Nga Lorenc Vangjeli
Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë! Fraza e famshme, e thënë dhjetra vjet më parë dhe në shumë gjuhë evropiane, është shumë e vërtetë edhe nëse thuhet vetëm për një vend tipik ballkanas si Shqipëria.
Po të shihet se çfarë ka ndodhur në një stinë të vetme politike në Tiranë, sesa histori dramatike e qesharake kanë ndodhur, sesa ngërç, luftë e pandërprerë, paqe e munguar, kërcënime ekstreme, molotovë, gaz lotsjellës, auditore të braktisur nga studentë kundër qeverisë, të cilët refuzojnë edhe opozitën, shkundje kabinetesh qeveritarë, dalje nga sistemi të opozitës dhe zgjedhje të frakturuara, pra, nëse shihet çfarë ka ndodhur, Shqipëria ngjan sikur është një vend me nja 300 milion banorë, që ka armë bërthamore dhe që vendos për fatin e të paktën tre çerekut tjetër të globit duke qenë pikërisht kërthiza e vetë globit.
Vetëm në një vit politik dhe jo kalendarik, pra, nga shtatori i vjetshëm e deri në këtë fund korriku të sivjetshëm, rrëmeti i ngjarjeve të bujshme që janë rrokullisur, është i jashtëzakonshëm. Në një listë të pjesshme fillon e numerotohet procesi ndaj një ish-ministri të brendshëm, që në fakt është gjyq për nja dy vjet të mandatit të parë të së majtës së bashkuar, protesta e studentëve, ndryshimi radikal i kabinetit qeveritar, skandali i Unazës së Re, depërtimi i skandalit të përgjimeve në median ndërkombëtare, konflikti mes kryeministrit e presidentit, djegia e mandateve të opozitës, riformatimi i parlamenti me deputetë të rinj, stina e zgjatur e protestave të saj, shndërrimi në të pandehur të drejtësisë i kryetarit të opozitës, bojkoti i zgjedhjeve lokale, dekretetet kundërthënës të Presidentit të Republikës dhe nisja e procesit për shkarkimin e tij, ndeshjet juridike për në Gjykatën Kushtetuese që ende nuk ekziston dhe përplasja e fundit e pushtetit me një pjesë të artistëve për çështjen e teatrit Kombëtar, janë vetëm disa nga goglat e tespieve të sherrit të pafundëm shqiptar.
Tmerr edhe vetëm t’i numërosh.
Nervozizëm edhe vetëm për t’i kujtuar.
Stres pafund për qytetarët me telekomandë në dorë, të gjendur nën këtë agresion të jashtëzakonshëm të konfliktit, krizës dhe arrogancës politike në vend, që nuk po arrin dot të jetë thjesht dhe vetëm një vend normal.
Duhet vetëm pak distancë në kohë për të parë se në themel të krizës ciklike të vendit qëndron një klasë politike e cila nuk është në gjendje të japë zgjidhje për problemet e vendit, por është shndërruar në një problem për t’u zgjidhur.
Një klasë politike, plus dhe administrata që ajo ka prodhuar, është shndërruar deri në qelizën më të vogël të saj, në një shumësi bejlerësh eunukë, nga poshtë e deri lart dhe anasjelltas, që shkelmojnë egërisht edhe harremin e vet elektoral, për shkak të tredhjes së trurit dhe rrënimit të shpirtit. Të trashë në të menduar dhe të ligj në të ndjerë, në shumicë dërmuese ata janë një kastë jo përfaqësuese edhe e nivelit mesatar të shoqërisë politike.
Duke mos e merituar kurrë popullin që kanë qeverisur në gjithë këtë shekull, duke e qeverisur këtë popull në mënyrë kriminale dhe idiote, qeveritarët shqiptarë duhet të jenë subjekt i mohimit dhe përbuzjes dhe jo nderimit dhe lavdeve.
Një shqiptar i mençur e cinik si Konica, thotë se Shqipëqrinë e ngjallën idealistët, e ruajtën rastet dhe e vranë politikanët! Secili nga ta ka një identikit të përbashkët me tjetrin: është i Paparashikueshëm, kërkon të jetë i Përhershëm, bën gjithçka të mbetet i Pandëshkueshëm! Duke prodhuar më shumë marrëzi e neveri, histori e histeri sesa meritojnë shqiptarët ballkanas.
Ham Lenci ham , kapeeeeee..
Lol, Lencka, qenushka e Rames!
Mund te kesh te drejte per Vangjelin. Por kjo nuk do te thote qe to nuk je qenushi i Bashes. Ti je qenushi i qenushit te Saliut, i cili nga ana e tij eshte qenushi i serbeve.
Tani ti gjeje vete kush eshte me i ndyre.
Ai qe une i kam marre emrin eshte kokrra e idiotit, ndersa ti je kokrra e ndyresise.
Stop idiot,
Une nuk shoh ndeyshim midis Rames dhe Bashes… dy hajdute me gjatezi te ndryshme. Kurse ti je me pak se ata dy hajdute, je partizan i partizaneve te hajdutit te gjate.
Mosje kosokar?
Degjo o kosokar, ti me dukesh si ata koso K… we ndenjen me mamin e babin ne kohe lufte dhe flisnin duke bere shqiponjen me duar perpara tv.
Ka inflacion Shqiperia nga “ patriotet” si ty.
Ed….
E hodhe gabimisht te Rama ,se ai është qenushi i Metës.Tani që po i rrëshqasin këmbët Metës ,e braktidi dhe atë.
car ke dash te thuash o daj kola se skuptova gje.Pos rreshtimit te zhvillimeve politike perciptazi ne vendin tone smunda te kap ndonje rreshte analize te llogjikshme,te vertete e te paanshme.Eshte vape daje,mbyllu mren e hiqe kostumin se spunon ne shish
Po keta anal-istet prandaj e quajne veten “te zgjuar” se flasin por s’thone gje, dhe se dine ta tjerin shume holle fijen e muhabetit, aq sa per nje gje te vockel shkruajne dhjetra faqe.
Po keta anal-istet prandaj e quajne veten “te zgjuar” se flasin por s’thone gje, dhe se dine ta tjerin shume holle fijen e muhabetit, aq sa per nje gje te vockel shkruajne dhjetra faqe.
KE SHUME TE DREJTE ,SEPSE EDHE QYTETET SHQIPTARE NUKE ESHTE SE PRODHUAN SHUME NJERZE TE MIRE TE POLITIKES QE ERDHEN NE PUSHTET .KOHA I TREGOI SE ISHIN VETEM PUSHTA.
KETA NJERZE NE VENDE QE TE NDERTONIN VENDIN ME ATO GJERA QE I MUNGONIN ,BENE TE KUNDERTE ASAJE .SHKATRRUAN FABRIKAT ,UZINAT ,KOMBINATET ,PRENE E DOGJEN SHKRUMBE E HI TE GJITHE KOMBIN SEPSE NE KRYE TE TYRE NUKE ISHTE BAJRAM CURRI HEROI I DRAGOBISE PORE NJE SALI BERISHA QE ASE DHE VETE DREQI NUKE E MERRE VESHTE SE NGA ESHTE.NE VENDE TE AVNI RUSTEMI NGA LIBOHOVA QE LUFTONTE PER BASHKIM KOMBTARE KEMI DORDOLECIN PRESIDENTE NGA SKRAPARI NJE MUNDES PA SHKOLLE QE PO I FUTE POPULLIN NE NJE LUFTE CIVILE PER TE MBROJTUR KUSHTETUTEN.DUKE E DITUR SE PAKE DITE ME PARE KERKONTE GARANCINE E FAMILJES PER VJEDHJET DHE VRASJET QE KA BERE.PRA I KEMI TE GJITHE HAJDUTE ORDINERE E VRASES ,DHE PASTAJ PRESIM E PRESIM DHE JU SI GAZETARE NUKE I BIN KOKES PER TE GJITHE HORRLLIQET E PUSHTETAREVE.BERI NJE PYTJE VETES , SI U BENE KETA ZHABA ME NJE PASURI KAQE TE MADHE ???QE NJERZIT QE PUNOJNE NUKE I KANE PARE ASE NEPER ENDRRA.PERSE NUKE PERMENDE EMRAT E QEVERITAREVE TE KORRUPTUAR?PERSE I MBANI KRAHE NJERIT APO TJETRI ,KURE FORTE MIRE E DI SE JANE TE GJITHE NJELLOJE. JU PO I BENI VETEM FRESKE NJERIT ,DHE DIKUSH TJETER I BENE FRESKE NDONJE TJETRI NE FUNDE E KA FAJIN SHQIPTARET. KRIZAT POLITIKE BEHEN PER PASURITE E TYRE .PO PER KRIZE EKONOMIKE A KE FOLUR NDONJE HERE TI VENGJEL ?A NUKE PO E SHEHE ATE POPULL QE NUKE KANE BUKE ME HONGER?NDERSA JU DHE SHOKET E TUJE I SHKONI MBRAPA KETYRE NJERZEVE TE SHITUR DHE TE KAMUR NE PASURI.JANE PO ATO QE HANIN BYREKE NEPER RESORANTE,SE NUKE KISHIN PARA.EDHE JEVGUN KURE E BENE PASHA VRAU BABEN E VETE,SE AQE TRU PATI .PRANDAJ TE TE BEJNE PRESIDENTE ,NUKE DO TE THOTE SE TE KANE DHURUAR MENTE.GJITHE JETEN SICE JE PRE DO TE GRISESH.
Titulli dukej interesant,permbajtja jo shume.Une e dija se ato tre P-te perdoren per tre emra jo tre mbiemra,Lenco.