Nga Mentor Kikia
Një pjesë të natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, isha i detyruar ti kaloja në urgjencën e QSUT-së.
Gjëja e parë që bëjmë kur largohemi nga spitalet është të kritikojmë kushtet e shërbimit (që padyshim lënë për të dëshiruar), apo të akuzojmë mjekët.
Por unë sot dua t’i falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ekipit të urgjencës, jo thjeshtë për shërbimin modest ndaj meje, por për atë që bëjnë çdo natë me qindra njerëz.
Probleme të ndryshme, temeramente të ndryshme, njerëz që mendojnë se edhe kur mjeku është me të dyja duart e zëna, ai kërkon para të të shërbejë.
Pashë qindra njerëz që mbrëmë morën shërbim.
Pashë mjekë e infermierë, që me qetësi e durim të admirueshëm dëgjonin gjithkënd, edhe ata që kërkonin të pamundurën e momentit.
Ata bëjnë thjeshtë punën e tyre, por për ne të tjerët është më shumë se thjeshtë një punë.
Ndaj të mos i kursejmë falenderimet dhe mirënjohjen për njerëzit e përkushtuar, që me punën e tyre na shpëtojnë jetën ne të tjerëve.
Në foto me mjekun e turnit të mbrëmshëm Besmir Koçia.
Bravo Mentor mjeket e urgjences jane heronj te heshtur
Me ne fund u kujtua media te thote nje fjale te mire per mjeket (une sjam mjek as mjeke) por te permendesh ata njerez vetem se potencialisht marrin lek dhe kur ushtrohet dhune ndaj tyre nuk eshte e derjte per punen dhe ndihmen qe iu japin njerezve 24 ore cdo dite!!
Ne fakt mjeket ne Shqiperi jane heronj! Kush do qe ka vajtur ne emigrim e kupton kaq gje. Mjeket ne Shqiperi punojne me kushte te veshtira, me njerez te veshtire, dhe pagesa qesharake. Ne ne emigrim paguajme qimet e kokes per mjekesi dhe kur vjen puna, te mjeku te lene te presesh nga 8 ore ose duhet te caktosh takime pas 4 muajsh. As nuk pyesin fare si je, nese nuk eshte rradha jote per sherbim. Mjeket ketej punojne me orare te shkurtuar dhe kane rroga te larta, dhe ne shumicen e rasteve s’te thone asnje gje dhe as nuk duan tja dine per ty si pacient. E vetmja gje qe ke ketej, eshte qe te bejne nje tufe me analiza, se fundja paguan nga 1000 euro muaji per mjekesi. Ne Shqiperi njerzit s’paguajne asnje cent dhe presin sherbime si jashte. A thua se ato shiringa, pambuke, etj vijne nga qielli.
Ne perendim kur dikush vdes si pasoj e gabimeve te mjekut, s’bene dot ze, se ke firmosur nje leter, qe dhe po vdiqe eshte faji yt.
Me vjen keq kur akuzojne mjeket ne Shqiperi, per mua personalisht jane shume te afte dhe sakrifikues. Populli shqiptar qe s’mbahet per inteligjence, do i duhet pak kohe ta kuptoj kete.
Po sigurimet shendetsore qe i paguan cdo i punesuar ne Shqiperi cfare jane sipas teje?
@Xhaxhi
Nuk jane sigurime shendetesore, jane takse shendeti qe paguhet ne te gjithe boten per shebimet shendetesore falas deri 18 vjec (apo deri sa te mbarosh shkollen e larte) dhe per ata qe kane dale ne pension. Nga ky buxhet qeveria shqiptare paguan edhe check-up vjetor falas per moshat e tjera. Sigurimi shendetesor eshte krejt gje tjeter dhe ne pergjithesi ehste i shtrenjte…
Sa paguan ti xhaxha konkretisht? E di ti xhaxha qe gati gjysma e popullates ne Shqiperi nuk paguan se deklarojne sikur kane rroge minimale kurse pjesa qe paguajne variojne nga 30 deri ne 100 mije lek te vjetra. Pensionistet s’paguajne por jane grupi me i madh i perfituesve. Ne bote sherbimeg per pensionistet merren nga sigurimet qe paguajne ata qe jane ne gjendje pune.
Ne shqiperi mjekesia mbahet me para nga buxheti i shteti ku nje pjese e madhe jane borxhe dhe nje pjese taksa qe merren nga gjera te tjera.
Po nesje se sjam ketu te shpjegoj si funksionojne sistemet por po te them qe me ate qe paguajne shqiptaret marrin nje sherbim te shkelqyer mjeksor. Ne dac besoje!
Edhe une kam patur rastin te ndiqem nga doktor Besmiri ne urgjence.E ka kryer me shume perkushtim detyren e tij.
Kete pervoje e kam kaluar edhe une me mjekun Besmir. kur shoqeruam nje te aferm. Madje, une e vleresova, gjate 24 oreshit qe ndenja , diten e diele, nje “perpetum mobile”. Veç energjise qe pasqyronte dukshëm, profesionalizmit (praktik dhe konkret) kishte shume durim dhe nje etike te spikatur ne sjelljen me cdo qytetar qe u paraqit ne urgjencen e spitalit ate nate (madje edhe me grupe te dehurish, qe bllokonin krevatet e urgjences).
I lumte !
Uroj te jene edhe te tjeret, keshtu !
Dhe une kam respekt per Mjeket ne pergjithesi Po duhet te jene me te pergjegjshem dhe me pak materialiste te pregatiten per Kohet qe Po vijne nuk eshte gjithcka paraja cna gjeti ne qe punuam pa shume para ne fund mbetet dashuria per njeriun duhet te jete prioritet i mjekut shqiptar me kalimin e kohes te gjitha vine.
I lumte mjekut per sherbimin qe te ka bere duke permbushur detyren qe paguhet me taksat tona.
Tani mjeku shume i mire, veçse ai mbiemri jo dhe aq…po tja zevendesosh i-në me j-në del keq fare, por sidoqofte sherbimi qe ka bere e rregullon atë…!!!
Po pate, mundesi shko shiko pak edhe urgjencen e Durresit se do mahnitesh me injorancen dhe paaftesine.
Merr me vete edhe lopata qe tua japesh atyre se vetem per te punuar token jane.