Basha tregon për çfarë shërbyen 6 muaj protesta: Janë 85% e shqiptarëve që na duan ne, qeveria jonë do t'i prijë transformimit

4 Gusht 2019, 11:21Politika TEMA

Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato.

Ai deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

Ndërkohë sqaron edhe për çfarë shërbyen 6 muaj protesta.

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992″, – deklaroi shefi i opozitës shqiptare.

Kryetari i PD duke marrë shkak nga 85 përqind e shqiptarëve që e refuzuan Edi Ramën, tha se tashmë bandën e Rilindjes e kanë braktisur dhe socialistët.

“Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim,” – nënvizoi gjatë takimit me strukturat e PD, kryetari Basha.

Basha kërkoi nga demokratët që ti përgjigjen thirrjes së shqiptarëve që duan ndryshimin e madh. ” Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha ti ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit”, shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar, kryeopozitari Basha.

7 komente në “Basha tregon për çfarë shërbyen 6 muaj protesta: Janë 85% e shqiptarëve që na duan ne, qeveria jonë do t’i prijë transformimit”

  1. LULJA says:

    U LULE GENJE VEHTEN SE POPULLIN NUK E GENJEN DOT.
    RAMA MORI AFERSISHTE 800 MIJE VOTA SHQIPERIA EWHTE E MAJTE O LULE IK JEP DORHEQJE SE E NGORDHE PD E BERE SI PARTINE E MEHDIUT

  2. timo says:

    Lul djal,i në qershor të 2021 ke mundësinë ta konfirmosh këtë rezultat. Suksese në jetë.

  3. Besnik says:

    As 6 per qind nuk jane me ju!

  4. Komentuesi says:

    Epo he o zotrinj dhe zonjs te nderuara,ky Basha ngeli gjithmon nje sharqi i papjekur i perzier me kungull. Kemi 85% te popullit me vehete.Te drejte ka,se nuk mere vesh nga mathematika,7×7 bejne 42.

  5. Artani says:

    Kur të hypi gomari në fik.

  6. Tironsi says:

    O mashtrues,me ke tall bythen,ne popullin.As militantet e SHQUPI nuk e besojne prrallen e 85%.Por ti ne matematike je njesh,cudi qe se ncorre 99 99 % se genjen qe genjen.O lulush je i mbaruar dhe i deshtuar ne cdo gje,prandaj leri shqipraret e bejne pushime se i cave trapun dite e nate.

  7. 85% thote dordoleci qe nuk tremb as sorrat,kurse une them se 99%e shqiptareve te deshirojne ty qe te kalojne nje nate….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje