"Pjetri i dënuar", Balla i përgjigjet Bardhit: Pavarësisht gjuhës baltosëse të PD e vërteta duhet të zbardhet sipas ligjit. PS ka përcaktuar vijën e kuqe

13 Gusht 2019, 12:57Politika TEMA

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas akuzave që PD i bërë kreut të ri të bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, duke deklaruar se ai është dënuar dhe dëbuar nga Italia. 

Përmes një deklarate, Balla hedh poshtë pretendimet e selisë blu se PS ka qenë në dijeni të ndonjë inkriminimi të mundshëm të Pjetrit.

Numri dy i PS shprehet se për këtë akuza, ajo do t’i drejtohet Gjykatës me një padi si në rastet e mëparshme.

“I kemi ndjekur në vazhdim prononcimet e Partisë Demokratike, mbi pretendimin se Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Shkodër, është subjekt i Ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Për Partinë Socialiste të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo invidid dhe interes politik.

Pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit. E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë. Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

Dihet botërisht tanimë se në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat, përpara se sa institucionet të thonë fjalën e tyre.

Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.

Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.”– shkruan Balla në facebook. (TemA)

 

5 komente në ““Pjetri i dënuar”, Balla i përgjigjet Bardhit: Pavarësisht gjuhës baltosëse të PD e vërteta duhet të zbardhet sipas ligjit. PS ka përcaktuar vijën e kuqe”

  1. 5 HERONJT says:

    nuk keni turp, largoni Ditmir Bushatin per nji anonim…
    Ditmiri i ben nder PS-se dhe jo e kunderta…
    1 rast edhe mund te jete rastesi por po ju dalin shume kryebashkiake me probleme z.BALLA dhe kjo quhet strategji…
    Valdrin Pjetri eshte i perzgjedhuri i Tom Doshit, kjo dihet boterisht…
    Tom Doshi shpallur non-grata ne USA, zgjedh Valdrin Pjetrin non-grata ne Itali…

    1. Rrumpalla Shqiptare says:

      Ti Balla qe na sqaron per procedurat… ajo vija e kuqe duhet oare perpara se ta caktoni tjetrin per kandidat dhe para se te behen vitimet. Nqs prokuroria vergeton tbenien e PDse atehere mos dubet Shkodra te shkoje prape ne zgjedhje…? Kush i pagon shpenzimet? Bytha jote…??

  2. Kola says:

    Nje avokat i shkelqyer. Nuk mund te them gje tjeter. Kam nje pyetje per Valdrinin: – A ka qene emigrant ne Itali, kur dhe ku, me se eshte marre?! Mund te na flase per Hotel Restorantin Privilege ne Tirane, por edhe per burimin e te ardhurave, pet shkollimin e tij, etj. Komentuesi ka nje jete qe robtohet dhe nuk arrin te kete nje banese. Mund te na e shpjegoje zotnia Pjetri, por edhe zoti Balla mekanizmin per tu bere milioner ne kete Shqipen e Lodhur.

  3. DITMIR BUSHATI PER SHKODREN says:

    KETE E KENI OSE NGA DITMIR BUSHATI OSE NGA FATMIR XHAFAJ OSE SAIMIR TAHIRI ZOTI RAMA ! KETO INFO TE KETE BERE KETA BURRA SE JUA KA..N KUR MBAROVE PUNE

  4. Shqiptar i ndershem says:

    Balla mos beni nje sy qorr dhe mbroni nje te denuar. Jemi popull i vogel dhe bemat e njeri apo te tjetrit merren vesh per bukuri. PD sot nxorri dhe publikoj documenta qe nqs jane te verteta(dhe ka shume mundesi te jene) ai duhet te jape doreheqjen kandidati juaj ne Shkoder per kryebashkiak duhet menjehere te jape doreheqje. Mos beni gomarllikun ta trashni akoma gabimin se do te bini ne nje gabim te rende politik. Do te diskretitoheni akoma me shume ne syte e mbeshtetsve tuaj PS pa le pastaj ne ata te PD-se. FAkti vertetohet lehtesisht, mjafton qe autoritetet e policise t’ja kerkojne zyrtarisht questure se Firences dhe problemi zgjidhet. Nga ana tjeter ku i gjeti PD-ja documentat ? Mjaft bete gomarlliqe te tjera se nuk jini shenjtore ju te PS-se. Edhe ne kete situate kur PD-ja eshte nje parti e humbur dhe e trullosur ju vazhdoni te jepni PD-se material per t’ju luftuar me idiotesira te tilla. Aq me keq nqs Rama e dinte problemin e Valdrin Pjetrit dhe bente nje sy qorr. Prandaj sa s’jeni vone nxirreni nga loja Valdrin Pjetrin dhe shpegohuni ne publik me genjeshtrat e zakonshme te politikanevet qe edhe edhe me budallaj i grupit te budallenjvet te nje populli nuk i ha. Kerkoni ndonje te falur ne publik me stil alla Rama per te shpetuar figuren “muti” qe po ben PS ne kete rast. Besoj se me ke kuptuar z.Balla ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje