Sekretari i PS-së ironizon presidentin: Ilir Meta qenka ftohur rëndë, ka filluar që të flasë përçart

3 Gusht 2019, 14:17Politika TEMA

Sekretari i Marredhenieve me Mediat ne PS Alfred Peza ironizon me videot e derguara nga presidenti Ilir Meta nga Pervalla, teksa po ben terapi me uje bore.

Peza thote se Meta qenga ftohur rende, dhe ka nisur te pfase per‡art.

“Ilir Meta qenka ftohur rëndë nga “terapia me ujë bore”, tani që ka marë malet dhe ka filluar që të flasi përçart me sa duket, në rrjetet sociale.

Pyetja që nga ka bërë sot është: “Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston?”

Pyetja ime është: A mund ta zgjidhi atë që Presidenti e quan “krizë”, një institucion që ka bërë gjithçka, që ajo të ndodhë?! Ose siç i thonë ndryshe atje ku Ilir Meta po pushon:

“A mund tia varësh ujkut, mëlçitë në qafë?!”, shkruan sekretari socialist ne rrjetin social.

2 komente në “Sekretari i PS-së ironizon presidentin: Ilir Meta qenka ftohur rëndë, ka filluar që të flasë përçart”

  1. Xxx says:

    Hahaha e bukur kjo

  2. F.A. says:

    PS ka bërë një veprim të zgjuar duke angazhuar zotin Peza me shkrime dhe komente në këtë gazetë me lexues të shumtë. Tani dy fjalë për çka presidenti dëshiron të përcjellë nga freskia malore ku po e kalon kohën.
    Zoti Meta duhet ta kuptoj, se sot nuk ka njeri të mos e ketë të qartë njëanshmërinë e tij. Kjo është bërë aq evidente,sa në disa raste i ka kaluar dhe kufijtë e paturpsisë. Dëshira për të mos humbur kontrollin mbi një pasuri të paçmuar private si LSI, grykësia e tij proverbiale që të kishte edhe presidencën edhe LSI, bëri që ai të lërë gruan si kryetare të LSI. Atij ja kanë vënë në dukje, që kjo është shkelje flagrante kushtetuese, se presidentit i kërkohet të mos jetë i përfshirë në një parti politike, por ai nuk e pati për gjë të mos e merrte në konsideratë këtë shkelje. Një ‘konflikt interesi’, kaq i qartë, të cilin Meta është munduar ta mbulojë me vetëm një gjethe fiku dhe të shpresonte se me kaq fitoi paanshmërinë politike, kjo vërtetë është qesharake. Dhe më pas, në luftën politike që mbërtheu vëndin, të ndërsesh gruan kundër institucioneve për presion politik për muaj e muaj me radhë dhe të pretendosh se je i paanshëm, këtë edhe një fëmijë kopështi nuk mund ta besojë.
    Tani së fundmi, me dëshirën për të qënë faktor ndikues, që e meriton përfshirjen në drejtimin e negociatave të mundëshme midis mazhorancës dhe opozitës, po bënë tjetrën, e detyron gruan të fshihet e mos të dalë në publik, për të treguar se ajo ka ndryshuar qëndrim dhe na e paskësh kuptuar gabimin e pafalshëm që paskësh bërë me përpjekjet e saj proverbiale për të nxjerrë jetën shoqërore të vëndit nga binarët institucionalë. Por kuptohet, tani këtë vetëm Petrit Vasili mund ta besojë dhe askush tjetër. Ndaj them, zoti President, ta bëri perëndia rrësk, bridh atyre maleve dhe qëndro sa më larg andrallave politike. Ty, rakija e Skraparit nuk të mungon, atyre maleve dhe gërxheve stane ka plot, ulu me barinjtë, therni ndonjë shterpë dhe ngrini dolli për shëndetin e këtij populli, për të cilin tretët vehten për t’ja bërë jetën “sa më të bardhë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje