Soreca: Teatri, çështje e autoriteteve shqiptare. Procedurat e tenderimit duhet të jenë në përputhje me BE-në

29 Korrik 2019, 11:46Sociale TEMA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, është pyetur për çështjen e Teatrit.

“Ne s’mund të japim mendim, është çështje e autoriteteve shqiptare. Teatri është çështje delikate. Çështje e rëndësishme”, tha ai.

A duhet të presim Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim për shembjen?

Mendoj se kjo është subjekt i debatit dhe ajo që është e rëndësishme për ne është respekti i sundimit të ligjit apo shtetit të së drejtës pra procedurat e tenderimit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së. Me sa di unë tenderi është i hapur deri në shtator dhe procedura e tenderit do të jetë e hapur deri në datën 19 shtator.

A u shkelën nenet e kushtetutës në ndërhyrjen e policisë?

Sapo takova zotin Budina dhe jam shumë i lumtur që ai është i pranishëm.

Mendoj se kjo është një çështje shumë e vështirë, e cila duhet të trajtohet me kujdes nga të gjitha palët dhe në veçanti nga institucionet ligjzbatuese duke zbatuar rregullin bazë të lirisë së shprehjes.

Sa i përket BE-së ajo që është më e rëndësishme janë respektimi i procedurave të tenderimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje