Pasi mbyllën angazhimin në Ligën e Kampionëve, teksa u eliminuan nga kampionët e Azerbaxhanit, Karabaku, Partizani do të nisë të enjten rrugëtimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës. Të kuqtë do të kenë përballë skuadrën e Sherif Tiraspolit.
Pjesë e skuadrës moldave është edhe ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi. Ndërkaq, me takimin të cilin do të luhet më 25 korrik në orën 17:30, në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Partizani nëpërmjet njoftimin në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka dhënë edhe informacionet për tifozerinë e kuqe rreth biletave.
Biletat nuk do të kenë ndryshim sa i përket çmimit me ato të Champions League, teksa pjesa e tribunës do të kushtojë 1.000 lekë të rinj, ndërkohë sektorët e tjerë do të jenë të gjithë të përfshirë në çmimin prej 300 lekësh. Sakaq, biletat do të nisen të shiten prej ditës së nesërme te pika pranë stadiumit.