Historia e 30-vjeçares italiane: Në Shqipëri kam gjetur punë me rrogë dinjitoze dhe jam e pavarur, në Itali kjo është utopi

28 Korrik 2019, 21:25Sociale TEMA
Historia e 30-vjeçares italiane: Në Shqipëri kam gjetur

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë”, thotë ajo duke buzëqeshur.

Hera e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar. “Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”. Por në fakt, Ida u rikthyer vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci web marketing, si editore dhe copywriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

“Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi.

Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo.

Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”, e mbyll ajo.

14 komente në “Historia e 30-vjeçares italiane: Në Shqipëri kam gjetur punë me rrogë dinjitoze dhe jam e pavarur, në Itali kjo është utopi”

  1. Test says:

    Po, po, shkelqyeshem ne vendin tone. O Mero, bej intervista me te shkolluarit pse ikin nga vendi e mos na mbush mendjen me budallalleqe. Duhet te perballemi me situaten e jo ta mbulojme realitetin e ta fshehim. Vetem keshtu mund ta zgjidhim situaten.

    Nje pjese te arsyeve po i shkruaj une. Ekonomia eshte kapur nga shume pak duar, nuk ka konkurence reale. Per me teper nuk shifet drite ne fund te tunelit. Mbizoteron dekurajimi mes njerezve, nje pjese e mire kane zgjedhur b…lepirjen, ( edhe per keta eshte bere goxha e veshtire se kane shume konkurence, por sidoqofte keta nuk largohen nga vendi, kjo eshte e sigurte, u nevijitet balta e llumi ) ata qe kerkojne te ecin perpara pa u zvarritur si kermilli largohen.

    Tung

    1. SHKELZENI says:

      VAJTJA NE UNIVERSITET ISHTE ZGJEDHJA JUAJ NUK DO TE THOTE QE TE GJITHE QE MBAROJNE UNIVERSITETIN DO GJEJNE PUNE PASI REUSITI NE ALBANIE ESHTE 100 % .
      IKJA NUK DO TE THOTE KRIZE NE GJENERALE
      JE CUISINIER NE TR TE JAPIN 300 EURO PER TE NJEJTEN PUNE NE SUÈDE MÈRE 3000 EURO DO IKESH SHOKU SE KE INTERES LERE POLITIKEN SHIKO XHEPIN

  2. florence says:

    haaaaaaaaaa, ishalla ke gjet edhe nai doktor qe nese vuan per zemer te heqin veshken.

  3. Paster says:

    Shume bukur italione, lum si ti. Vetem kujdes mos perplasesh me makin a mos me te hy hajduti nshpi, se dhe ne Sierra Leone ishte nje britanike qe jetonte shum mire… futja pordhes

  4. Mes me tu ba ke ik says:

    Mire kjo italiania se paska ardh pas te fejuarit, po te vish pallatin tone me zi gjen 2-3 familje qe flasin shqipo. jemi ne, ata te katit te dyte dhe nje plak me te mbesen ne katin e pare. Poshte meje, jane nje cift gjermanesh, qe kane gjetur nje pune te mrekullueshme jo larg pallatit, te dy burre e grua. Perdite qahen me anglishte e tyre te cale se po u mbaron afati i qendrimit e nuk e di nese do u rinovohet kontrata e punes.
    Dera deres me ta jane ca cuna te rinj, hyjne e dalin dy e nga dy gjithmone. te kater jane bjond dhe u pelqen te levizin me bicikleta. Sec flasin nje gjuhe te cuditshme po englishten e qajne fare. Njeri punon ne nje kombinat mishi marketer. Dy te tjeret jane financiere. I katri, ai shoku i marketerit, eshte kasap. Kemi ardh per te qendruar thone te katert. kete rroge qe marrim ketu ne muaj, ne vendin tone jalla ta kapin me vit. Le pastaj qe atje eshte nje jete monotone sa ska. Biletat gjithmone i blejne nga Shqiperia, se ti blesh andej jane shume shtrenjte thone.
    Perballe meje eshte nje kacurrel, i gjate, i zi dhe shume muskuloz. Mban nje pale pantallona te gjera fare. Kam qene ne NBA thote po pasi mbusha ca vite e nuk luaja dot me ekipin e pare, mbeta pa pune. Ketu jam strategjist me ekipin basketbollit te viteve te treta te Universitetit te sportit. Rroga rroge, kontratat, pushimet, sigurimet nje me nje. Ishalla kaloj vitin tjeter me ekipin e viteve te katerta, pastaj sdua gje tjeter nga jeta. Ky englishten e qan se e ka gjuhen e nenes. Po tjeter s’di i shkreti.
    Cte te them, me poshte pastaj jane nje cift se ceke, se sllovake, se hungareze a polake nuk e di po dicka andej jane. Kane ngrit biznesin e tyre keta, punojne me ca kompani udhetimesh a turizmi. Kur humbin maleve turiste, vijne e i pyesin keta, se nga duhet te fillojne kerkimin. Leku leter vella.
    Jane pastaj sirianet e katit te pare qe askush se di sa veta jane. po duhet te jene 3 vellezer, me nga nje grua, ai i vogli ka 2. Secili kane nga 4 femije po ky i vogli thoine qe ka 9. Keta kane hap 3 lavazhe, 2 doner kebab dhe nje exchange po e kane me komision te larte kete.
    Pastaj eshte nje zoteri ne katin e trete qe eshte investitor i madh. Hyn e del me kostum gjithmone dhe e pret makina poshte. Ky ka investu ne restorante thone. ka nje tre ne tirane, dhe 2 te tjere nje ne Durres e nje ne Dhermi.
    Majtas ketij jane tre greke qe erdhen para nje jave. gruaja dhe vajza dalin per pune cdo dite po burri ska vendos akoma ku do punoje. I kane ofruar pune nje frigorifer peshku, per te nuhatur oktapodet e kallamaret nese eshte i fresket apo jo, dhe universiteti i tiranes per te zgjedhur ku duhet te bleje uzon kur te bejne party studentet. Akoma ska vendos
    Patjas kemi dy spanjolle qe nuk i flasin askujt e s’dihet fare ku punojne, dhe nje francez qe nuk i mbyllet goja kurre. Kuzhinier ky. ka ardh me mesu rrecetat e taves dheut dhe hasudes. Do iki prap thote. Ka 6 muaj po nuk i iket debilit. I pelqen rroga qe i japin si nxenes kuzhinier ne mullet.

  5. lani says:

    Nga shume pak duar, ato duar qe ju gjenden sigurimit. Po te kishte pasur sigurimi me shume duar dhe ekonomia do ishte kapur nga me shume duar.

  6. Nje emigrant i hershem says:

    Nje bie mijera ngrihen o Plaku Mere,erdhi nje italiane iken gjysme miljoni Shqipetar,
    Nuk po e vazhdoj me komentin se po me iket ne hale

  7. EJ says:

    Kot sa e kritikon Meron, një fshatar të pagdhendur me besim të patundshëm komunist që me gazetën e tij i duket vetja se i ngre vlerat Ramës, Veliajt , Spiropalit , Tahirit etj ndërkohë shan e poshtëron Saliun , Bashën, Metën, Kryemadhin etj..
    E dimë që Merua megjithëse komunist i flaktë dhe mes ‘mutit’ dhe ‘kakës’ ka zgjedhur kakën (si fjalë më e butë) dhe vazhdon të godasë mutin, ka më shumë interesa te partia në pushtet se ka investim të anasjelltas dhe pret gjithmonë ndonjë kockë, por siç thotë dhe kjo vajza më lartë kjo duket prapambetje në të menduar dhe në ekzekutimin e mendimit.
    Gazeta ka falimentuar që të jetë e pavarur dhe të shkruaj të vërtetën, dhe gjendjen e vërtetë në vend.

