Betohet Erion Veliaj: Tani kam rënë në dashuri me bashkinë, jemi zgjedhur të shërbejmë

30 Korrik 2019, 19:30Sociale TEMA

Erion Veliaj është betuar për një mandat të dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës për të vijuar punën për transformimin e Tiranës në qytet modern europian dhe bashkëkohor. Në prani të kryeministrit Edi Rama, deputetëve dhe këshilltarëve bashkiak të Tiranës, Veliaj ka marrë zyrtarisht detyrën, ndërsa u zotua se në këtë 4 vjeçar që starton sot do bëj më shumë punë të mira për Tiranën dhe do të angazhohet çdo ditë për ti shërbyer dhe ritur mirëqënien e qytetarëve të saj.

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do t’ i bindem kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës, e do të punoj me ndershmëri  e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”, lexoi kryetari i ri Këshillit Bashkiak Toni Gogu formulën e betimit, ndërsa Veliaj përsëriti fjalën “Betohem”.

Më pas në fjalën e tij të parë si kryebashkiak i ri i Tiranës Veliaj falenderoi Partinë Sopcialiste, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Tiranës që i besuan atij drejtimin ebashkisë dhe punëve në kryeqytet për një mandate të dytë.

“I kam qenë gjithmonë shumë mirënjophës Edi Ramës dhe PS që më dha besimin të drejtoj kryeqytetin në këto vite por në fakt këtë mirënjohje në këtë mandat e kam dy here më të madhe se tani kam rënë në dashuri me Bashkinë dhe tani e kuptoj se ç’mendim ose ç’vështirësi për vendimmarje mund të ketë pasur Edi Rama, PS, ata që më dhanë këtë mbështetje pasi kanë qenë këtu dhe nostalgjia e të pasurit të një vendi ku ke rënë në dashuri, ke shërbyer me dashuri, ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, për t’ ia transferuar dikujt të ri, besoj që ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe për besimin që mu dha nga qytetarët e Tiranës, ndoshta në zgjedhjet më të pazakonta në historinë e qytetit tonë dhe vendit tone”, tha Veliaj.

 

7 komente në “Betohet Erion Veliaj: Tani kam rënë në dashuri me bashkinë, jemi zgjedhur të shërbejmë”

  1. astrit says:

    Urime, Erion, presim qe te punosh edhe me teper se gjate mandatit te pare, dmth me nje marsh me larte! Suksese!

  2. Babaramo BythèDhjeri i LSI HAJDUTÈRISÈ says:

    SUPER LALI ERI !!! RESPEKTE pafund për LALI ERIN Punëtor ! SUKSESE për 4 VJEÇARIN tjetêr dhe EC përpara

  3. Andrea says:

    O Lali ku i ke ato shportat e fiqve, qe te me bekosh dhe mua te kem fat si ti?

  4. Xha Sulo says:

    Vetem gazeta Tema nuk kohe te uroje lali Erin se eshte e zene gjithe kohen te fshije apo te mos publikoje komentet e atyre qe nuk i genjen dot nastradini i bashkise. Turp per nje platforme mediatike qe çensuron opinionin publik!

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Vazhdo te mbjellesh peme, mos lejo te bejne shurren poshte lanes dhe sidomos shiko te ngresh sa me shume kulla.

  6. Irma says:

    SI
    Mos u dashuro shumë se do fillosh pastaj të duket karrikja si trashëgim nga yt atë! Do kesh shumë vëtirësi për ta lënë!

  7. shqiptari says:

    Lali K.RI,urime per kete perdhunim te ri qe do perjetojne shqiptaret me ty kryebashkiak te Tiranes.Tashme eshte hapur tuneli,futjani ketij populli te vdekur se mban .Vetem Zoti do na mare hakun dhe fatkeqsisht duhet te mendoni per femijet tuaj se haracin e baterdise dhe makuterise ata do ta paguajne.Atehere do pendohesh por do te jete teper vone,ose nuk do te interesoje se do jesh nje nder miliarderet e botes qe nuk u intereson asgje humane por vetem ato materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje