Rritet me 270 % hyrja e shtetasve të huaj për trajtimet e shëndetit në Shqipëri

27 Korrik 2019, 19:06Sociale TEMA

Numri i  hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit është rritur me 11.3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Referuar Instat, Shqipëria ka pasur 2 milionë e 136 mijë e 952 hyrje të shtetasve të huaj në janar – qershor 2019.

Gjatë 6 mujorit të parë të 2019-ës, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur edhe për arsye të trajtimeve shëndetësore.

Sipas Instat, në gjysmën e parë të vitit,  vizitat në Shqipëri për trajtime shëndetësore janë rritur me 270 %.

Edhe pse përqindja e lartë, numri i të huajve që i drejtohen Shqipërisë për trajtime shëndetësore, në vetvete, është relativisht i ulët.

Me të gjithë ‘boom-in’ e rritjes, në total, në janar – qershor 2019 kanë hyrë 444 shtetas të huaj për qëllime shëndetësore, çka mesatarisht është 77 hyrje ‘të huaja’ në muaj  për t’ju drejtuar institucioneve shëndetësore shqiptare.

Sipas të dhënave të Instat, në po të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, mesatarisht llogariten 20 hyrje ‘të huaja’ në muaj për po të njëjtin qëllim.

Kryesisht këto vizita, i dedikohen të huajve që zgjedhin t’i drejtohen Shqipërisë për kujdesin dentar dhe operacioneve estetike, pasi këto të fundit, kanë ‘namin’ e çmimeve të përballueshme në Shqipëri.(SCAN)

4 komente në “Rritet me 270 % hyrja e shtetasve të huaj për trajtimet e shëndetit në Shqipëri”

  1. Syri kalter says:

    Ndoshta ky zotëria qe ka shkruar artikull in eshte shprehur pa dashur ne menyre te gabuar. Me Sigurd ka dashur te thote: „shqipetare me banim ne Amerike, te pa siguruar nga ana shendetesore, ne pamundesi per tu kuruar atje per arsye financiare, kane ardhur per te siguruar kete sherbim ne Shqiperi“.

    Nuk besoj te vije nje i huaje, i cili paguan siguracionet shendetesore ne vendin e tij, te vije per tu kuruar ne Shqiperi.

    Jo per gje, por ky pohim, po me gjason me ato pohimet e atyre kohëve „te lumtura“ të para viteve 90-të, ku te huajte hiqnin te „te zitë e ullirit“, dhe ne i kishim ç‘do gjë te sigurt……….
    Dhe shume s‘qenka pak, por 270%

  2. sapa says:

    Nje njeriu im beri dhembet ne shqiperi.Tani eshte prane vdekjes.Infeksjon i nofulles.

  3. Al paci says:

    Ore ca flisni, ne shqiperi po vijn per tu kuruar. Ne prinderit dhe njerzit e afert po i marim jashte shqiprise per tu gjetur se nga se vuajn dhe te marin kuren e sakte, ne shqiperi hiqe nje tirane qe ka ngelur ndonje specialiste doktore. Se neper rrethe me mire shko te follexhorija se te doktori, se te dy keto profesjone jan njelloje me hamendje punon fallexhorje dhe te njejten bejn dhe doktoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje