U dënua për korrupsion, ish-kryeministrja tajlandeze merr nënshtetësi serbe

12 Gusht 2019, 11:52Bota TEMA

Ish-kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra tashmë ka nënshtetësi serbe.

Shinawatra u dënua me pesë vjet burg, pasi u akuzua për ryshfet, ndërsa iku nga Tajlanda në vitin 2017.

Ndërkohë, vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.

‘Tanjug’ raporton se vendimi ishte marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.

“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, shprehen për Tanjug autoritetet serbe.

Me nënshtetësinë serbe, Shinawatra mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian.

1 komente në “U dënua për korrupsion, ish-kryeministrja tajlandeze merr nënshtetësi serbe”

  1. Lul kamarieri says:

    Liri domokraci. Jo me vone por tani !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje