Gjyqtari e përmbaruesi heqin masën e bllokimit për produkte të skaduara, reagon ashpër Braçe: A do i hanin fëmijët tuaj?

1 Gusht 2019, 15:21Sociale TEMA
Gjyqtari e përmbaruesi heqin masën e bllokimit për produkte

Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot ndaj një gjykatësi dhe përmbaruesi në Sarandë, të cilët kanë hequr masën dhe vulën e bllokimit të dyqanit dhe punishtes së mishit të shtetasit Arben Haki Mehmeti, i cili u mbyll nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit Vlorë, pasi produktet që ai tregonte ishin jashtë skadencës.

Braçe shprehet se i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Ushqimit të njoftojë çdo institucion që merret me veprimtarinë e gjykatësve, përfshirë KLGj e ONM.

“Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit. Zoti gjykatës a i ha ti këto fileto pule? Zoti përmbarues i ha ti këto fruta deti?, Po fëmijëve tuaj a ua jepni për ti ngrënë? Nëse jo pse duhet ti hanë fëmijët e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi?

Në datë 25 korrik, AKU Vlorë ka bllokuar në Sarandë në dyqanin e punishten e mishit të shtetasit Arben Haki Mehmeti këto produkte: Fileto pule 1560 kg me datë skadance 27. 03. 2019; Mix fruta deti 640 kg me datë skadence 20. 10. 2018; Fileto pangasio 1120 kg me datë skadence 10. 11. 2018; Pite elviart 1500 cope me datë skadence 8. 03. 2019; Patate brasili 100 kg me datë skandence 30. 09. 2015; Fileto pule 564 kg me datë skadence 2. 01. 2019; Fileto pule Pechugan 720 kg me datë skadence 18. 11. 2018; Kofshe derri Seara 540 kg me datë skadence 20. 07. 2019 dhe shpatull derri 100 kg e paambalazhuar e pa etiketuar, dhjam derri po ashtu 500 kg etj etj gati 7 tonë produkte të tilla”, nënvizon Braçe.

Zv/kryeministri Braçe thekson se “AKU ka bllokuar të gjitha këto produkte, dyqanin dhe punishten e sallamit. Më date 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-ne ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit. A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë ?! Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë ? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre? AKU dje ka riinspektuar dhe ka bllokuar sërish çdo gjë”.

Braçe i ka kërkuar gjithashtu AKU të vlerësojë procedurat e ndjekura nga përmbaruesi e nëse sheh vepër penale ta kallëzojë. “Boll më”, përfundon Braçe.

9 komente në “Gjyqtari e përmbaruesi heqin masën e bllokimit për produkte të skaduara, reagon ashpër Braçe: A do i hanin fëmijët tuaj?”

  1. Alba says:

    Po a ka shtet?! Brace, a je ne qeveri? Kush do ta mbroje kete popull nga hemimi dhe semundjet?

    1. artiles says:

      Keta qeverisin nga FCB!

  2. Thoma Pepivani says:

    bisnesmen budalla.2 muaj para skadences ule cmimin qe t’i heqesh qafe.Personat ligjore qe shkelin ligjin te gjobiten rende dhe t’u hiqet licenca per 1 vit te ushtrimit te akivitetit te tyre(SIPAS LIGJEVE NE FUQI).

  3. Thoma Pepivani says:

    z.Brace!Shteti ligjor nuk ka komente dhe hartime per te prekur zemrat.Qytetaret duan zbatim te ligjit qe te krijohet besimi tek shteti.Kerkojme perfundimin e ketij problemi.

  4. sapa says:

    Edhe keta permbaruesit duhen varur me gjithe familjet e tyre sidomos privatet!

  5. titi says:

    Te filloje ceshtja penale ndaj permbarusit dhe gjykatesit qe ka bere cbllokimin e ushqimeve te skaduara Te zbatohet ligji kushdo qe e shkel ate te pergjigjet

  6. lalai says:

    hahahahahha foli Braqja….
    shshshshsttttt se po flet shteti shqiptarëve…
    a ju qifsha shtetin tuaj e qivirinë e gjiiithë politiqënët e albanistanit o Kone Braqja….

  7. ts says:

    Kta gjyqtaret akoma jetojn ne llumin e ktij 30 vjecari ku ben kerdin e shemtuan shtetin komplet ! Nuk ju hiqet vesi me asgje e akoma vazhdojn poshtersin se mitmarjes ! Jan klasa me e degjeneruar ,jan falangat e politikaneve kriminel e hajdut e shkaterrimit dhe vuajtjes se shqiptareve ,qe i injektoi dhe i inkurajoi krimineli i madh antishqiptar, qe vazhdon akoma te perdridhet neper kembet e shqiptareve ! Jan shum e do koh te pastrohet ky vend nga kta qelbesira ….
    Burg dhe konfiskim i cka kan vjedhur kte 30 vjecar meritojn , qe te gjej qetesi ky vend

  8. Ladi says:

    Zotti brace dukesh i Vogel. Por te duash ben pun te madhe. Respekte…..
    Jepu nje mesim te mire atyre dyve te “ligjit medemek” tregoju forcen qe ka shtet ,se jo:boll me me bublicitet: faleminderit erjon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje