Tatimet kanë vijuar aksionin për gositjen e informalitetit.
Në një fabrikë birre në Kashar u bllokua sasia prej rreth 500,000 litra birrë, pasi kishte detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka qenë vetë në terren, nga ku deklaroi se evidenca e 70 mln lekëve të cilat duhet të jenë të paguara nga subjekti, janë pjesë jo vetëm e detyrimit që ka subjekti kur nuk ka deklaruar akcizë për sasinë e birrës por edhe 3-fish gjobë.
“Ne jemi në një subjekt, një pikë magazinë stokimi, Janë sekuestruar pothuajse 500 mijë litra birrë, të cilat nuk janë brenda regjimit fiskal. Kuptohet kjo pasohet me gjobë, e cila sot është trefish më e madhe dhe arrin në shifrën e 70 milionë lekëve të reja. Kjo për një sasi kaq të madhe pa akcizë në sektorin e birrës, është e patolerueshme. ne do të vijojmë të gjithë planin e aksionit për të gjithë pikat dhe magazinat fiskale, qoftë ato të stokimit, qoftë të tjera për të gjithë produktet e akcizës, jo vetëm pijet por edhe hidrokarburet dhe gazin”, deklaroi Denaj.
Ajo tha se kjo shumë e konsiderueshme nuk justifikon asnjë model biznesi.
“Në momentin e dytë që evidentohet shkelja do të jetë 5-fish gjobë sikurse kodi doganor e parashikon dhe mbyllje të biznesit. Evidentoni të gjithë mallin tuaj, brenda regjimit fiskal në një kohë sa më optimale pasi ne nuk do të ndalemi dhe në muajin gusht-shtator, gjatë gjithë kohës dhe çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të mëdhatë tek më të voglat. Plani operacional do të vazhdojë dhe do të jetë i përpiktë në raportim në muajin gusht njësoj si në muajin korrik”, apeloi ministrja Denaj.
Bravo! Shyqyr qe pi veproni se late nam!
Birra Stela?
Shume mire ta marrin veshte te gjithe se shteti eshte ne kembeKeto veprime e bejme te besueshem ndaj masave te gjera
Nje bravo te madhe.
o tarabosh je idiot
Shteti rezulton shtrire jo me kembe. Te perpiqemi ta ngrejme ne bythe, pastaj ne kembe.
Më mirë vonë se kurrë! Po edhe që nuk është vepruar deri tani nuk nuk duhet të kalojë sikur nuk ka ndodhur gjë. Ka përgjegjës për situatën dhe ata duhet të përgjigjen, minimalisht për pakujdesi në detyrë me pasoja të mëdha, ku hyn ndjekja penale, sepse janë paguar për të bërë punën dhe jo për t’i sjellë dëm shtetit, pra dhe ekonomisë. Të shpresojmë që kjo të mos jetë fushatë dhe njëherazi të nxirren mësimet e duhura.
goditje fatael !!turp !NUK KANE CAFR I BEJNE BIZNESIT QE PUNON ! TATIMORET JANE KOQE DEMBELash qe shikojne se si zhvillohen ata qe punojne dite nate !!MOS BENI KEQ POR MERRI VETEM AKCIZEN !
Sakte Bureto.
Sapo mesova se dy tatimore ne Tirane i kishin vene nje farmacisteje 75.000 Lek te reja dhe e kishin ndare shumen me nga 25.000 Leke cecili. ..
A kaluat para Birra Tiranes me 21 milione euro evazion fiskal???
Cila eshte kjo fabrike pa emër…?