Basha: PD e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për të sjellë ndryshim

4 Gusht 2019, 18:15Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se arsyeja pse qytetarët braktisën 30 qershorin ishin varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes.

Sipas liderit të opozitës, thirrjes së qytetarëve për ndryshim PD do ti përgjigjet si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, programin dhe vizionin e duhur për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të tyre, por për të thelluar hajdutërinë e Edi Ramës, që është sot aktiviteti i tij i vetëm politik dhe ekonomik.

Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa, nga tenderi korruptiv për sistemin e ri të faturimit të biznesit, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shton biznesit një tarifë të re deri në 100 euro. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, e cila është kompania e këshilltarit të Edi Ramës dhe paratë do të shkojnë te familjarët e kryeministrit.

Thirrjes tuaj për ndryshim me 30 qershor do ti përgjigjemi si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme! #ShqiperiasiEuropa”– shkruan Basha. (TemA)

7 komente në “Basha: PD e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për të sjellë ndryshim”

  1. Xeni pa qime says:

    LULE DO SHKOSHE NE BURGE PER KORRUPSION VJEDHJE VRASJE HARROJE PUSHTETI DIKUSH TJETER NE PD MUNDET POR SA TE JESHE TI ASNJEHERE

  2. carvani says:

    Tani edhe te verteta te jene keto, Lulezimin nuk e beson me njeri per asnje gje, ja varen.

  3. CA KE FAKTE COI NE PROKURORI SE NA CAVE TRAPIN O BUDALLA. TI VODHE 250 000 ML EURO DHE SMORE GJEMBE NE KEMBE. ZHSUKU MOS DIL ME SE PO I BENE DEME DEMOKRATEVE TE VERTET TI JE SORRA E SALIUT STE BESON KUSHE.

  4. Qehajai i bajraktarit te Vicidolit says:

    PD-ja , ne keto tre dekada ka demonstruar ne menyren me
    te dukeshme , se eshte nje force regresive , shkaterruese ,
    percarese , antikombetare qe nuk ka lene gje per mbrapa
    me paudhesite e nje te marri ! Pra , eshte pikerisht kjo force
    politike qe e ka merituar me kohe shperberjen e saj ,
    nxjerrjen jashte ligjit , qe me aventurizmin e saj , e solli veten ,
    por dhe shqiptaret , ne kete gjendje ! Kuuurre dhe asnje meshire
    per bandite te tille !

  5. Zylo says:

    Ke shume vizione si te behesh minister si te vjedhesh miliona ? pas vjedhjes dhe ti vrasesh duke mos te hyre gjemb ne kembe si te vjedhesh votat e kandidatit tjeter me urdher te daddyt Sali Berisha.Vizioni yt eshte si te shkaterrosh vrasesh e vjedhesh.Shporruni nga ky vend bandite politike

  6. Koba says:

    Qerohu Mor hajdut i Peshtire.O Viç i Palepire.Ke pesuar si Zylyfi ne perrallen me Ujkun .Nuk te beson Njeri.Flet per Ligje dhe vete nuk i Zbaton.Meshihesh me Raporte Mjeksore..Kot e Ke Ke Dale Dore.Je fare zbulauar Pa Parzmore.Te Pret SPAK per Merak Do ti mbash Sale gerdecit Oturakun ne Reç-Ne Tullum o Sumkapuç.

  7. Kerrici says:

    O te qifte gomari ate qe sje I zoti ta qish o kokerr bythqimi.
    Ajo PD qe ka 28 vjet ne pushtet e katandisi ate vend ne nje hale publike…oooo te qifsha rrooooobbbttt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje