Harrojeni “Arenën Kombëtare”, FSHF nxjerr në shitje stadiumin kombëtar

22 Korrik 2019, 16:39Sport TEMA

Stadiumi që pritej të quhej “Arena Kombëtare”, i përket vetëm së shkuarës duke qenë se FSHF ka vendosur të heqë këtë emër.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka njoftuar se po kërkohet një sponsor i cili do të financojë dhe ka të drejtë të vendosë emrin që dëshiron vetë sponsori.

Pak kohë më parë, diskutohej edhe ideja që stadiumi të quhej “Panajot Pano”, megjithatë kjo hipotezë ka mbetur në ajër dhe nuk ka marrë asnjë konkretizim.

Stadiumi i ri, do të ketë emrin e sponsorit për 5 vite dhe me shumë gjasa, pas 5 vitesh mund të ndërrohet përsëri.

Njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të përmbushë kriteret bazë që janë:

-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, shkruhej në komunikatën e FSHF-së.

31 komente në “Harrojeni “Arenën Kombëtare”, FSHF nxjerr në shitje stadiumin kombëtar”

  1. leshi says:

    Kompania ILIR FLORIRI do jet dakort federata…. Ka te erdhura me shume, me te madhe se 100 000 000$$$ ……

    1. Biznesi says:

      Une njoh nje kompani Angleze me reputacion dhe eksperience. Kompanija quhet ‘DUKAMOTHERFUCKER”
      Imagjinoni sa bukur do te dukej me shkronja neoni naten nga aeroplani..!!

      1. Verior says:

        Stadiumi, qe nga dita e ndertimit ne vitin 1946 , vazhdn te quhet Qemal Stafa, nuk eshte quajtur ndonjehere ndryshe!
        Gazetaruce dhe komentues debila!!!!

    2. —- says:

      Emri i tij eshte: Ilir Sumefloriri

    3. Flm says:

      Harrojeni emrin “Panajot Pano”, nje emer i Krishter eshte provokim per Turk-Arnautat e Shqiperise.
      ###
      Ndoshta ndinje emer Sabahudin, Abdurahman, Selam, Qemal …

      1. undefined says:

        Provokimi i sateme jevgjit m….

      2. ec aty says:

        Ndoshta emri turko-shqip “Karaiskaqi”, ne stadiumin e Athines do jete provokim o Flm Pisoglendi ? ? ?
        Po me mire t’ja nderrojne ne Karaxhaferis apo Simitoglou ? ? ?
        “Panajot Pano” do i vihet emri stadiumit te ri te Partizanit, qe eshte ne ndertim!

  2. Opinionisti i paanshëm. says:

    Bravo fshf_ja! Nëse ju do keni mundësi do shisni edhe ambjentet ku punoni…se vetë jeni shitur me kohë….

  3. Peza says:

    Ndersa qeveria balliste e Rames le te nxjerre ne ankand DITEN E DESHMOREVE,5 Majin,meqenese eshte dita e vrasjes se Qemal Stafes!
    Le ta cojne deri ne fund politiken ANTIKOMBETARE!

  4. ceni boston says:

    E ble Olsi Rama dhe ja ve emrin e Kristaqit!

  5. Gjon says:

    Emrin vendosjani NARCO Arena!!!!!!!

  6. juristi says:

    Miliarda keni bere o plehrat e fshf-s me trukimet e ndeshjeve.Leket i ken me vagona treni.Pse nuk e blini ju dhe tja vendosni emrin me germa te arta Sali Berisha pasi ishte ai dhe vetem ai qe ju vuri ne krye te ketyre puneve duke u bere miliardere.Normale qe ka marre pjesen e tij ama firmen ai e ka vene.

  7. Ilir says:

    Asgje anormale. Si ne te gjithe boten.

  8. undefined says:

    Do te quhet…Arena Kombetare Vodafon…

  9. kujtesa says:

    Mire qe nuk keni vene si kusht nje turn-over(xhiro vjetore) 1 miljon euro!!!! Pra nje kompani shqiptare(dhe mire do jete te ishte shqiptare) por e pjerdhur,mund ta fitoje kete te drejte.
    Tjetra,sponsori nuk ka si qellim kryesor emrin neper stadjume. Ka plot raste te tilla. Pra ju si federate mund ti vinit kusht qe emri do jete ky qe ka dhe te tjerat ja linit ne dore sponsorit.
    Por sic kane pjerdhur shume gjera me vlere,kjo e emrit nuk eshte asgje.

  10. tit vasili says:

    Anglia kete praktike ndjek, thuajse ne te gjitha stadiumet, pasi ka kampionatin me te forte
    Kurse ketu te ne , ndonje politikane apo na nji oligark ortak i berishes, metes apo rames mund ta realizoje kete gje

    1. Shkendija says:

      O ‘tit’
      Anglia ka lejuar stadiumet e klubeve private, jo Uemblin

  11. Thonjpapreri says:

    O Mero, o kalores i RIlindjes! Po Teatrin Kombetar Fusha shpk. do ta quajne?!

  12. Pajdhany Me čibuk says:

    Venijani emrin “stadjumi me hajdar”.sepse si manall i ngref perpjet rri ajo kulla..

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ta do bytha tyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy?

  13. Shqipja says:

    Zgjyrat antishqiptare Duka,Rama dhe kompani.Cdo vënd do krenohej me veprën,figurën e dëshmorë si Qemal Stafa,kujt i thua.Do ti zërë haka e Qemalit.Tek fëmijët.e tyre.Le tha vënë Hamit Matjani ose Etem Cako

  14. BK says:

    Po mire, po stadiumet nacionale ne Europe qe mbajne po te njenjtin emer si ja bejne?
    Ata qe luftuan dhe dhane jeten gjate luftes, nuk e dinin se si do shkonin punet pas clirimit.
    Qemal Stafa eshte simbol i kombit jo vetem per komunistet.
    Por nuk duhet te jete ndonje cudi dhe nuk duhet te merzitet asnje shqiptar, se kur lejohet martesa brenda gjinise , bile te marrin dhe femije ne kujdestari, heqja e emrit te stadiumit te nje heroi, eshte dicka me e lehte nga ana ligjore per tu realizuar mekataret.
    Federata, le te bente stadium tjeter dhe ti vinte emrin qe deshiron.

  15. buj says:

    KOMERCALITETI DHE MARKETINGU JANE KRYEFJALA EDHE NE SPORT MUNDESI TE ARDHURASH NGA REKLAMIMI SI NE GJITHE VENDET E ZHVILLUARA, KJO NUK SJELL DEM, DEMIN E BEJNE ME KULLA EDHE PASTAJ E JEP PER KOMERCALITET PASTAJ SDIME NGA SHKOJNE PARATE , PASTAJ MARRIN EDHE CA NGA XHEPI TAKSAPAGUESVE PASTAJ VENE NJE BILETE QE NUK JA MBAN XHEPI SHQIPTAREVE MESATARE … KA VJEDHJE E SHPERDORIM PO JO TE EMRI, EMRI ESHTE MARKE DHE MUNDESI TE ARDHURASH `ETIHAD` E KE MU NE MES TE ANGLISE MOS NA BONI ASHTU ME RIGON SI PATRIOTA GAZETASH TANI

  16. JE says:

    Vodafone ose T-Mobile.
    Ose
    Air Albania.

  17. Detari says:

    keta e kan bere pronen shteterore per vete…

    emrin do ja vene Tajip Erdogan, ose dicka e tille mbajeni mend

  18. Lala says:

    Mbas kesaj gjeni sponsor per te ndruar emrin nga shqiperi ne cfar te doj sponsori shikoni mos gjeni ndonje sponsor nga tregu arixhinjeve lutemi kush ka ndonje emer ne mendje te japi mendimin e tij. Une mendoj per shembull Emri qe do ti vente ketij vendi. KarPithSalLikMuni Megjithate jepni mendimin tuaj

  19. LORA says:

    Stadiumi e ka emrin ,QEMAL STAFA
    te ngulitur per mese shtate dekada ne memorjen kombetare.

  20. Tori says:

    O Juristi,ato megjithmend i vuri Berisha por ti nuk ke kurajon te flasesh per Ramen qe i rizgjodhi edhe pse perballe kishin deputetin e rilindjes Finon dhe per kete nuk ta ka fajin Berisha por ju jeni mesuar ashtu si dhe kryetari juaj te justifikoheni me shprehjen “fajin e ka Berisha “

  21. Doni me per Belulin.. says:

    Ky vend po grabitet dhe po tkurret per cdo dite nga nje grusht hajdutesh dhe kriminelesh qe kane kapur shtetin.
    Rama + Batakcijte e tjere te gjoja Opozites, nje dite (shpejt) edhe Shqiperine do ta japin ne PPP ose me Koncesion.

  22. Durim says:

    Mos harroni eshte stadium kombetar, dhe Jo privat, Stadiumet private mund te sponsorizohen nga privati. Pangopsia e federates shqiptare eshte ne kulmin e saj te babzis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje