Takaj nxjerr zëvendësin e tij për të sulmuar Vatën: Është smirush!

22 Korrik 2019, 17:26Sport TEMA

Pas kritikave që ish kapiteni i kombëtares shqiptare Rudi Vata bëri për Skënderbeun pas dënimit që iu konfirmua në KAS, ka reaguar zëvendëpresidenti i klubit bardhekuq, Arlind Boshku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boshku e ka cilësuar Vatën një person me delir madhështie e egoist.

Postimi i Arlind Boshku.

Dy fjale “zemre” per R.V.

I dashur “smirush”!

Po harxhoj pak kohë të merrem me ty dhe xhelozinë tënde të pashoqe! Në rrugëtimin tënd pata besuar se do mësoje pakëz gjë për mirënjohjen, për respektin dhe për gëzimin e suksesit të tjetrit, por qenkam gabuar, sepse ti në garën tënde me egoizmin dhe delirin e madhështisë i humbe orët e mësimeve.

Që të bindesh ti dhe gjithë si vëllezërit e tu, Skënderbeu ishte një gjë shumë e madhe për këtë Shqipërinë tonë të vogël dhe të varfër, madje e parakohshme për këtë realitet.

Në ndjekjen me korrespondencë të aktualitetit shqiptar nuk deshe ta kuptoje Skënderbeun, as përpjekjet titanike të tij për të ndërtuar një model shprese, mundësie dhe suksesi! Provat për të i ke përballë dhe po të plasin sytë dhe nëse nuk do ta shikosh pyet nëpër Europë, kryq e tërthor asaj ose thirri “pëllumbat” edhe testoji, ore si është e mundur që një klub i vendit tim arrin të shkoj dy herë në fazën e grupeve të Europa League?! Si mundet të eliminojë ekipe radhazi në katër ture dhe përballë çfarë kundërshtarësh?!

Por ti “smirush” nuk ke kohë për këto gjëra, ty të mjafton të shembet çdo gjë përreth teje që të dallohesh vetëm ti.

Ty nuk të intereson që në tre vjet hetime dhe tre shkalle gjykimi nuk u gjet asnjë grimce fajësie e Skënderbeut.

Ti nuk i lodh “pëllumbat” e tu të çuar fluturim për të lidhur “hallkat” e atyre që u bënë bashkë, për të gjetur një “kurban” për milionat e tyre. As lidhjet mes atyre që shkruajnë raporte dhe kanë shpikur një skemë për të bërë shumë para, as emrat e atyre që për pak euro më shumë shesin shpirtin e tyre, fabrikojnë akuza, përkthejnë thashetheme, dërgojnë e-maile në emër të të tjerëve dhe mbushin kafenetë e Tiranës me lajme ekskluzive të zeza.

Duke të dëgjuar ty dhe sivëllezërit e tu, shqiptarët tani e kanë kuptuar se historia e treguar për njeriun që dëshirën më të madhe nuk kishte të merrte një lopë për vete, por t’ia merrte komshiut të tij nuk është me një anekdotë, por një e vërtet e madhe dhe nuk e di pse ky njeri shpirt katran më ngjan me ty “smirush”!

3 komente në “Takaj nxjerr zëvendësin e tij për të sulmuar Vatën: Është smirush!”

  1. undefined says:

    Rudi Vata ne Shkolle te Mesme nuk di te te lidhte dy fjale….por ka filluar te bej “kompetenti” vari kkk

  2. Arifi says:

    Po shko more pirdhu andej! Lamash si ti si RV ju e bet balt me ndeshjet e moret ne qaf ekipin dhe tifozat. Kurse ky RV qe i drejtohesh ti e dine te ter qe esht njeri i vogel si ne shpirt dhe ne mendje.. ik mos ha mut tani . Genjyet nje qytet te tere. Te gjith ishin tifoz me Skenderbeun ju legena e perdoret per xhepin tuaj

  3. Shqiptari says:

    Skenderbeu sishte skenderbe por ishte mehemet pushtuesi ,aktore kryesore dhe shkaktare i drejtperdrejt si vegel e pperdorur nga FSHF e Dhukes per korrupsion, shkaterroj garen e ndershme, SHKATERROJ FUTBOLLIN SHQIPTARE QE MBAS KESAJ GJEME 10 VJECARE DO I DUHEN 10 VJET TEARRI VETEN POOR GJITHMON NQS HEQ ARMANDO DHUNEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje