Tragjedi e dyfishtë, nënë e bijë humbin jetën gjatë lindjes

25 Korrik 2019, 21:17Lifestyle TEMA
Tragjedi e dyfishtë, nënë e bijë humbin jetën

Një nënë e re humbi jetën gjatë kohë që sillte në jetë beben e saj, e cila humbi gjithashtu jetën. Rebecca Sargeant nga Melbourne, Australi, ishte tepër e lumtur që priste vajzë me partnerin e saj Dale Foster. Dhe fare pak kohë pasi morën vesh që do të bëheshin prindër, Dale i propozoi asaj për martesë.

Çifti, që kanë edhe një djalë të vogël të quajtur Jax, mezi prisnin të bëheshin prindër për herë të dytë dhe të martoheshin.

Por javën e shkuar në familjen e tyre ndodhi tragjedia. Rebecca dhe bebja vdiqën gjatë kohës që e reja ishte me dhimbjet e lindjes. Rebecca ishte vendosur në koma të induktuar për shkak të komplikacioneve.

Pas ngjarjes, familja e saj dhe komuniteti ku jetonin thonë se e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e tyre. Një mikeshë e Rebecca-s, duke folur për mediat vendase tha se ajo vinte gjithnjë përpara familjen e saj. “Donte gjithnjë t’i ndihmonte të tjerët. Të gjithë janë të tronditur dhe të hidhëruar për këtë që ndodhi.”

Vetë Rebecca, në rrjetet sociale krenohej për jetën me partnerin e saj dhe mezi priste për të ardhmen.

“Thjeshtë ju adhuroj të dyve. Je babai më i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pafund dhe mezi pres të vijojmë rrugëtimin tonë të dashurisë, lumturisë dhe familjes”, i shkruante ajo Dale.

3 komente në “Tragjedi e dyfishtë, nënë e bijë humbin jetën gjatë lindjes”

  1. Udhetari says:

    Te tilla lajme nga ausralia ,pacim gjithmon , ska pas ndonje kronike te zeze sot?
    Hajd thuaj po i fusim nje lajm nga melburni ,
    O te qijfa lajmin

  2. Glauk says:

    U prefshin ne paqe te 2.

    Zoti e marrte prane fronit te tij keken nene dhe foshnjen e saj.

    Ngushellime burrit dhe familjes.

  3. markus says:

    cjane keto idiotesira lajme? kaq debiel gazetare e redaktore ka kjo gazete? kujt po I intereson se cfare ka ndodhur ne Australi? ku atje dhe ne te gjithe boten ndodhin me mijera ngjarje… lerini keto idiotesira se late nam e boni vetem me marre klikime.. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje