbi kokat tona filluan fluturimet tre avionë armiq, të cilët vazhduan misionin e tyre deri nga ora 12 e drekës dhe më pas u larguan në drejtim të Korçës. Si u mor vesh më vonë, avionët armiq kishin diktuar lëvizjet e shokëve tanë nga një pritë në tjetrën, ku ata shkonin për të marrë furnizimin me ushqime. Në orën 17 e 30 të datës 6 korrik, arriti Sarandi Zguro, anëtar i Grupit të Rinisë, i cili ishte djalë mjaft i shkathët dhe kurajoz. Ai punonte si kamerier në restorantin e Mërtiro Totocit nga Borova, që gjithashtu ndihmonte Lëvizjen Antifashiste dhe Luftën Nacional-Clirimtare. Sarandi na dorëzoi një letër që ma dërgonte Koço Tane Arëza, (anëtar i Partisë Komuniste), i cili kryente detyra të caktuara nga ana e shokëve kryesorë të Qarkorit të Korçës. Në atë letër thuhej: “Në ora 12 e 30 të ditës së martë 6 korrik 1943, n’Ersek kanë arritur forca të shumta gjermane, me lloj-lloj armatimesh dhe kanë qëndruar në qytet. Fundi i tyre gjatë rrugës që vjen nga Korça nuk duket. Ushtarët nuk kanë zbritur nga automjetet. Ka shumë autoblinda, tanke të mëdhenj, topa dhe mortaja të rënda. Gjenerali italian nuk u ka dhënë oficerëve gjermanë asnjë garanci për kalimin të qetë në drejtim të Jugut. Po kështu edhe krerët e nënprefekturës dhe bashkëpunëtorët e tyre thanë ato që tha gjenerali italian dhe shtuan se; zona Borovë-Leskovik dhe deri në Tri Urat, në kufi me Greqinë, janë nën influencën dhe kontrollin e forcave partizane”.
Goditja e parë ndaj gjermanëve te Teqja e Barmashit
Në orën 17 e 20 minuta, balli i autokolonës gjermane arriti pranë teqesë bektashiane të Barmashit, para pritës së parë të forcave tona partizane. Në zbritjen e rrugës për të hyrë në fshatin Barmash, u rrëzua një kamion me ushtarë dhe ai filloi të digjej nga zjarri i forcave partizane të pritës. Menjëherë forcat gjermane filluan të qëllonin me të gjitha llojet e armëve që kishin në dispozicion, duke hapur zjarr nga të gjitha krahët. Mjaftë nga llojet e armëve që po përdornin gjermanët ndaj nesh, nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë, si p.sh. plumbat dum-dum të pushkëve që shpërthenin në vendin që binin, apo dhe mitralozët “Sharrës” të rrufeshëm, mortajat e rënda, topa të kalibrit të rëndë “Lançia-fiame”, tanke dhe autoblinda të mëdhenj dhe të shpejta. Forcat gjermane arritën deri në të përpjetat e Bushit të Barmashit dhe aty ndaluan, pasi u plasën dy mina që ishin vendosur nga forcat partizane. Nga shpërthimi i tyre u dëmtuan dy tre makina të cilat bllokuan kalimin e automjeteve të tjera të autokolonës gjermane. Në orën 18 e 30 të mbrëmjes që ishte ditë e martë, u pa të dilte tym i madh në fshatin Borovë, të cilin kishin filluar ta digjnin gjermanët. Në mjaft prej shtëpive që vazhdonin të digjeshin, kishte brenda gra, pleq të sëmurë dhe fëmijë të vegjël të cilët nuk kishin mundur dot të largoheshin pa mbërritur gjermanët aty. Reparti ndëshkues (terrorist), gjerman, që dogji dhe masakroi fshatin Borovë, ishte i përgatitur për veprime terroriste të kësaj natyre dhe kështu kishte vepruar edhe në vende të tjera ku ata kishin kaluar. Ky repart komandohej nga majori, Runbald Klebe, i cili në atë kohë ishte