Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, 2400 studentët të rinj në 3 fakultete

31 Korrik 2019, 09:00Sociale TEMA

Do trajtohen me bursë 10% e studentëve për herë të parë në Drejtësi, Ekonomi,Shkenca Psikosociale

Pas 10 vitesh nga themelimi i tij, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është sot një nga institucionet private më elitare të arsimit të lartë privat në vend. Me një infrastrukturë të standardeve europiane e mbi të gjitha me filozofinë që vendos studentët në qender, UMSH ofron plot 29 programe studimi në 3 fakultetet e tij: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale. Këtë vit do të pranohen rreth 2400 studentë të rinj, të cilët duhet ta zgjedhin UMSH si një nga 10 preferencat për të vazhduar shkollën e lartë.

Në të kundërt, pranimi në UMSH është i pamundur. Kurrikulat, janë të hartuara në mënyrë të tillë që çdo student i UMSH-së pasi përfundon studimet integrohet menjeherë në tregun e punës. Nga 10 mijë studentët të diplomuar mbi 85 përqind janë sot të punësuar në binzese private apo administratë publike.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe të institucioneve publike dhe private ku studentët kryejnë praktikat profesionale dhe pasurojnë cv e tyre. Kompanitë private rekrutojnë që në auditorë studentët më të mirë duke i ofruar vende pune studentëve të UMSH, çka është vlerë e shtuar për këtë universitet. Stafi akademik i kualifikuar është një tjetër pikë e fortë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë studiuar jashtë vendit, ndërkohë që vitet e fundit ekspertë të njohur të fushave të ndryshme i i janë bashkuar këtij Universiteti në pozicione të rëndësishme. Rreth 10% e numrit të studentëve të pranuar për herë të parë në programin Bachelor dhe Master në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë, financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

Që nga themelimi i tij UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familjeve me ndihme ekonomike, jetimë, fëmije dëshmorësh, me aftesi të kufizuara .Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje