Fotografi i Arminës, akuzohet se abuzon seksualisht me modelet

24 Korrik 2019, 19:23Lifestyle TEMA
Fotografi i Arminës, akuzohet se abuzon seksualisht me modelet

Faqja e njohur në Instagram, Diet Prada, e cila trajton tema tabu në botën e modës, ka publikuar historinë e fotografit të njohur Timur Emek me një modele, me të cilën ai kishte abuzuar seksualisht kur modelja kishte qenë vetëm 19 vjeç.

Timur e kishte ftuar modelen në dhomën e tij për t’i treguar fotot e edituara dhe për t’i shkrepur disa të tjera, mirëpo teksa e shtynte të zhvishej ndërkohë që e fotografonte, Timur ka tentuar të abuzojë seksualisht me 19-vjeçaren.

Për fatin e saj të mirë, modelja ka ditur si të shpëtojë nga kjo situatë.  Para se të shkonte tek fotografi, ajo i kishte dërguar mikeshës së saj numrin e dhomës së Timur me mesazh, për të qenë e sigurt për çdo rast.

“As nuk mund ta imagjinoj me sa shumë njerëz ka abuzuar seksualisht ky njeri i shpifur, pasi abuzoi me mua kur isha 19 vjeç.

Ai ende po merret me fotografinë pasi njerëz si puna ime nuk folën në kohë. Duhet t’i heqim qafe këto tipa para se njerëzit të frikësohen përjetë.”- shkruan ndër të tjera modelja në postimet e saj.

Kujtojmë se për Timur Emek ka pozuar edhe blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, e cila ka shkrepur një set fotosh street style përgjatë javës së modës në Milano.

Ndërkohë, fotografi i cili njihet botërisht dhe ka filmuar emra të njohur si aktorin Gerald Buttler, futbollistin David Beckham apo modelen Candice Sëanepoel, e ka bërë menjëherë privat profilin e tij në Instagram pas këtyre lajmeve.(Icon Style)

3 komente në “Fotografi i Arminës, akuzohet se abuzon seksualisht me modelet”

  1. mik says:

    Vjerri i Armines beri keshtu, I dashuri i Armines beri ashtu, fotografi i Armines beri kete, komshija e Armines beri ate . . . . !!!
    Po Armina vete, cfar beri ?!
    I suleni paleve te treta, se nuk jua mban me palet e dyta, e aq ma teper me palet e para.
    Edhe dona me ndertu shtet !!

  2. rrema says:

    HALLAL MOR CUN KE BO SEVAP SE ATIJ QOSES NUK I PUNON VEGLA….

  3. Ipi drejtim says:

    Ishallaka abuzuar dhe me zenin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje