Sarah Rixham nga Sheffield Anglisë, kaloi me sukses mbi litarin e tendosur në 20 metra lartësi, derisa në të dy anë shpërthenin fishekzjarrë, si pjesë e një festivali në Cyrih të Zvicrës.
Mbi dy milion njerëz janë mbledhur në këtë festival, që zhvillohet në kryeqytetin zviceran për çdo tri vjet, ndërsa kjo shfaqje e atletes britanike, ka qenë më mbresëlënësja.
“Ishte e mahnitshme të shihet kjo lëvizje në lartësi, kalonte nëpër fishekzjarrë derisa ecte me shumë saktësi” ka thënë një i pranishëm, që i ka shpërndarë fotografitë. (TemA)
Cyrih kryeqyteti zviceran?!!!