vetëm 30 vjeç. (Ai ka jetuar deri vonë dhe ka vdekur në Gjermani në moshën 87 vjeçare. Në këto vitet e fundit ka ardhur në Shqipëri i biri i tij, i cili ka parë vendet ku ka vrarë dhe djegur i jati. Ai ka qenë dhe në Greqi ku ka fotografuar vende të ndryshme ashtu si dhe në Shqipëri). Komandanti i regjimentit gjerman që ecte i pari, ishte koloneli Jozef Salmanger (vend-perqendrimi i tij kishte qenë Greqia e Jugut), kurse komandant i divizionit malor, ishte gjenerali, Fon Shletner. Ky divizion kishte pesë regjimente, secili me 5000 ushtarë, d.m.th. gjithsej ishin 25.000 ushtarë të zgjedhur, të ashpër në luftime dhe në kryerjen e masakrave. Ky divizion hyri në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës dhe vinte nga Greqia e Veriut me drejtim për në Jug me qëllim që të shtronte grekërit e pabindur. Lufta e forcave partizane ndaj gjermanëve vazhdoi pa pushim me përdorimin e të gjitha llojeve të armëve që kishin gjermanët në dispozicion. Forcat partizane të pritës së dytë filluan të tërhiqeshin aty nga ora 21, pasi e kishin të vështirë të qëndronin më aty nga shpërthimet e gurëve. Në orën 21 e 30, u tërhoqën edhe partizanët e çetës së Riza Kodhelit, pasi nuk rezistonin dot nga zjarri i artilerisë gjermane që nuk pushonte së qëlluari. Njësitet e fshatrave të Urës së Shalësit qëndruan deri sa u larguan njerëzit e tyre nga shtëpitë me qëllim që t’u shpëtonin jetën. Tërheqja e forcave të njësiteve të pritës së parë u bë në rregull në orën 23 të natës, duke tërhequr dhe pesë të plagosur që patëm aty. Në të katër pritat nga ana jonë patëm 10 të plagosur dhe tre të tjerë me gërvishtje nga shpërthimi i gurëve prej artilerisë gjermane.
26 gjermanët e vrarë i shtrinë në mes të Ersekës
Në mbrëmjen e datës 6 korrik, në orët e vona të mesnatës, shtabi i forcave gjermane, dërgoi 20 ushtarë të vrarë (midis tyre 2 oficerë), dhe trupat e tyre i shtriu në mes të qytetit të Ersekës. Kurse në mengjezin e datës 7 korrik, dërgoi aty edhe trupat e pa jetë të 6 ushtarëve të tjerë të vrarë në orët e para të mengjezit, të cilët i vendosën pranë atyre 20 të tjerëve. Ky demonstrim i forcave gjermane në mes të Ersekës u bë nga komanda e tyre për të justifikuar më vonë masakrat, vrasjet, djegiet, dhe plaçkitjet e bërë prej tyre në Borovë, Barmash e fshatra të tjera. Në Borovën e djegur mbetën të vrarë 107 banorë, me dhjetra të plagosur, ku disa prej të cilëve vdiqën më vonë, apo dhe të tjerë që mbetën të gjymtuar për gjithë jetën. Në fshatin Barmash, më datat 6 dh 7 korrik, forcat gjermane dogjën të gjitha shtëpitë, duke vrarë 18 banorë, dhe duke plagosur 7 të tjerë.
Qitjet e gjermanëve ndaj këtyre fshatrave vazhduan ditën dhe natën, pa i lëvizur forcat nga vendi. Më datën 11 korrik 1943, gjermanët shkuan me dy kompani në fshatin Kagjinas. Atje i dogjën të gjitha shtëpitë dhe vranë 12 veta, banorë të atij fshati si dhe 2 të tjerë që kishin shkuar aty për miqësi nga fshati Bënjas. Nga fshati Kagjinas, forcat gjermane bombardonin me artileri fshatin Novoselë dhe fshatin Zharkanj, duke dëmtuar shumë banesa. Banorët e tyre sapo kishin parë djegjen e Kagjinasit ishin larguar nga fshatrat duke shpëtuar jetën.
Fshatrat Sanjollas, Podë, Shalës, Arëz, Gërmenj, Oseikë, Vrepckë, ishin natë e ditë nën zjarrin e pandërprerë të artilerisë së forcave gjermane. Asnjë nga këto fshatra nuk mbeti pa u djegur dhe dëmtime të shtëpive, si dhe pa lëndime të banorëve të tyre. Në Leskovik, forcat gjermane hynë më datën 17 korrik por aty nuk gjetën asnjë banorë të tij, pasi ata ishin larguar me kohë nga frika e ndonjë hakmarrje. Në atë qytet të vogël, forcat gjermane i dogjën të gjitha shtëpitë që kishin mbetur pa u djegur gjatë luftës që u bë më datat 15-16 maj 1943 me forcat italiane dhe më pas ikën duke e lënë qytetin të lirë. Më datën 17 korrik, forcat gjermane shkuan dhe zunë Tre Urat në kufi me Greqinë dhe prej aty ata nisën forca të tyre për në drejtim të fshatrave Carçovë, Seran, Vllahopsilloterë, Biovizhdë dhe Leshnicë. Në të gjitha këto fshatra ata dogjën shtëpitë dhe njerëzit që gjenin aty i vrisnin. Vetëm në Leshnicë ata vranë 5 veta.
Popullsia e fshatrave që dogji gjermani u shpërngul përgjithmonë nga vendlindja e tyre (kryesisht nga Kolonja dhe Leskoviku), dhe shkuan e u vendosën në Korçë. Masakrat që bënë forcat gjermane ndaj popullsisë civile indinjuan pa masë popullin e atyre zonave. Por krijimi i Brigadës së Parë partizanë më 15 gusht në Vidhkuq dhe luftimet në Qafën e Qarrit dhe Urën e Qukësit më 9 shtator, krijuan një besim në radhët e popullit që ishte i lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacional-Clirimtare. Në Qarr gjermanët pësuan humbje të rënda, me të vrarë dhe të plagosur. Madje aty u zunë edhe shumë robër e material luftarak, armë e municione të ndryshme.
Këtu forcat partizane zunë edhe postën e gjermaneve, me karta-postale që ata u dërgonin familjeve të tyre. (Deri vonë unë kam ruajtur si relike një kartolinë që një familje nga Habsburgua ia dërgonte djalit të saj ushtar në front). Më datën 20 korrik, forcat gjermane nëpërmjet Tre Urave kaluan dhe u futën në Greqi, ku u goditën rëndë nga partizanët grekë. Aty u zu rob edhe komandanti i regjimentit të I-rë, koloneli Stainsigner, i cili pas gjyqit u pushkatua. Komandanti i partizanëcve grekë ishte Haris Vellojanis, (nga viti 1945 ai u bë anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Greke), i cili më pas u vra pasi nuk pranoi t’u dorzohej forcave monarko-fashiste greke dhe aleatëve të tyre britanik.
(Myftar Tare, 1919-2015, ish-partizan me funksione të larta drejtuese në zonën e Kolonjës dhe në përfundim të Luftës në vitin 1945 me gradën nënkolonel si zv/komisar i Kopusit të Gjirokastrës, më pas zv/ministër i Punëve të Brendëshme deri në vitin 1949 kur u arrestua dhe u dënua si bashkëpunëtor i ngushtë i Koci Xoxes.
Foto kryesore, Myftar Tare dhe Myftari me kuadrot kryesore drejtuese partizane të Luftës Antifashiste për krahinën e Qarkun e Korçës, si; Nexhip Vinçani, Pellumb Dishnica, Riza Kodheli, Teki Kolaneci, Petrit Dume, Muhamet Prodani, Koço Theodhosi, Todi Lubonja, Hulusi Topollaj, etj. Kolonjë 1943).(TemA)
ロリドール ダッチワイフの購入を検討する際に偽のベンダーに会わないようにするためのヒント
na thuaj tani sa njerez ka vrare komunizmi ne shqiperi
Sipas statistikavete te institutit te krimeve te komunizmit, komunizmi ne Shqiperi ka vrare 4 887 persona, nga 29 nentori 1944 deri ne vitin 1980 . Ketu perfshihen si ata denuar per tradheti ndaj atdheut, ata qe benin sabotime, te denuar politike por edhe kriminele ordinere, vrases e hajdute.
Ndersa nga viti 1980 deri me sot jane vrare 13 342 persona.
Tjeter gje jane vrare dhe tjeter gje te i ket vrare.
Jeta esht njelloj o kokeqyp , pavaresisht se si eshte vrare ai tjetri
Komunizmi qendroi 50 vjet dhe kane humbur jeten me pake s 5 mij vete
Ndersa tani kemi as 30 vjet dhe hane vrare mbi. mbi 13 mij veta
Plus sa jane zhdukur pa kene gjurme nga emigrimi
O gomar mos Harro qe 97ben dhe mafien shqiptare e komandojne ish sigurimsat…
Na thuaj o detar sa vrau saliu me dhemokracine keto 30 vjet.
Sa do Te ndryshojne sistemit ju kelushet e ballisteve kelysha ….do Te mbeteni
Lavdi luftes nacional clirimtare , I perjetshem kujtimi I deshmoreve Te kombit shqiptar .
kjo pyetje qe i beni autorit te shkrimit eshte teper cinike dhe e ulet.Ai nuk flet aty per ideollogji por per luften clirimtare dhe masakrat e gjermaneve ne Borove e me gjere.Ti DETAR ”tralala zura nje gale”. Pak respekt per qindra te vrare e te djegur.
Vang !Detari dhe shumè shkrime tè tij janè 300 evro nè muaj nga asfalia greke pèr supèn qè e paguajn prandaj bèn bukurshkrime kètu shkèr,,,,a
Kur ka bere lufte Shqiperia? Lufte beri Greqia kunder Italise, i gjithe shteti Grek luftoi Italianet fashist.
Shqiperia nuk beri asgje, ky tarja si shum te tjere perdoreshin nga agjente te huaj per qellimet e tyre dhe per hallin e tyre e paguante fshatari.
O Detar kokepalar ,ti kujton se te gjithe jane si ti dhe tfgs tradhtare 300 eurosh.ska bere lufte Shqiperia,ka 3000 mije vite qe lufton Shqiperia ne ate kohe gjyshi yt thirrej ILIR.kurse ti na e quan veten vorioipidhit.Lavdi luftes nacional clirimtare,lavdi heronjve Shqiptar,qe Edhe pa te armatosur dhe te pa ushqyer luftuan dhe ja ngriten nderit kombit tone.
Luften me italianet e beri aviacioni anglez more kolere bodrumesh….dilni nga bodrumi i Anastasit dhe lexoni dicka tjeter pervec atyre manallizmave qe lexoni ne ate laboratot psikopatesh…e pame grekun kunder gjermanit kur anglezet ju cpua pipthi ja dha vrapit per ne Shpi me bicikleta e pushtoj gjermani per 2 dite megjithese terren malor…mjaft u hapet b…shkoni clironi Qipron pastaj na tregoni “luften tuaj” dhjaksa….
ky myftar tarja ka torturuar ne menyrat me çnjerzore Hasan Murat Toptanin ne 1973, ne fund e ka vra pa gjyq dhe e ka hedh ne kanal, djalin e Murat Toptanit, nipin e vellezerve Frasheri, Shtyllen apo Obeliskun siç e therrisnin, makthi i enver hoxhes
HELBETE: Myftar Taren e burgosen komunistet qe ne vitin 1949 si pasues i Koci Xoxes.Ku i gjeti funksionet ai ne vitin 1973 ??,,,,
Meqense do te numerosh krimet e komunizmit, a do te pyesesh ndonjehere krimet e Europes, Serbise, Greqise ? Kush e futi komunizmin ne Shqiperi ? Sa vuajtje, vrasje dhe vonesa ka pesuar Shqiperia, Kosova, … ? Ne djalle kush i ka bere keq Shqiptarve.
pak ma pak se salih ram berisha
Kjo eshte perralle e shkrojtur per here te pare deri me tani nga nje (?) bashkepunetor i Koçi Xoxes.
167 partizane kunder 25000 ushtareve te rregullt?!?!?!?!?!?!?!?!?!??!?!
HAHAHAHAH
Ai djali i atij komandantit gjerman qe dha urdher per masakren e popullsise civile per mendimin tim vjen ne Shqiperi e Greqi e u ben foto vendeve ku ka operuar i ati i tij per ti bere homazh luftes se babait te vet.
More buçko laraman mashtrues. Ti paske qene kuadro partizan dhe shoqerues i britanikut !
Po nga 43 kur ti ishe “kuadro” kane kaluar 76 vite. Sa vjeç je zotrote sot dhe sa ishe atehere ?!
Kur u bere kuadro zotrote, kur ishe 5 vjeç ?!
O LAVAZH TRURI” Autori i shkrimeve kish lindur ne 1919 dhe ka nderrur jete me 2015.dmth 96 vjec .Jetoi nje vit me pak se nena ime.
Nga shkrimi del se gjermanet u futen si kalimtare e jo si pushtues. Del gjithashtu, se ne keto luftime gjermanet humben rreth 30 veta. Kurse shqiptaret dy qytete e disa fshatra te djegur dhe afro 200 te vrare. Bilanci eshte I qarte. Kurse vendosja e te vrareve gjermane ne qender te qytetit sikur thote: ja cna bete; perse na e bete kete gjeme; ne nuk ju sulmuam? Pastaj erdhi hakmarrja. Pra ata qe pergatiten sulmin nuk menduan fare per pasojat qe mund te kishim banoret e zones. Atehere perse u be sulmi dhe a nuk do Ishte me mire sikur ai sulem te mos behej? Kur mbaron leximin te vjen ne mendje Kadareja, qe thote se, zjarrin ndaj gjermanve e hapi nje i cmendur.
para se te vriteshin 20 ushtare e oficere gjermane ishin ndeshur me forcat guerile partizane dhe qendresen e popullit.Vertete qe ata u hakmoren por ata kishin vrare e plagosur partizane,Mos perdorni parrulla te tilla per luften per te tjeret sepse contekstet nuk shkeputen nga teresia dhe ta nxjerresh Kadarene se ishte kundra luftes NCL
vang-gjermanet kurre nuk do te kishin pushtuar Ballkanin dhe ne vecanti Shqiperine. Hitleri personalisht kishte keshilluar Ducen qe te mos e prekte vendin tone. Sipas arkivave me dokumente gjermane, Hitleri eshte egersuar se tepermi me Ducen kur ka marre vesh zbarkimin e makaronaxhinjve ne Shqiperi. Deshtimi i Duces per te mbajtur Greqine dhe Shqiperine, detyroi Hitlerin qe te dergonte forcat gjermane ne Jugosllavi, Greqi dhe me vone ne Shqiperi. Gjermanet mbajten vetem rruget e kalimit ne vendin tone dhe kurre nuk tentuan qe te depertojne ne zonat e tjera te vendit. Ato organizuan vetem ekspedita kunder forcave partizane qe u krijonin probleme me rruget e komunikimit dhe kaq. Eshte plotesisht e vertete se gjermanet nuk kishin asnje interes te okuponin Shqiperine dhe po sipas dokumenteve te komandes se larte gjermane, forcat e tyre ishin ketu vec per te siguruar rruget e terheqjes nga Greqia.
Kishin mbaru lulet se i kishin ngrene gomeret, ndaj i priten me fishezjarre. Po keto qelluan kineze oa garanci dhe pa dashje u vrane e qoruan ca gjermon. Fat i keq na e kish fut kinezi, ca ti bosh.
Një mikut tim familjar jo vetëm që ja pushkatuan tër familjen e ja dogjën shtëpinë e bën shkrumb e hi e lan në mes të hallit,njëri nga familjarët që atë ditë nuk ndodheshin në shtep ipati fatin të jetonte ku humbi 7 familjare dhe autoritet gjermane,që sot lehin kundër Hitlerit nuk i dhan as me të voglin dëmshpërblim për fatin e tij jetim tër jetën!
Personi në fjalë e familja e tij as kish lidhje me politikën apo me komunistët!
Nga historia dhe ngjarjet qe pershkuan vendin tone nga periudha e L2B del e qarte se pushtimi nga ana e Italise ishte nje akt pabesie qe ju be vendit tone,kurse gjermanet nuk treguan shenja shkombetarizimi sic u duken gjate puzhtimit italian edhe per faktin se gjermanet e kishin kuptuar qe lufta po shkonte drejt humbjes.Megjithate mbetet fakti qe lufta e partizaneve i dha nder vendit tone se kushedi si do kishin vajtur punet po mos ti kishin dale zot ata vendit pas lufte duke patur parasysh fqinjet tane grabitqare.
E thua dhe vetë që Gjermani kaloi te vinte ne fre grekët…… Kurse këtë nuk e thua….. që për shkak të luftës italo greke kalonin si PUSHTUES në jug të SHQIPËRISË. Përderisa i vrave ata ushtarët gjermane përse nuk mbrojte dhe boroven o legen. Të kishe vdekur dhe ti me ata që u vranë…. Meqë ta thoshte KOMINTERNI o rus i degjeneruar.
Te me falesh o shoku Tare por juve si udheheqje e forcave partizane te qarkut jeni treguar kamikaze dhe keni bere nje gabim te pariparueshem duke pasur gjithe ate informacion. 25 mije gjermane ne nje aoutokolone pafund me gjithe ate armatim qe VETEM DO KALONTE TRANZIT NEPER SHQIPERI. Nqtse do kishit sado pak strategji dhe duke ditur forcat tuaja( 100 e ca vete me pushke “druri” ) duhet ta mbanit ne vezhgim aotokolonen dhe ta linit te kalonte per tek destinacioni I tyre. Personalisht une ju bej juve pergjegjes per shkaterimin e fshatrave dhe per humbjen e jeteve te fshatareve te pafajshem! Nen ze eshte pranuar gjithmone qe ai sulm ka qene shume I GABUAR.
Te nesermen qe mbaroi lufta, Gjermanet, Italianet dhe Japonezet u bene aletate te perendimit dhe ja ku Jane. Kurse ne braktisem perendimin per lindjen. Me qe nuk themi dot qe komunizmi perdori luften per te dhjere vendin, po themi qe lufta na ktheu nderin. Apo Jo Eri?
U vran per nder te grekut.gjermani ishte per shqiperin natyrale qe pjesa me e madhe e shqiptareve te asaj kohe nuk arriten ta kuptonin kete gje.historia e ppsh shkruajti 80perqind genjeshtra se sa te verteta.Shqiptaret duhet te mesohen se kush eshte miku,dhe kush eshte armiku,qe ne fakt e kemi ne adn tradhtin ndaj vendit tone.
Ti ceni je me parullenpo te goditen njeren faqe duhet qe ti kthesh faqen tjeter.
Nazistet ben shume te keqia ne gjithe Europen po dhe ne Shqiperi, ben dhe nje te mire ama , kundershtuan me force dhe nuk e diskutuan fare , kerkesen e kuislingeve greke per ndryshim kufijsh , marja e Vorio Epirit . Ata ja kerkuan zyrtarisht Ministrit te propagandes naziste Jozeph Goebbels , por ai e kundershtoi , bile u tha fashisteve greke se nuk do trasmetonte te Fyhreri nesazhin e tyre , prere dhe qarte , tani se sa nder apo dem beri , do ta tregoje historia , keto jane fakte te padiskutueshme . Historia eshte sjo qe verteton gjithcka , njerezit dhe demet harohen , shoqerite dhe kombet pajtohen , trojet jane ato qe ikin dhe skthehen kurre …….keshtu qe cdo kush kupton dhe llogjikon ………
Ta ka tregu Gebelsi nga paradizuo mo?
Futja kot–Eshte e vertete qe Lufta antifashiste nacionalclirimtare e rreshtoi vendin tone ne anen e vendeve fitues.Se po te ishte puna per ballistet e atij Frasherit ata e kishin firmosur marreveshjen qe te komandoheshin nga Greqia.
NJe gje skuptova vinin nga greqia e veriut per te vajtur ne ate te jugutApo erdhen per te zene boshllikun qe lane italianet Se po eshte e 1 ka te drejte CEN BOSTONI …injorante dhe te papergjegjshem kush dha urdhrin per kete sulm dhe pse duhej bere.Forcat komuniste greke kishin mbi 70 000 partizane me komandante te akademive ushtarake me 3 vjet lufte me gjermanet dhe jo me kepucar si Koci Xoxe dhe kompani
Zoti Mero;Do te bej nje koment shume te shkurter ,pasi nuk jam i sigurte se do te botohet, apo jo.Te gjitha mediat, kane me ze dhe me figure deshmine e nje personi qe, ne kohen e masakres ka qene vetem 7 vjec,dhe ne kohen qe gjermanet kryen masakren, ai deklaron qe ka qene mes 107 personave qe u masakruan,por shpetoje ne momentin kur u krye eksekutimi,dhe me ze dhe me figure tregon aresyen se, perse gjermanet e kryen masakren.Tani une do te thoshja qe ,mbas rreth 75 vjetesh,zyrtaret e shtetit me te forte te Europes ,se bashku me nje person,ku babai i te cilit, kishte marre pjese ne kete masaker, dhe mbas nje porosie te lene nga babai, vijne ne Shqiperi, ne nje date perkujtimore, dhe kerkojne falje publikisht per masakren e kryer.Por une do te dal pak jashte kesaj historie, duke treguar per lexuesit nje histori tjeter qe, eshte vetem 22 vite larg dhe qe quhet,Masakra e Otrantos.Shume shkurte po ju them se, me 28 mars 1997, ne kanalin e Otrantos, pra ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare ,italianet masakrojne 120 shqiptare ,ku rreth 50 deri 60 ishin femije shume te vegjel.Mua ne kete masaker me masakrojne gruan dhe tre femije te vegjel.Qe te mos zgjatem fare, kete masaker e ka pranuar vete, ish kryeministri i Italise ne ate kohe zoti Romano Prodi ,ku thote gjate nje interviste, ne nje televizion shqiptare ,ne tv top channal, me 15 nentore 2015,qe ne e kryem vrasjen, por jo me qellim.Atehere si ka mundesi qe, Masakra e Otrantos, qe eshte nje nga masakrat me te temerrshme qe kane pesuar shqiptaret ne shekullin e kaluar,nuk dergohet ne gjykatat nderkombetare per tu gjykuar(te afermit e viktimave te cilet kerkojne ti drejtohen gjykatave nderkombetare,pengohen nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, te cilet mbajne peng me dhune, vendimin perfundimtare te fallsifikuar te procesit) ,pasi masakra ka ndodhur ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare,dhe krimi qe eshte kryer, eshte njre krim i paster, kunder njerezimit.Duke e perfunduar kete koment ,cuditem ,se si vendi me i forte i Europes, kerkon falije per nje masaker te ndodhur 75 vite me pare ,ndersa nje vend si Italia ,per nje masaker te ndodhur vetem rreth 20 vite me pare,masaker qe u krye pa asnje aresye, ku shqiptaret largohen nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile(fundja nuk kemi shkelur asnje centimeter ujerat italiane ,dhe per kete nje dite kur Shqiperia te kete shtet,italianet do te japin llogari per kete masaker),jo vetem qe nuk kerkojne falje por,cuditem se si disa organizma nderkombetare ,si te drejtat e njeriut ,Amnesty Internatinal,etj,nuk e perjashtojne Italine nga keto organizma, si per masakren qe kryeu kunder shqiptareve, pa asnje aresye,por mbas masakres, fallsifikuan se bashku me autoritet shqiptare, nje proces penal dhe civil ne syte e te gjithe botes, dhe me tronditesja, grabisin se bashku me autoritete shqiptare, edhe demshperblimin e te afermeve te viktimave.Kjo e fundit ka ndodhur me 9 maj 2014, date kjo ku u dha vendimi perfundimtare i procesit ,si thame me larte vendimi i fallsifikuar ,dhe personi qe beri rolin e avokatit, ishte nje person me mbiemrin Agaci, sot ,keshilltare i zotit Rama( ketu kemi nje rast trondites qe, si ka mundesi qe, nje person i pa autorizuar nga te afermit e viktimave, te kryeje rolin e avokatit ne kete proces).Pra do tju lutemi zoti Mero, na ndihmoni me artikuj per kete masaker, sepse mendojme se dicka do te levizim,pasi autoritet shqiptare per kete rast ,gjate gjithe kohes, kane punuar per italianet.
Viron Xhavarra mu rrenqeth mishi nga komenti juaj sepse mu kujtuan pamjet e te mbijetuarve ne masakren e Otrantos.Klithmat e atyre nenave e baballareve perpara asaj tragjedie te madhe per femijet e te dashurit e tyre.Shteti italian kreu nje krim te urryer qe duhet dhe do te mbese i pashlyer ne kujtesen e cdo shqiptari qe e perjetoi nga ekranet ete lloj gjeme.Ne sot nuk kemi shtet te forte.Italia drejtohet si gjithmone nga hipokrite interesaxhinj.Asnje nuk e merr guximin nga te dyja palet per te ndeshkuar pergjegjesit e krimit sepse ai ishte nje krim i bere nga shteti.Per nje gje dua te ju siguroj qe shqiptaret jane me ju dhe familjaret e tragjedise se Otrantos.Mos reshtni kurre se kerkuari drejtesi te gjithe te bashkuar.Kerkoni me force nga shteti te caktohet Dita e Kujteses ne daten qe ndodhi krimi nga shteti italian.Kjo do te jete nje dite kombetare qe do ti vleje dhe memories se kombit tone qe katastrofa te ketyre permasave te mos kalojne pa u vene re.Ta dini se iniciativa juaj do te perkrahet fuqishem nga populli.
Viron Xhavarra mu rrenqeth mishi nga komenti juaj sepse mu kujtuan pamjet e te mbijetuarve ne masakren e Otrantos.Klithmat e atyre nenave e baballareve perpara asaj tragjedie te madhe per femijet e te dashurit e tyre.Shteti italian kreu nje krim te urryer qe duhet dhe do te mbese i pashlyer ne kujtesen e cdo shqiptari qe e perjetoi nga ekranet ete lloj gjeme.Ne sot nuk kemi shtet te forte.Italia drejtohet si gjithmone nga hipokrite interesaxhinj.Asnje nuk e merr guximin nga te dyja palet per te ndeshkuar pergjegjesit e krimit sepse ai ishte nje krim i bere nga shteti.Per nje gje dua te ju siguroj qe shqiptaret jane me ju dhe familjaret e tragjedise se Otrantos.Mos reshtni kurre se kerkuari drejtesi te gjithe te bashkuar.Kerkoni me force nga shteti shqiptar te caktohet Dita e Kujteses ne daten qe ndodhi krimi nga shteti italian.Kjo do te jete nje dite kombetare qe do ti vleje dhe memories se kombit tone qe katastrofa te ketyre permasave te mos kalojne pa u vene re.Ta dini se iniciativa juaj do te perkrahet fuqishem nga populli.
Edhe ky mendon se smeiley e ka pranuar arsyetimin e tij se nuk njeh Elbasanin kur je Normalist?
Ate qe nuk e thot po se do ishte vertete interesant eshte a i bene sulmet e tyre me urdher te britanikut apo me keshillat e tij apo krye ne veti keta!
Kjo sepse britaniket kane pasur plan ndarjen e shqiperise mes greket e serbet! Edhe aty ku germanin ishte vetem kalimtar, aty britaniku ka kerkuar deme qe te ndihmohet spastrimi etnik prej elementit shqiptar qe greket mos te kene me me luftuar per zaptimin e asaj toke! Ketu komunistet kane ndihmuar shume planet britanik per grekizimin e jugut! Pa dijenin e tyre ndoshta po fakti eshte se marreveshja churchull yu e greki ishte kjo shpartalimi i Shqiperise edhe ndarrja jugu grekut veriu serbit!
Ky ketu nuk tjot asgje per kete pike.