Nga luftë tregtare, në luftë valutash: Kina lejon rënien e shpejtë të juanit

5 Gusht 2019, 13:36Bota TEMA

Kina la valutën të thyejë nivelin prej 7 për dollar për të parën herë në mbi 1 dekadë, ç’ka tregon se Pekini është i gatshëm të tolerojë zhvlerësimin e valutës, gjë që mund të shtojë tensionet tregtare me SHBA.

Rënia e madhe me 1.4% e juanit kinez vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump premtoi tarifa në 10% ndaj 300 miliardë dollarë mallra kinezë.

Kjo e fundit pritet të ndodhë më 1 Shtator dhe i jep fund armëpushimit në luftën tregtare mes 2 ekonomive më të mëdha në botë.

Analistët thonë se rënia e juanit mund të nisë një luftë të re, që është ajo e valutave.  Banka Qendrore e Kinës dha vrullin fillestar të shitësve të valutës,  duke caktuar kursin ditor në nivelin më të ulët në 8 muaj.

Sipas analistëve, fakti që autoritetet kineze kanë ndaluar mbrojtjen e nivelit 7 kundër dollarit amerikan, tregon se ata kanë braktisur shpresat për marrëveshje tregtare.

Në në deklaratë në nisje të javës, Banka Qendrore e lidhi zhvlerësimin e juanit me pasojat e luftës tregtare, por shtoi se nuk do ndryshojë politikat e valutës.

Banka e caktoi kursin ditor të juanit në 6.9225 për dollar përpara se të hapej tregu të Hënën.   Pasi u hap sesioni tregtar, juani ra me 1.27% në 7.03 për dollar, nivel që është thyer për herë të parë në Maj 2008.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje