Historia e pabesueshme e Haxhi Çaushit, dhuron 1400 m2 tokë për ndërtimin e rrugës në Tiranë

23 Korrik 2019, 08:38Sociale TEMA

Nëse gjatë këtyre viteve të tranzicionit të gjithë rendnin  se si të zaptonin hapësira publike, në kryeqytet ka nisur një mentalitet të ri.

Një shembull qytetarie vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet.

Ai ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës.

Falë këtij gjesti qytetarie, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.

Por gjesti i tij shkon edhe më tej.

Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj.

Një shembull ndryshe në këtë Tiranë, ku secili e ka mëndjen t’i plaçkisë ndonjë copë, jo t’i dhurojë.

7 komente në “Historia e pabesueshme e Haxhi Çaushit, dhuron 1400 m2 tokë për ndërtimin e rrugës në Tiranë”

  1. rrema says:

    Ky eshte NJERIU I MIRE qe sot jane te rralle…..
    Ketij i takon titull NDER I TIRONES….

  2. xhemal says:

    keta jane patriotet ….uroj te kete sa me shume .te shkojme prane presidente e te bejme thirrje….kontriboni edhe ju ilir meta per interes te komunitetit…kjo do vlejne me shume se.cdo propogande boshe..

  3. Komentuesi says:

    Bravo.Eshte qytetar i ndershem dhe i respektuar.Nuk e bene kushdo kete veprim.Njeri me kulture.

  4. X says:

    Rubrike si ne kohen e diktatures. Turp t’ju vije qe merrni reportazhe te gatshme. Ky monster grabit prona te qytetareve cdo dite ne Tirane.

  5. pjeter says:

    Keto jane lajme,ose live style,o si te doni quajeni,por jo se Ilda Bejleri,ben qef me sheiket,E shkon ne Mikonos me avion provat?ky person duhet nderuar,per gjestin qe ben.

  6. DUCJA says:

    KY PO TI DHIMSEJ PRONA DUHET TA MARRTE KOMPENSIMIN NJE ME NJE NGA BASHKIA, KESHTU SI E BERI TREGON QE NUK I DHIMSET PRONA E PAREVE OSE E KA PAS TE GRABITME. SE NJESOJ ESHTE, NUK ESHTE SE BERI NDONJE TE MIRE PER POPULLIN, POR JA DHA LALI ERIT QE TE KETE CA ME TEPER PER TA RRUPATUR.

  7. muci-muci says:

    fake news ose nxirreni qofte 1 dokument qe verteton lajmin…keni deklarate noteriale dhurimit, keni kontrate… etj etj
    thjesht lajm qe me ngjan si ushqim per “peshqit”…
    propogande qe me ngjan me lajmet e kohes se PP-se…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje