A është e vendosur politika amerikane te Reforma në Drejtësi?

6 Gusht 2019, 21:36Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Vetëm Reforma në Drejtësi është zgjidhja parësore për të ardhmen e Shqipërisë. Këtë reformë, e cila ka filluar dhe është drejt finalizimit për të nisur si akt, e ka strukturuar politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian.

Asnjë rrugë tjetër nuk mund të ishte e suksesshme në luftë kundër korrupsionit të lartë shqiptar, me përjashtim të Reformës në Drejtësi, e cila është strukturuar e gjitha ndërkombëtarisht nga politika amerikane dhe politika gjermane.

Deri tani reforma ka eliminuar nga detyra një numur të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, por ka trembur dhe të gjithë klasën e korruptuar politike. Politikanët e korruptuar, në të dy krahët e politikës, kuptohet se kanë humbur ekuilibrin dhe flasin në tym. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e vendosmërisë amerikane për ta pasur Reformën në Drejtësi si armën kryesore në të gjithë ecurinë e më tejme të politikës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët i mbijetuan shekujve të tërbimit ruso-serbo-grek të pushtimit të territoreve dhe të genocidit kundër tyre. Tani ata po e kanë luftën me hordhitë e brendshme korruptive te të cilat kërkon të mbështetet politika ruse kundër forcimit të Arbërisë së Re, që është në fakt e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo botë shqiptare, tani e përbërë nga dy shtete shqiptarë në këtë zonë, Shqipëria dhe Kosova, është futur në reformën e brendshme antikorrupsion. Por kjo luftë, qëndrën e vet e ka sot në Tiranë.

Politika amerikanë e ka të qartë që vetëm një shtet shqiptar pa korrupsion përbën mbështetjen kryesore të unifikimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, pikërisht këtu, është hedhur në reaksion politika ruse në ndihmë të korrupsionit të lartë në Tiranë.

Korrupsioni shqiptar në Tiranë ka bllokuar gjithçka, jo vetëm si zhvillim ekonomik, por edhe si kulturë shqiptare, sepse me qëllim dhe me ndërhyrje të jashtme 30 vjeçare, ka goditur arsimin sistematikisht në cilësinë e tij; dhe kërkon të groposë kulturën shqiptare. Gjithsesi deri tani nuk ia ka arritur plotësisht, por dëmi i madh rezulton.

Aplikimi i suksesshëm i Reformës në Drejtësi në Tiranë, domosdoshmërisht, shumë shpejt, do të kalojë po njëlloj edhe në eliminimin e korrupsionit të lartë në Prishtinë. Ndërkohë kuptohet se politika amerikane kërkon të krijojë një urë antikorrupsion Tiranë-Prishtinë, urë kjo e cila në fakt është traditë amerikane e transferimit të reformave demokratike nga një vend në tjetrin.

Kapitullimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe në Prishtinë, do të sjellë menjëherë klimën e kalimit të procesit të zhvillimit shqiptar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Keni për ta parë.

Dhe, më në fund, kjo është arsyeja kryesore që kuptohet se vetë politika anerikane, por edhe politika gjermane do ta kryejë deri në fund Reformën në Drejtësi në Tiranë. E cila tashmë ka nisur me shumë sukses të japë Rezultatet e para konkrete, sepse këto ditë u mbyll i gjithë cikli ligjor i kësaj reforme.

Pasi të përfundojë Reforma në Drejtësi, a do të shkojë deri në fund shkallmimi i korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar?

Po, deri në fund do të shkojë, dhe me emrat e tyre të plotë. Dhe nuk kemi pse dyshojmë, mjafton të shohim kushtetutën. Kontrolli i korrupsionit shtetëror i niveleve të lartë, ka filluar.

Duke i qëndruar të gjithë argumenteve që kemi dhënë në këtë punim, dhe tezës kryesore të tij se pa eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë nuk mund të ketë perspektivë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, na duhet të theksojmë se, në rrugën që ka nisur, i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të jetë nën akuzë. Kur të vijë kjo situatë akuzatore, në Shqipëri do të ketë një moment historik shumë optimist, shumë herë më të madh nga ai i rrëzimit të komunizmit. Do të akuzohen sjellësit e fatkeqësisë se re të Shqipërisë, dhe kjo situatë do të ndihet si festë nga shqiptarët që kanë njëqind vjet që po presin drejtësinë shoqërore në Shqipëri.

Është e kuptueshme se krerët e këtij korrupsioni enorm, sigurisht që janë hedhur për të kërkuar ndihmë te fryma armiqësore antishqiptare. Në fakt këta liderë të korruptuar, i janë drejtuar asaj fryme të ligë që, në dy shekuj rresht, ka krijuar tragjedinë historike shqiptare.

Por edhe këtu kemi një gjykim real dhe therrës që e dha flakë për flakë politika amerikane. Ishte zv/ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Palmer, që para dy muajsh theksoi drejtpërsëdrejti se: “targeti rus për Shqipërinë, është shumë i vështirë”.

Në fakt kuptohet se, politika amerikane ua drejtoi këtë gjykim therrës politik, në Tiranë, të gjithë atyre që kanë kërkuar ndihmë politike, apo kanë lyer duart me paranë ruse, siç është për shembull një pjesë e medias shqiptare që tani është e provuar për pagesat që ka marrë nga Moska apo nga Athina.

Të gjithë këta po duken tani të trembur, sepse deri më sot iu dukej Reforma në Drejtësi si të ishte një përrallë. Tani diçka po ndiejnë, prandaj e kanë humbur ekuilibrin. Në fakt duhet ta dinë mirë që goditja që po vjen, do të jetë drastike.

Ka një çast historik në historinë e një kombi kur, të gjitha padrejtësitë mblidhen në një pikë , dhe kur fillon procesi i drejtësisë për të, që të gjitha humbjet historike ai i përfiton në një proces.

Kjo është historia aktuale e Shqipërisë. Pse? Sepse politika amerikane e ka në interes që, pasi t’iu kthejë shqiptarëve padrejtësitë shekullore që iu janë bërë, do të fillojë me ta politikën e re në Ballkanin Perëndimor. Sepse nuk ka rrugë tjetër. Ballkani ka qenë Gadishull Ilirik dhe, më pas, hapësirë arbërore. Që ta dominosh politikisht këtë hapësirë duhet të rikrijojet Arbëria e Re.

Dhe procesi ka filluar. Kosova është sot shtet shqiptar i pavarur. Por, a do të jetë dhe Maqedonia shtet shqiptar i pavarur? Sigurisht që po, se atje shqiptarët përbëjnë 70 përqind të popullsisë, paçka se deri tani kanë qenë të shtypur dhe rreth 400 mijë shqiptarë ortodoksë janë shkruar maqedonas nga frika, kurse mbi 400 mijë shqiptarë muslimanë nuk i regjistrojnë arbitrarisht nëpër proceset e regjistrimit të popullsisë.

E pse të zgjatemi. Gjithë ky proces ka vetëm një kusht: reformën në drejtësi në Tiranë.

Dhe ky është njëherësh kushti i zhvillimit shqiptar, por edhe kushti i politikës amerikane.

 

8 komente në “A është e vendosur politika amerikane te Reforma në Drejtësi?”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    vazhdon i tredhuri[atheos] Gjeli te shikoi endrra me si hapur per ”dashuri” amerikone per sunitet!!………….allah uakbar

  2. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    SUPER AVOKAT SPARTAK NGJELA si gjithmonë ! EC përpara i Dashur TAKU , dhe mos u ndal , sepse ju ke NXIRË JETËN HAJDUTËVE , HORRAVE dhe DOBIÇAVE të Politikës 29 Vjeçare! BJERU TAKU BJERU KURVAVE të PDsë , LSIsë , PSsë , LZHKsë dhe Fatmir HALE Mediut !!! TAKU je FANTSTIK dhe FENOMEAL , dhe deri tani të kanë dalë që të gjitha NJË MË NJË , ashtu siç ti i ke Parashikuar të gjitha !!!!!!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për AVOKAT NGJELËN

  3. Kèno says:

    Shume Sakte dhe shume Qarte Taku . Hajdutet si Petrit Vasili , Ardjan Fullani etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj et, do shkojnë në PIDH të MAMASË , dhe do ti PËRPIJ SPAK ! ! TAKU Je i SHKËLQYER , në ANALIZAT dhe SHKRIMET , që Publikon !!! Të FALENDEROJ pafund AVOKAT NGJELA

  4. Lani says:

    Te lumte goja dhe pena avokat Ngjela.Korrupsioni dhe tradhtia kombetare ka filluar te trembet.I pari dhjaks qe ka marre malet eshte Like Kryehajdut Muti.

  5. Lik says:

    Edhe une besoj se Reforma ne drejtesi do jete nje kthese e madhe per te ardhmen e shqiptareve. Mjaft më me te korruptuar vipa, tradhetare dhe vrases te se ardhmes te femijeve tane.Faleminderit USA dhe BE !

  6. Studenti says:

    Dakort z.Ngjala por mos harro qe Shiperine politika amerikane e ka drejtuar per mese 30 vite me Saiun tend ,duke e futur edhe neper vrimat e miut per ta shpetuar!A s’ishte nen drejtimin e politikes Amerikane kur Berisha furnizoi makinen vrastare Millosheviçjane me karburantet kontrabande,a nuk ishte nen drejtimin e kesaj politike kur beri gjemen ne Gerdec ,a nuk ishte nen drejtimin e kesaj politike kur vrau ne mes te dites live kater “kokepalare “dhe u etiketua “bure shteti” kjo bishe e kelyshi i tij “yll ne ngjitje”!Mund te thuash qe sot politika amerikane po e mbeshtet reformen ne drejtesi,jam dakort!Dy here i ka qene e i eshte gjendur prane kjo politike ketij vendi :Nje here e te madhin mik e personalitet qe do mbahet mend gjate ne histori Bill Klintonin ku i tha bishes Berishjane qe stop dhe nuk te njoh dhe kete here qe po e mbeshtet hapur reformen ne drejtesi te filluar nga Edi Rama dhe qeveria e tij do apo s’doni ju hardhucat e historise se ketij vendi!Jepini vendin qe i takon atdhetarit,politikanit,publicistit te madh Edi Rama qe edhe pse i rrethuar nga te kater anet nga jenat dijti jo vetem qe ti trembe ato por edhe ti fusi ne kafaz kur ato benein gjemen ne rruget e Shqiperise si diten edhe naten !Ai dijti te shkallmoje drejtesine e plepave qe Berisha instaloi nen hunden e “miqeve” duke e shkallmuar bazen e sistemit te drejtesise qe kishte ky vend ,paçka te metave.Ndaj mos na e bajat ndihmen e perkrahjen qe po na jep si Amerika edhe Europa per te dale nga ky kazan qe gatuhej vetem nga disa kafshe e kishin treguar qe ishin me te fortat e pyllit e jo me te zgjuarat dhe drejtonin te gjithe pyllin me kercenime ,vrasje se pylli ishte i tyre e u takonte vetem atyre!Edi Rama shkallmoi trinomin Berishe,Nano,Mete qe ishin bere pengmarresit me te paskurpullt te ketij vendi duke e çuar qellimisht Shqiperine ne buze te humneres per te bere rotacionin e radhes!A spo e shikon se si po ndryshon infrastruktura ne kete vend,urbanistika,rrugetqe Shqiperia s’ka mundur ti ndertoje as ne kohen kur krahu i punes ishte falas !A nuk po e shikon ndryshimin perdite te qyteteve e mbi te gjitha te njerezve ne kete vend qe shperberi sistemi Berishjan?Ndaj bolle me me keto krahmarrje z.Ngjala ,apo pret me çdo kusht ndonje emerim ne keto dikastere e po ja bene hyzmetin deri ne fund se mos te shkon emri deri atje!Bashkojuni Edi rames n.q.se jeni atdhetare e s’ma do mendja se jeni dhe me pro Amerikane e Europiane se Ai!Ndaj lerini lodrat por perkushtojuni falas kesaj lufte titanike qe po bene Edi per te bere Shqiperine e Shqipetaret me shtet solid te ndihmuar edhe nga dy partneret tane strategjik Ameriken e Bill Klintonit dhe Gjermanin e A.Merkelit,miqte me te sinqerte qe ka pare ndonjehere ky popull e komb!Lerini cmiret e lehjet,por ne mos ndihme lereni te vazhdoje kete mision historik qe shqiperise i ka munguar fale jenave qe dolen e u ushqyen me gjakun e ketij populli ne 30 vite shkerdhatoraci pasi demokracia u adoptua ne demografi ku qytetaret u perzune jashtekufinjeve si emigrante e fshataresia zaptoi qytetet duke u gdhire me kollare ku shuroste poshte lanes se ishin mesuar te shurosnin e dhisnin ne natyre!

  7. mateo says:

    Taku,Taku,po vjen SPAK-U
    DISA HORAVE,DO I VIJ HAKU.
    SA MË LART NGJITET MAJMUNI,
    AQ MË SHUMË I DEL “SAMUNI”.
    ( “Samuni”=PRAPANICA)

  8. h says:

    S’ka bir kurve ta rregullojë shoqërinë e kalbëzuar dhe hajdute shqiptare.
    Edhe sikur të kthehen dhe mblidhen perandoritë me Faraone e Egjyptit, Asiro-babilonezët, persianët me Sersen,
    Maqedonasit me Aleksandrin e madh,Athina me Spartën,Perandoria Romake e perëndimit,perandoria bizantine e lindjes,
    dominimi Arab i shekullit ||X, perandoria mongole me Xhenxhis Kahnin,Perandoria Osmanllijve,perandoria Austro-Hungareze,
    Caret e rusisë,dhe së fundit superfuqia Shba(më falni nëse kam harruar ndonjë perandori)shqiptarët nuk rregullohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje