Policia e Shtetit vijon aksionin përgjatë gjithë vijës bregdetare duke ndëshkuar të gjithë zaptuesit e plazhit.
Së fundi, policia është ndalur në plazhin e Qerretit dhe Spillesë, duke liruar rreth 1000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme.
Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë, si dhe kanë proceduar dy përfaqësues subjektesh për “Fshehje të të ardhurave”, “Mospagim të taksave dhe tatimeve”, si dhe “Pushtim të tokës”.
Ndër të tjera policia njofton:
“Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.
Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.
Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme. Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare”, komunikon policia. (TemA)
Asnje lajm nga spastrimi i Plazhit ne Vlore e Durres.Thone se ska ardhur akoma urdheri nga Partia por ka gjasa qe do filloje spastrimi edhe ne Vlore e Durres ne fund te Shtatorit ose FILLIMI i Tetorit…kur te mbidhet organizarta e Partise e marri vendimin e prere.
–
Deri tani aksioni me goditje te perqendruar ka goditur plazhe Anonime por jo ato me emer.
–
Rilindja po punon me mire se Hajdaret e PD se kur ishin ne pushtet qe mbollen rrenjet por keta te Rilindjes i betonuan ato perfundimisht nen udheheqjen e Edvin Rames.
Prralla, bashkia duhet te shenoje qarte cila eshte Zona publike e plazhit dhe te ruhet me fanatizem ajo.
Klyshat fshatare te Meros, ku jane komentet qe i mbani peng?
Pse o fshatare, edhe 20 breza do prisni tbaheni qytetare…..apo do vazhdoni me mesimet e Mero Gelbazes qe e njeh gjithe Shqiperia.