I kthyer në një vend argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm, për të tretin vit radhazi në Parkun e Madh të Liqenit, Bashkia e Tiranës po organizon kampin veror ku të gjithë të vegjlit që nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh, mund të socializohen dhe të argëtohen falë programit të posaçëm të hartuar për ta
. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti deklaroi se kampi është i hapur çdo ditë për grupmoshat nga 5-13 vjeç, por të mirëpritur janë edhe ata pak më të vegjël të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre.
“Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës i drejtohen plazheve, ose pushimeve, Bashkia Tiranë ka menduar për ata që e kanë të pamundur të jenë gjatë gjithë periudhës së gushtit, në këto ditë të nxehta të jenë drejt plazhit, kështu që ka krijuar një kamp veror te liqeni. E ka filluar këtë që në datën 15 korrik dhe do të jetë deri më datën 15 shtator kur do të fillojë shkolla. Kampi frekuentohet çdo ditë nga 30 – 50 fëmijë dhe deri tani kemi pasur një frekuencë prej 900 fëmijësh. Mosha është 5-13 vjeç, por ndërkohë për të gjithë ata që janë pak më të vegjël, i mirëpresim, gjithmonë të shoqëruar me gjyshet dhe me gjyshërit e tyre”, tha Ruseti.
Kampi veror i ngritur nga Bashkia e Tiranës do të zgjasë gjer më 15 shtator. “Unë ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë fëmijë të vegjël, të frekuentojnë që nga ky moment e deri në datën 15 shtator kodrat e liqenit, për të marrë pjesë në kampin veror më fantastik të Tiranës”, tha ajo.
Liqeni mbetet një nga atraksionet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës duke ofruar momente qetësie por edhe argëtimi pa fund. Nënkryetarja Ruseti prezantoi edhe disa nga aktivitetet social-kulturore që zhvillohen në këtë kamp. “Ju mund të vini të kaloni disa orë për fëmijët tuaj, një kohë cilësore, sigurisht nën kujdesin animatorëve dhe personave që kujdesen për fëmijët tuaj, duke u lexuar atyre libra, duke vizatuar, duke bërë aktivitete sportive.
Kjo jo vetëm për të pasur mundësinë që ata të socializohen me njeri – tjetrin, por mbi të gjitha për t’i mësuar ata që të argëtohen jashtë lodrave elektronike, jashtë ambienteve të shtëpisë, është mënyra më e mirë sesi ne rrisim qytetarë më të mirë për Tiranën e së ardhmes”, theksoi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.
Ore ! ? Jam kurioz te di :
– A shkojne keta demokratet, ( eshte fjala per ata demokrat qe shkonin e shkulnin gardhin,qe u perleshen me policine ) te cojne femijet tek ai kendi i mrekullueshem i lodrave ? A ka vajtur ndonje dite ai Strazimiri me kubure,apo i forti Flamur Noka e trimoshi Edi Paloka? Po ai presidenti ,te cilin nuk e zuri gjumi sa shkoi e pa punimet e tha te nderpritet ? Nuk e di jam shume kurioz.
Po kam edhe nje merak!? Nuk e di sa leke vodhi lali Eri nga rregullimi i teatrit veror ? Per kete me duket Skane folur zbukuesit e PD-se. Po nuk patet zbuluar edhe kete ,kot sa flisni ? Ai sekretari i ekonomise per PD-ne i cili del e flet neper televizione duhet t’na kishte sqaruar… Vodhi apo s’vodhi lali Eri. Ja Basha pa filluar punimet,madje pa u lidhur dhe kontratat tek teatri Rama e Lali Eri do vjedhin 200 mije euro ? Thone gojet e liga se Basha i ka zbukuar nga eksperienca e 230 milioneve tek rruga e “Kombit ” Te shohim….
Gjithesej 3 femije.
Sa mire.Them te jen te shoqeruar nga baballaret mbase mesojne edhe ata se si qarkullohet ne qytet.