Publikoi pamjet ku dhunohej një i mitur, Facebook i bllokon videon Berishës

1 Gusht 2019, 19:00Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi ditën e sotme videon ku një grup të miturish dhunonin barbarisht një bashkëmoshatar të tyre dhe ushtronin dhunë psikologjike ndaj tij.

Pamjet skandaloze të xhiruara nga vetë dhunuesit, u risollën nga Berisha duke i shfaqur edhe fytyrën djalit të dhunuar.

Lidhur me publikimin e kësaj videoje, gazeta “TemA” bëri një ankesë pranë “Facebook” ku shprehu shqetësimin lidhur me materialin e shpërndarë i cili jo vetëm cënonte dinjitetin e të miturit të dhunuar, por duke i shfaqur identitetin i shkakton atij një traum të përsëritur.

Ndërkohë, pasoja ka edhe te fëmijët e tjerë që e shohin këtë video pasi referuar studimeve, duke ndjekur një model agresiv, të miturit e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme.

Fill pas ankesës, kompania ka marrë masa duke e bllokuar materialin e shpërndarë.

Edhe pse ligjërisht dhe institucionalisht kuadri i mbrojtjes së fëmijës duket i garantuar, nevojitet më shumë përgjegjshmëri kur bëhet fjalë për “të miturit” pasi ata nuk mund të përdoren si mjet nga politika për të justifikuar qëllimet.

Dhe në këtë rast Berisha është i pamëshirshëm për të përdorur jo vetëm fëmijët, por edhe të vdekurit. (TemA)

4 komente në “Publikoi pamjet ku dhunohej një i mitur, Facebook i bllokon videon Berishës”

  1. Alumi says:

    O berishe (shkronja e vogel `b` eshte e qjedhimshme pasi ky eshte kafshe), po pse nuk perdor breket e karmines apo Argites o maskara. Njeri i degjeneruar. Gjak prishur.

  2. Kumi says:

    E ku pjerdh Berisha per ligjet e fb. Ai ka kanunin.

  3. Jugu says:

    O gazete qelbesire po e ka fajin Berisha pse publikon lajmin per abuzimin me femijet dhe shkolla dhe policija e mbulon ngjarjen. Ah ju jeni te tere te mbaruar, jeni sherbetore te Rames, dhe ri-pjelljes qe nuk do te dalin ne media ngjarje qe e diskretitojne regjimin e Rames.
    Mjer mileti ne dore te kujt ka rene, dhe Mero gjobaxhiu eshte ulur pertoke dhe Rama po e shtyp dhe perdor shume keqe. Berisha ne fakt beri te njejten gje me te. Kuptohet qe perfitimet jane marramendese por sido qofshin nje gazetar me pak integritet nuk e lejon veten dhe gazeten te perdoret kaq keq.

  4. e nejse says:

    kjo eshte genjeshter, video eshte ende e aksesueshme ne profilin ne FB te Qoftelargut Sali Sqepi, mjafton te klikosh poshte ku thote Uncover Video

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje