Hekurudha Tiranë-Durrës, punimet nisin në tetor

30 Korrik 2019, 09:14Sociale TEMA

Hekurudha Shqiptare ka vendosur në dispozicion 1.5 milionë euro si fond limit për procedurën e mbikëqyrjes së punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje të re me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Referuar procedurës së shpallur pak javë më parë në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim procedura mbetet e hapur deri në datë 9 gusht për shprehjen e interesit.

Po kështu bëhen të qarta edhe kërkesat që duhet të përmbushë konsulenti që do të kryejë mbikëqyrjen. Fondi në dispozicion është siguruar 100 për qind nga Bashkimi Europian përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kështu konsulenti do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare si supervizues inxhinierik sikurse përcaktohen në kontratë. Po kështu do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare që të përmbushë detyrimet e saj në aspektin e zbatimit, monitorimit.

Referuar detajeve që jepen në shpalljen e procedurës nënvizohet se detyra e supervizorit nis në 31 tetor 2019 dhe parashikohet që të zgjasë 44 muaj aq sa është deklaruar më herët se do të zgjasin edhe punimet.

Më herët në 2018 u hap procedura për zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet civile në hekurudhë duke kaluar këtë në disa faza por deri më sot zyrtarisht nuk është dhënë emri i një kompanie fituese.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro. Pjesë e kësaj është edhje granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor nga autoritetet është në shumën prej 35,435,000 Euro. Pjesa tjetër e financimit është përmes një kredie nga BERZH në shumën 36.8 milion euro dhe 16 milion euro financohen nga qeveria shqiptare.

2 komente në “Hekurudha Tiranë-Durrës, punimet nisin në tetor”

  1. Drini says:

    Nga lloji i trenava dhe prapambetja e thelle ne kete sektor transporti duket sikur jemi akoma ne fillim te 90-es, me ata trena te piset me lende djegese. Por po te shohesh ndertimet masive te zonave te tera te banuara ne te dy krahet e shinave, ne periferi te Tiranes apo edhe kudo ne Shqiperi xhanem, duket qe kane kaluar tre dekada. Linja te tera hekurudhore te parrethuara ku femije te vegjel luajne prane tyre. Duket si kur jemi ne nje vend mamlukesh dhe jo ne Europe.
    Se nga kush i kemi peshqesh keto e dime, por shteti duhet te beje rrethimet ne zonat ku trenat jane aktive.
    Edhe linja hekurudhore me te vetmin aeroport civil duhet te vihet ne sherbim te udhetareve. Ministrat e transportit turizmit kur udhetojne jashte, nga aeroportet e huaja trenat marrin per te shkuar ne destinacionin e duhur.

  2. Taraboshi says:

    Ne Lezhe kam pas ndigjuar nje shprehje. Cou Luk se e kane vrare.dhe Luka i pergjigjej nga prapa nje shkembi.Nuk besoj pae pare.Keshtu edhe ne nuk kemi se si ta besojme.Se kaluam 4 vite dhe nuk pame asnje gure themeli per ndertimin e sajsi dhe per fillimet e rruges per tramvaj nga sta
    cioni i trenit drejte korpusit universitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje