Luftëtari në kolaps, largohet presidenti Grigor Tavo

23 Korrik 2019, 10:24Sport TEMA

Luftëtari në kolaps. Në momentin më delikat, atë të ndërtimin të skuadrës dhe nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, presidenti Grigor Tavo ka vendosur të largohet, në pamundësi për t’i përballuar i vetëm shpenzimet e klubit.

Tavo nuk harron pa falënderuar Bashkinë për qëndrimin e saj korrekt. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë ngjarjen në klubin bluzi, nëse Bashkia e Gjirokastrës do të marrë përsipër e vetme të sigurojë mbështetjen ekonomike apo do të afrojë aksionarë të rinj.

Koha nuk pret, Luftëtari duhej të ishte në fushë, ai i sezonit të ri duket i dorëzuar ende pa nisur gara.

Më poshtë letra e plotë e Grigor Tavos:

“Te nderuar miq. Ndiej detyrimin te komunikoj me te gjithe ju qe doni me shpirt dhe zemer Luftetarin per te sqaruar situaten e veshtire ku gjendet ekipi yne i zemres. Ne kater vitet qe kam drejtuar Luftetarin, jam krenar qe kemi arritur suksese qe edhe vete nuk i prisja.

Kur fillimisht nisa te investoj per kete skuader, mendoja thjesht qe te ktheja Luftetarin aty ku i takonte, ne eliten e futbollit shqiptar. E realizuam  kete qe ne vitin e pare pas shume sakrificash e vujatjesh, dhe arritem te festonim ate sukses.
Ne tre vitet tona ne Superlige, siguruam  pjesemarrjen historike ne Kupat e Europes, por mbi te gjitha beme qe gjithe Shqiperia te fliste me superlativa per Luftetarin dhe futbollin e tij.

Miq, sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo.

Nuk mund te harroj ne kete rrugetim edhe Bashkine e Gjirokastres, e cila deri tani ka permbushur cdo obligim te sajin dhe ka plotesuar me se miri detyrimet dhe investimin qe i takon si aksioner tek K.F Luftetari.

I gjendur ne nje situate ku te gjithe aksioneret nuk e mbeshtesin Luftetarin as ne kuotat qe u takon si nje shoqeri aksionere, e kam te pamundur te vijoj drejtimin e skuadres dhe shoqerise ne teresi.

Eshte nje vendim teper i dhimbshem per mua dhe jo vetem. Do te largohem nga presidenca e Luftetarit per ti hapur rruge investitoreve te rinj, qe ndoshta mund te bejne me shume per kete skuader dhe keto ngjyra qe  secili prej nesh i ka ne zemer.

Dua qe ne kete moment te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, miqte qe me kane mbeshtetur dhe vecanerisht tifozerine e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qendruar prane ne cdo hap.

Doreheqja ime, kurrsesi nuk mund te shihet si nje braktisje, por vjen per te hapur rrugen e investimeve ne skuader per te mundesuar nje ecuri sa me te mire, pasi Luftetari eshte me i rendesishem se cdo president apo drejtues.

Dua ta mbyll kete komunikim me premtimin qe gjithmone do te jem tifozi numer nje i Luftetarit.

Sinqerisht, Grigor Tavo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje