FOTOT: Monica Bellucci në një rrëfim për dashurinë

10 Gusht 2019, 20:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Monica Bellucci në një rrëfim për dashurinë

Në sallat e kinemave botërore shumë shpejt do të shfaqet në tre filma, me gjithë bukurinë e saj rrëzëllitëse, e madhja Monica Bellucci.

Në revistën “Madame Figaro” , e cila i kushton kopertinën, aktorja shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 55 vjeccare.

Veshur me rroba banjo, me një dekolte’ të ekzagjeruar, në pishinë me një fustan transparent, Monica duket shumë e bukur.

“Kur një marrëdhënie në ccift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara”, rrëfen diva.

Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër. Edhe pse Monica thekson:  “Kush ka thënë se jam single?”.

Ndërkohë, Bellucci përqendrohet në punë. Aktorja mund të shoqërojë projektimin special të  “Irreversible” të Gaspar Noè në Festivalin e Kinemasë në Venezia dhe në sallat e kinemasë do e shohim protagonist të tre filmave: filmi horror “Nekrotronic”, thriller-i “Spider in the Web” dhe “Les plus belles années d’une vie” (Vitet më të bukura të jetës), prezantuar tashmë në Kanë, jashtë konkursi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje