Manchester City ka informuar Real Sociedad se është gati të paguajë klauzolën 75 milionë euro të sulmuesit Mikel Oyarzabal, sipas “Diario AS”. “Qytetarët” do ta paguajnë këtë shumë me paratë që do të fitojnë nga shitja e Leroy Sane te Bayern Munich.
22-vjeçari spanjoll ka realizuar 25 gola në La Liga gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka siguruar grumbullimin e tij të parë me kombëtaren qershorin e kaluar.
Klubi bask kërkon ta mbajë Oyarzabal me çdo kusht, por do të ishte i pafuqishëm në rast se City do të aktivizonte klauzolën për prishjen e kontratës.
Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2024 me Sociedad dhe thuhet se është shumë i lumtur aty, por mund të tundohet nga transferimi te kampionët e Anglisë.
Tre goditjet e Milanit: Dy thuajse të kryera, ja pse Atletico po pengon… Correan!
Në pritje që Cutrone të transferohet në Premier League te Wolves, Milani vazhdon paralelisht merkaton sa i përket fuqizimit në sulm dhe mbrojtje, teksa për mesfushën do të pritet gushti.
Kështu, sipas “Sky”, për talentin portugez të Lille, Rafael Leao, kanë mbetur detajet e fundit. Duhet zgjidhur çështja e transferimit të mbrojtësit 20-vjeçar Djalo te klubi francez, për gati 5 mln euro ndërsa 30 mln eurot e tjera duhen ndarë në dy këste për Leaon.
Sakaq, për sa i përket Angel Correa, ende nuk është arritur marrëveshja sepse Atletico Madrid po tërheq shumë litarin dhe vazhdon të mbetet te 50 mln eurot në total. Oferta e Milanit është 40 mln euro dhe bonuse, por vështirë të arritshëm.
Ndërkohë, pritet që javën që vjen të zbarkojë në Itali edhe Duarte i Flamengos, një operacion thuajse 10-11 mln euro.