Koreja e Veriut tregon sërish "muskujt", teston dy raketa balistike

31 Korrik 2019, 20:00Bota TEMA

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet e saj lindore – thotë ushtria koreano-jugore, lançimi i dytë i tillë në një javë.

Dy raketat u lëshuan nga zona e Uonsanit, mëngjesin e të mërkurës.

Lancimi i javës së shkuar ishte i pari që kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior u takuan në qershor.

Koreja e veriut e quajti lancimin një paralajmërim solemn për Seulin në lidhje me stërvitjet ushtarake të planifikuara prej tij me Uashingtonin.

Më herët Peniani ka shprehur zemërim për stërvitjet e përvitshme që pritet të mbahen sërish muajin e ardhshëm, duke i konsideruar ato përgatitje për luftë.

Raketat u lëshuan në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale; fluturuan për 250 km dhe arritën një lartësi prej 30 km para se të binin në detin e Japonisë.

1 komente në “Koreja e Veriut tregon sërish “muskujt”, teston dy raketa balistike”

  1. american16al says:

    Kimi po ja mbajti le ti leshije kunder KJ apo Japonise dhe do te shikoje si do te perfundoje si Sadami ne gropen e m..tit.
    Idiot lafarak qe perdoret nga Kina si kukull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje