Prishja e traktatit mes SHBA-së dhe Rusisë, Stoltenberg: NATO nuk kërkon garë armatimesh

2 Gusht 2019, 16:43Bota TEMA

NATO-ja nuk dëshiron të përfshihet në një garë të re armatimesh pas dhënies fund të traktatit INF mes SHBA-së dhe Rusisë, por do të bëjë të mundur që kapaciteti i saj i forcës të mbetet i besueshëm, njoftoi sot sekretari i saj i përgjithshëm.

Jens Stoltenberg nga ana tjetër kundërshtoi një propozim për dislokimin e armëve bërthamore, të ndaluara nga ky dokument i Luftës së Ftohtë.

”Të propozosh një moratorium nuk është e besueshme’’, pohoi Stoltenberg gjatë një konference shtypi në selinë e Aleancës së Atlantikut në Bruksel.

”Rusia dislokoi raketa në shkelje të traktatit INF. Si të besojmë në sinqeritetin e saj?’’, akuzoi ai.

”Kjo është absurde dhe qesharake”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje