Tensione në gjyqin e Izet Haxhisë, akuza se gruaja e gjyqtarit ka lidhje me vajzën e Sali Berishës

15 Gusht 2019, 09:20Kronika TEMA

Seanca e djeshme gjyqësore e zhvilluar në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e ankimit të Haxhisë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë u shoqërua me tensione të shumta.

Haxhia ka dalë kundër pjesëmarrjes së Asim Vokshit në trupën gjyqësore.

Sipas tij, ai ka lidhje me Sali Berishën, ndërkohë që shtoi se ky i fundit është personi përgjegjës për eliminimin e Hajdarit.

Sipas tij, ish-kryeministri ishte i vetmi i interesuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat.

Ndërsa avokati i Izet Haxhisë, Beqiri, shtoi se Sali Berisha ka kapur edhe trupën gjykuese, për të cilën kërkoi përjashtim.

“Ju nuk duhet të jeni në përbërjen të trupit gjykues sepse keni pengesë ligjore, dyshimin tonë të arsyeshëm për anësi, duke qenë kundër interesave të ligjshme të të pandehurit Izet Haxhia. Personi kyç, akuzatori i vetëm, kundër Izet Haxhisë, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, është Sali Berisha.

Ky person, meqenëse ishte i interesuari i vetëm për vrasjen e Azem Hajdarit dhe e nxori atë në pritë, duke u bërë bashkëpunëtori kryesor i këtij krimi të rëndë, ka shpejtuar të krijojë dhe të denoncojë në ambasadën e SHBA “alibinë” sikur ishte dhe Izet Haxhia bashkëpunëtor me ekzekutorin.

Lidhjet tuaja me Sali Berishën për rrjedhojë interesi për të qenë kundër Izet Haxhisë dhe të drejtës që kërkon të zbardhë ai, janë të atilla, sa duhet t’u bënin juve të paraqisnit një kërkesë kryetarit të gjykatës për të hequr dorë nga ky gjykim. Meqenëse ju nuk e bëtë këtë gjë, detyrohemi ne të kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, tha Idajet Beqiri.

Avokati i Izet Haxhisë renditi edhe një sërë faktesh që provojnë sesi Sali Berisha ka shtrirë “tentakulat” në gjyqësor.

Beqiri akuzoi gjyqtarin Asim Vokshi se ka lidhje të ngushta me Berishën sepse bashkëshortja e tij ka punuar në studion ligjore të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha.

Ai shtoi se po ashtu, gjyqtari është shumë i afërt me ish-deputeten demokrate, Albana Vokshi.

“E para, bashkëshortja juaj ka punuar në Studion Ligjore të Argita Berishës, vajzës së Sali Berishës.

E dyta, ju e keni gjini shumë të afërt Albana Vokshin, “beniaminin” e mirënjohur të Sali Berishës.

Këto dy arsye e bëjnë të dyshimtë pjesëmarrjen tuaj në këtë gjykim. Nga ana tjetër, ju e keni kolege bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari.

Ajo është në këtë gjykatë gjyqtare, së bashku me ju”, deklaroi Idajet Beqiri në seancën e djeshme.

Për këto arsye ai kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi nga treshja gjykuese, për t’i lënë vendin Këshillit të Lartë Gjyqësor që të përcaktojë me short një trupë tjetër.

“Duke qenë se gjyqtarë të tjerë para jush kanë hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje kur u shqyrtua apeli i Izet Haxhisë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe kjo dorëheqje e tyre është pranuar, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju, me qëllim që t’i hapni rrugë KLGJ të caktojë një treshe gjyqtarësh jashtë kësaj Gjykate Apeli”, tha avokati Idajet Beqiri.

Pas kësaj kërkese, trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Pas pak minutash ajo u rikthye dhe pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e saj.

Trupa gjykuese do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Apelit heqjen dorë nga gjykimi i kërkesës së Izet Haxhisë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila nuk ia lehtësoi masën e sigurisë.

7 komente në “Tensione në gjyqin e Izet Haxhisë, akuza se gruaja e gjyqtarit ka lidhje me vajzën e Sali Berishës”

  1. beni says:

    Arrestioni Sali Berishën për kriminalitet e pjesmarrës në vrasjen e Hajdarit!
    Dëshmi e Haxhia duhet të sjell në pranga para gjyqit Berishën si të akuzuar e përpara kamerave live. Për popullin!

    1. Taulant Balla i verteti says:

      Arrestoni EdiRamazonin se atij i intereson me shume qe Saliu mos te denohet.

  2. syri says:

    Mire e ke thane ben! Arrestoni Salen,Liken-monen dhe Lulin se Rama mendoj do te largohet vete,opinion mundet jo! Por ne qoftese Sali -Meta kishin fituar zgjedhjet Rama sot do te ishte ne burg! Edi po i denon me duart e te tjereve!

  3. Gani says:

    Jo ka punuar, por punon me te edhe sot, eshte asistentja e saj.

  4. USA says:

    Izeti duhet te kallezoje me shume per krimet e saliut. ANDATE.

  5. Taraboshi says:

    Po komentin e taraboshit nuk ju pelqeu.qe nuk e shkruat.Tung.

  6. xhulio says:

    Izet djali, ju pranuat te vinit te rigjykoheshit ne gjyqet ku drejtesia e ketyre viteve ka rivrare shpresen tek njerezit. Akoma ne gjykata ka gjyqetare qe kane mbaruar tek plepat me dekret te Sali Berishes, ç’far mendon ti, se ai gjyqetare do hedhe Berishen poshte, harroje, ato jane kamikaze te cilet marin urdhra vetem nga Berisha dhe Meta. Dy protagoniste per te bere shantazhe dhe vrasje. Duke qene se politika e gjithe ketyre viteve eshte deri ne fyt me korrupsion, mos mendo se gjyqi juaj do jete model per drejtesine e pa varur. Duhet te kerkosh i nderuar ndihme nga gjykatat supreme nderkombetare, vetem ato mund te zbardhin nje te drejte jo vetem per ju, por dhe per vete familjen Hajdari dhe gjith popullin Shqiptar te ndershem. Çeshtja hajdari nuk eshte me çeshtje nderi, por nje çeshtje , me jep te jap, aq sa ai qe e shpiku kete loje te felliqur, ka bere gjykates kryetare gjykatash juriste e gjithçka me kurse plepash, si ne kohen e komunizmit, qe i mernin nga klasa puntore. Dalsh faqebardhe ne kauzen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje