Meta "merr malet". Në Prevallë për rikuperim pas gjendjes së vështirë në Tiranë, shijon freskinë e Bjeshkëve të Sharrit: Rikthim në përrallë

1 Gusht 2019, 20:23Politika TEMA
Meta "merr malet". Në Prevallë për rikuperim pas

Pas mesazheve të forta për krizën politike dhe tërmetin apokaliptik që mund të godasë Ballkanin, Presidenti Ilir Meta ka nisur pushimet.

Kreu i Shtetit Shqiptar e ka nisur zbavitjen me Prevallën, i njohur si një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët, që ndodhet në malet e Sharrit në jug të Kosovës.

“Rikthim në Përrallë (Prevallë)!”, shkruan Meta, ndërsa publikon në “Facebook” dhe një foto nga mali.

Një ditë më parë, Presidenti Meta replikoi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha se ai është në situatë të rëndë dhe se duhet t’i kërkojë ndihmë.

Në përgjigjen e tij, Meta theksoi se nuk ka asnjë problem shëndetësor, madje ndodhet në formë të mirë dhe se do të ngjisë disa maja këtë gusht, që do të finalizohen me malin më të lartë në Shqipëri, Korabin.

Me ironi, Meta tha se do të dëshironte që t’i bashkohej edhe Rama në ngjitjen e Korabit, teksa e “thumboi” se në Tropojë e ka më të vështirë ngjitjen.

5 komente në “Meta “merr malet”. Në Prevallë për rikuperim pas gjendjes së vështirë në Tiranë, shijon freskinë e Bjeshkëve të Sharrit: Rikthim në përrallë”

  1. Ben qef me paret e fukarenjve qe u qan hallin munika

  2. Studenti says:

    Ka shkuar ta ndjeje vehten Mit Sokol,rrushi i Skraparit!

  3. LIKJA says:

    Pse nuk shkon ne çepan, shtoi imazhin fshatit, mbase riten dhe turistet. Atje bej edhe ndonje muhabet me Dajlanin , Selfon e te tjeret, pyeti si e shtyjne jeten, se ne nje burim kini pire uje.

  4. Kola says:

    Ketyre duhet tu besh gropen dhe tu heqesh shkembin. Me plehrat e Shqioerise. I bie kryq e terthor territorit shqiptar, me leket e gjakut te shqiptareve, etj., dhe tall bythen ky koke-trung. Oh. C’fatekeqesi, kob?!

  5. boston says:

    Si duket fshen floririn ne per malet e Tropojes dhe ne Prevalle se si shpesh po vete, dhe po ben me te fortin i duket vetja trim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje