Njihuni me "formulën" se si këta 10 pasanikë arritën të bëhen miliarderë brenda pak vitesh

31 Korrik 2019, 21:15Lifestyle TEMA

Sipas Forbes, në të gjithë botën janë afro 2,200 miliarderë.

Shumë prej tyre duhet të punonin për vite me radhë për ta arritur pasurinë që kanë.

Disa të tjerë, më fatlumët janë ata që kanë lindur në familje të pasura dhe kanë ndjekur biznesin e familjes.

Por, janë disa njerëz të cilët e kanë bërë pasurinë e tyre në më pak se një dekadë. Kjo nuk do të thotë që nuk kanë punuar fortë.

Të gjithë emrat e listuar më poshtë kanë diçka të përbashkët. Ata kanë arritur të bëhen miliarderë falë internetit.

Jeff Bezos: 6 vjet. Shefi i kompanisë Amazon, ka një pasuri prej 165 miliardë $.

Eduardo Saverin: 6 vjet. Sipërmarrësi brazilian, ishte nga aksionerët fillestarë të Facebook. Sot zotëron 11.6 miliardë $.

Mark Zuckerberg: 4 vjet. Themeluesi i Facebook, u bë miliarder kur ishte vetëm 23-vjeç. Sot ka 75 miliardë $.

David Filo & Jerry Yang: 4 vjet. Ishin studentë, kur themeluan faqen e mirënjohur të internetit Yahoo në vitin 1994. Në vitin 2017, e shitën për 4.48 miliardë $.

Mark Kuban: 4 vjet. Krijoi Broadcast.com, që më vonë u ble nga Yahoo. Sot ka 4.1 miliardë $.

Patrick & John Collison: 4 vjet. Themelues të “Stripe”, që merret me miliarda transaksione financiare çdo vit. Në vitin 2016, “Stripe” vlente 9 miliardë $.

Evan Spiegel & Bobby Murphy: 3 vjet. Themelues të aplikacionit “Snapchat” në vitin 2011. Më 2014, kompania e tyre vlente mbi 1 miliardë $.

Pierre Omidyar: 3 vjet. Themelues i uebsajtit të shitjeve “ebay”. Sot ka 13.8 miliardë $.

Sean Parker: 1.5 vjet. Presidenti i parë i Facebook në vitin 2004. Më vonë themeloi Napster. Sot ka 2.7 miliardë $.

Jay S.Walkër: 1 vit. Krijoi në vitin 1997 “Priceline”, faqe e internetit kur prenotohen udhëtimet.

1 komente në “Njihuni me “formulën” se si këta 10 pasanikë arritën të bëhen miliarderë brenda pak vitesh”

  1. Leon Rrapini says:

    Kapital quhet paraja qe nuk eshte e mbyllu ne qyp dhe nuk konsumohet nga ai qe e ka vene, por qarkullon neper banka dhe nga bankat ne drejtime te ndryshme, duke kryer funksione ne shu e drejtime neper huamarres dhe investues te niveleve te larta duke kaluar dore me dore nga te punesuarit e panumurte tek qarkullimi i mallrave dhe zhvillimi i kultures arsimit shkences, teknologgjise, zgjerimit te prodhimit te te mirave mateeriale dhe, duke reduktuar maksimalisht te papunesine, e con shoqèrine drej lumturise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje