Rusia paralajmëron mediat britanike

26 Korrik 2019, 21:55Bota TEMA

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi të premten mediat britanike që veprojnë në Rusi se duhet të përgatiten të përballen me pasoja pas vendimit të entit rregullator britanik për mediat (Ofcom-i), për të gjobitur kanalin televiziv RT, që financohet nga qeveria ruse.

Reagimi i Moskës erdhi pasi Ofcom-i, gjobiti të premten televizionin RT me rreth 248,000 dollarë për shkelje të rregullave mbi paanshmërinë në transmetim, lidhur me mbulimin e ngjarjes së helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal, politikat ndaj Ukrainës dhe konfliktin në Siri.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse thuhej gjithashtu se Moska i konsideron veprimet e Ofcom-it si “pjesë të një fushate anti-ruse me qëllimin për të kufizuar aktivitetet e mediave ruse në Britani”.

1 komente në “Rusia paralajmëron mediat britanike”

  1. A says:

    U gjobit per shkelje te paanshmerise…
    Ndesa tek ne ketu…ata te osbe-se a si quhen,kane bere namim qe AMA mos te kontrolloi ato qe thone gazetaret.
    Ketu tek ne behet propagande…osbe-a na thote qe s’ka gje …cenojme lirine e gazetar-uckave.
    Ne angli denojne paanshmerine…per propagande te mbyllin tv dhe te shpien ne burg pa e care karin….
    SEPSE RESPEKTOJNE POPULLIN
    Thirje!
    Te kaloi ligji i “shpifjeve” ashtu sic eshte pa te voglin ndryshim!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje