Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Madagaskar. Alana Cutland, studente 19-vjecare hapi derën e aeroplanit dhe u hodh, duke i dhënë fund jetës.
Ajo ra nga një lartësi mbi 1 mijë metra. Hetuesit thanë se studentja pësoi pesë “sulme paniku” ndërsa ishte në udhëtimin hulumtues me një aeroplan të vogël për specien e rrallë të gaforreve, të cilin ajo e financoi vetë.
Sipas mediave të huaja, në një moment, Alana Cutland u çorientua dhe mendoi se do ta burgosnin autoritetet e Madagaskarit nëse nuk do përfundonte detyrën.
Alana pati disa momente debati me pasagjerin Ruth Johnson, i cili tentoi ta mbante në aeroplan për disa minuta. Por policët vendas thanë se 19-vjeçarja arriti të çlirohej dhe të hidhej mbi ishullin parajsë të Oqeanit Indian.
Fatkeqesi.
Nje shembull per Ilir Floririn i emruar President – sigurisht jo i zgjedhur – per nje harakiri ne malet qe po shkel.