  8. tomsojeri says:

    Persa flet lart “test” jam dakort dhe mjerisht qendrojn cka thua e nuk di sa koh do i duhet Shqiperis qe te mbaj ne “preherin” e saj kta shqiptar qe hikin e len pas nostalgjin e vendit ku linden e u riten duke enderuar per dit te mira pa stres e varferi ! Pra nuk dua te flas per kte por ajo qe me ban pershtypje esht se kto italiankat jan martuar me shqiptar e kan jetuar edhe ne ato koh te veshtira diktature ne Shqiperi ! Kisha disa shok me nena italiane e djem shum te mir, por dhe nena te mira qe ju pershtaten regjimit dhe shoqeris e po flas per Tiranen ku jetoja ! Kam pershtypjet me te mira dhe konsiderat per kto gra qe nuk ndryshonin shum me nenat tona e benin shoqeri me to e tani qe shof qe jo vetem kjo por edhe te tjer italian kan gjetur “strehim” ne Shqiperi ,me ben te shpresoj se mbase do vin dit te mira edhe per kte vend qe e ka pushtuar kjo klas politike perbindeshash qe nuk e duan Atdheun e tyre dhe po e masakrojn pa meshir ……….

  9. eli-tiv says:

    ..”shoh nje prapambetje ne menyren e te menduarit”….fatkeqesisht eshte me se e vertete…..pothuaj te gjithe e lidhin vehten me shtetin e politiken..dita nuk fillon se cfare nuk kam…por c’duhet te bej….ne cdo portal lexon cfare ben e do bej luli….e degjojne idiotin qe cdo flet per vjedhje masive te qeverise…qe po te besh shumatoren shqiperia ka buxhetin e amerikes ne rastin me te mire..Askush te mos mendoj e te prese te behet i pasur si luli e zeni o djali i fullanit..Nuk shoh informacion per vendin o udhezues te ndryshem..Lexojme shqip cdo dite e nuk e njohim shqiperine..
    vetem ertv flet per vendin…per ekonomine e mundesite reale..

  10. KORÇARI says:

    Kur ANALFABETËT bëhen “artikullshkrusa” rezultati që del është ky artikull që lexova.
    DEFINITIVE = PËRHERSHME
    INGRANUAR = E ZHGËNJYER
    EDITORE = REDAKTORE
    COPYWRITER = KOPJUESE-SHKRUESE
    DEMOTIVUAR = E Ç’INKURAJUAR
    Etj si këto, pra me pak fjalë të duhet përkthyes.
    Ju ANALFABETËT JENI TURPI I GAZETARISË SHQIPTARE.

  11. Shqiptar says:

    Mos ekzagjeroni me kete histori. Qyteti ku eshte rritur vajza Caserta afer Napolit eshte ne zemer te mafias italiane. Sigurishte qe nje i ri me mend ne koke nuk mund te krijoj te ardhmen ne ate province te krimit, ku mund te hash plumbin po qe se shikon me kureshtje njerezit kalimtare. Keshtu qe vajza ka shpetuar nga ajo zone, dhe shkoj mbas te fejuarit. Qelloj qe ai eshte ne tirane.

  12. Luani says:

    E mençur, e merr jeten si ti vijë dhe pa paragjykuar. Edhe te dashurin nuk e humbi, edhe po jeton nje eksperience te re nga e cila ndihet e mbushur.

    E çfare te kerkoje ne Itali. Keto vende qe refuzojne ta fusin Shqiperine ne BE kane marre kot. Edhe kur punesohen shqiptaret i ke ne te zezë ne te shumten e rasteve.
    Nese shqiptaret e diplomuar shkojne jashte per te punuar ne fabrika apo lares pjatash ku eshte leberdia i emigrimit. Nuk eshte aq e lehte. Rroga qe marrin eshte e pamjaftueshme per te paguar qerane, le më për salltanete te tjera.

  13. studenti i vjeter says:

    po na e ben shqiperine bace me lule o mero trimi.
    e ke bere gazeten tema si zeri i popullit i kohes se merhumit.
    kujt ja ben kete propagande? i merr njerezit per budallenj ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje