“Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”

23 Korrik 2019, 19:12Sport TEMA
“Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në

Një yll amerikan kundër yllit portugez.

Alex Morgan, kampionia e botës me SHBA-të, ka publikuar një artikull të gazetës “Vice”, që mban titullin: “Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”, duke iu referuar pushimit të çështjes kundër futbollistit të Juventusit, në lidhje me akuzat për përdhunim nga Kathryn Mayorga.

Në artikullin e gazetës “Vice” shpjegohet me të gjitha detajet sesi çështja kundër sulmuesit 34-vjeçar u pushua nga Gjykata në Las Vegas, duke i dhënë të drejtë atij, por që sipas kësaj medie Ronaldo ka paguar para dhe ka arritur të mbyllur të gjithë zërat kundër tij, jo vetëm për këtë rast, që ishte akuza më e rëndë ndaj tij, por edhe për akuza nga femra të tjera.

Futbollistja e publikoi lajmin në profilin e saj në Twitter, duke i vendosur mbishkrimin: “Kjo është gazetari e madhe!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje