Anëtari i KQZ-së i pret shpresat Metës: Më datë 13 tetor s’ka zgjedhje, 30 qershori vulosi gjithçka. Asnjë regjistrim partish

31 Korrik 2019, 20:54Politika TEMA

“Më datë 13 tetor nuk ka zgjedhje dhe se për këtë institucion është zyrtarisht ditë pushimi. Nëse 13 tetori do të ishte një datë normale zgjedhjesh, puna duhet të kishte filluar gjashtë muaj më parë, gjë e cila nuk ka ndodhur, pasi 30 qershori është kapitull i mbyllur për KQZ-në”, – është shprehur anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi gjatë një interviste në një studio televizive.

Ai ka sqaruar se juridikisht, subjektet politike do të duhet të regjistrohen për zgjedhje 70 ditë përpara dhe propozimi i anëtarëve të ZAZ duhet të dorëzohen sipas ligjit 90 ditë para, por deri më tani, sqaron Skënderi, asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur në KQZ asnjë propozim për regjistrim, ndonëse kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit.

“Nëse do kishte realisht një datë zgjedhjesh, puna duhet të fillonte 6 muaj para. Teknikisht zgjedhjet nga pikëpamja juridike, fillojnë 90 ditë para, ku subjektet politike sjellin propozimet për anëtarët e ZAZ-ve.

70 ditë para zgjedhjeve është regjistrimi i partive politike. S’ka pasur asnjë përpjekje nga ana e subjekteve.

KQZ sapo mbaroi certifikimin e një pale zgjedhjesh, mandati i këtyre kryetarëve mbaron pas 4 vitesh. Unë parimisht në bazë të këtij ligji pres që zgjedhjet lokale të zhvillohen në qershorin e 2023”u shpreh Skënderi.

Përfaqësuesi i KQZ, theksoi se veprimet e Presidentit, ose më saktë dekretet e tij mbi anulimin e 30 qershorit, e aq më tepër caktimin e 13 tetorit, janë akte të pavlefshme që nuk sjellin pasoja. Mbi të gjitha, Skënderi tha se një palë zgjedhje të reja do ishin një kosto shumë e madhe për shqiptarët.

“Veprimet e Presidentit si akte të pavlefshme nuk sjellin pasoja, qëndrim që u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor. Në Shqipëri zgjedhjet kushtojnë 800 mln lekë të reja”, – përfundoi ai.

4 komente në “Anëtari i KQZ-së i pret shpresat Metës: Më datë 13 tetor s’ka zgjedhje, 30 qershori vulosi gjithçka. Asnjë regjistrim partish”

  1. Luli says:

    Po pse keshtu, or cun. Presidenti I ka me qejf zgjedhjet.

  2. Komentuesi says:

    Bravo.Saket.Zgjedhjet u bene ne 30 Qershor dhe nuk ka te tjera. 13 Tetori eshte kot.Populli nuk mund te shkoi njeher ne tre muaj ne zgjedhje se i do qejfi Metes apo Berishe dhe Bashes.Jo more jo! Nuk shkojme ne votime dhe pike.Jemi te lodhur shume nga opozita. Opozita krijoi krizen politike.

  3. edi says:

    So 13 Tetori Nul dhe presidenti Nul po koleget e tije qe i ngjiten Tomorrit ,Or Mic Sokoli apo Vojo Kushi jane Real .So Meta eshte jashte loje . Ai nuk pyet se eshte milioner me Euro dhe me Flori i ngjan Zogut ,jo afer por aty sebashku , Skoket e Metes jane Berisha Lulushi Zogu dhe gruaja e shndriteshme e Kombit Mon-ika

  4. Lazni says:

    Ne qofte se keni problem leket ,Ilir Floriri nuk e ka problem tua ofroje 800 milion leke te reja!Nje president inlegjitim patjeter qe do kerkoje zgjedhje inlegjitime! Mona thone keto dite qe Toto Likja po leshon njepasnje thirrje per ulje ne tavoline per bisedime,ka ikur ne Angli per tua hedhur pasurine femijeve mbi vehte duke pretenduar se jane me te varferit ne kete vend!Iliri nxorri zedhenesin e tij dje pasi thone qe i eshte bere syri si i Ndrea Prendit pas takimit qe ka patur me Sali Bishen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje