Përgjatë një dite të ngrohtë Korriku, vëmendjen ma tërhoqi një grup turistësh të cilët ishin mbledhur rreth stadiumit të ri dhe dukeshin të mahnitur nga reflektimi i dritës së diellit mbi xhamat e mrekullueshëm të dritareve.
Ngjan sikur prej aty nis jeta e kryeqytetit pasi të ndodh të kryqëzosh rrugët me të njohur dhe të panjohur për shkak të pikës kyçe se ku është ngritur ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.
Teksa njerëzit kalonin përmes saj duke vazhduar rrugën për në punë, unë zbulova se “Arena Center” është një vend-takimi multi-eksperience e cila qëndron në pikën më të madhe tranzitore. E gjendur pranë sheshit “Nënë Tereza”, stadiumi jep kontributin e tij në imazhin tërheqës të Tiranës me arkitekturën origjinale dhe dizajnin sa estetik po aq edhe patriotik. Duke hulumtuar, më bëri përshtypje fakti që sipërfaqja totale e stadiumit prej 54,000 m2 është sipas standardeve më të larta të sigurisë fizike dhe shëndetësore ndërkombëtare.
Një tregues i qartë ky që nga njëra anë më qetësoi me garancinë që përcillte dhe nga ana tjetër më nxiti kureshtjen për t’u njohur edhe me më shumë detaje. Mësova se “Arena Center” është projektuar që të jetë një hapësirë e hapur, miqësore dhe sociale ku njerëzit te mblidhen dhe pse jo të vizitojnë dyqanet e larmishme të qendrës tregtare. Kombinimi i dyqaneve, restoranteve dhe argëtimit në qendër, garanton se “Arena Center” do të jetë një destinacion popullor për modë dhe stil jetese i cili do të ofrojë eksperiencën më të bukur në qytet. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe kompania amerikane “Marriott International” e cila zotëron zinxhirin më të madh të hoteleve në 127 vende në mbarë botës.
Ky hotel ekskluziv për një eksperiencë ekskluzive do të ketë 150 dhoma, SPA, dhoma konferencash, palestër, ambjente çlodhëse, argëtim, etj. Ndërkohë, në dispozicion do të jetë edhe një kat me dhoma luksoze mbi sipërfaqen e fushës, një restorant i madh i ndarë ne zonën e tifozëve VIP të stadiumit dhe shërbime të tjera bashkëkohore për mysafirët. Ashtu si unë, mbase ndokush tjetër kërkon edhe më shumë shërbime. Në fillim po mendoja se ç’ka e dallon “Arena Center” nga çdo qendër tjetër? Përgjigjen e mora shpejt pasi ndryshimi kryesor është fakti se 12,000 m2 të sipërfaqes janë projektuar që të jenë fleksibël, të përshtatshme për zyra, restorante dhe një sërë lokalesh të jashtëm drejtuar nga lindja me atmosferë relaksuese.
Ndërkohë, pjesa e dyqaneve është vendosur në katin e parë me qëllim që të shërbejë si miks mes modës dhe nevojave ditore.
Mos mendoni se ka vetëm kaq pasi qendra e re mesa duket ka menduar për të gjithë. Aty do të jetë një pikë takimi, ku miq dhe familjarë shpenzojnë ditë të tera duke darkuar, relaksuar ose duke marrë kënaqësi në një ambient plot stil dhe energji pozitive. Por investitorët e kanë një fakt për të na i plotësuar dëshirën pasi e gjithë hapësira e projektuar ofron mundësi jo veç për kënaqësi të përditshme, por është e përshtatshme edhe për bizneset qe do të lulëzojnë në këtë hapësirë. Diçka tjetër që mësova mbi veçantinë e qendrës, është se ajo pritet të përdorë hapësirat e gjera përreth të cilat krijojnë një ekosistem pikash atraktive për njerëzit që të mblidhen dhe të marrin pjesë në aktivitetet argëtuese.
“Pa prit pak”, i thashë vetes teksa shikimin e kisha hedhur mbi detajet e projektit, -po fëmijët do ta gjejnë veten në këtë qendër? Godina mu përgjigj shpejt përmes hapësirave të saj. Arkitektët ishin siguruar që ambientet për fëmijët të kishin larmishmëri për ta bërë ditën e tyre më të bukur. Ajo që më befasoi më tepër ishte fakti se ideatorët e “Arena Center” kishin menduar përtej imagjinatës sonë. Ata kishin vendosur edhe një qendër estetike e cila do të shërbejë për ta çuar pamjen tonë të jashtme në kufijtë e perfeksionit.
Pyetjet e mija që lindnin nga kurioziteti se me çfarë do të plotësohet kjo vepër e bukur në zemër të kryeqytetit, nuk lanë pa “ngacmuar” disi edhe CEO-n e kompanisë që merret me menaxhimin e këtij kompleksi, Fisnik Bushati. Ai më garantoi se “Arena Center është një premtim ndaj konsumatorëve për të pasur akses në një hapësirë moderne dhe të përballueshme, si dhe një destinacion shumë i gjallë për stil jetese Në hapësirat brenda ose jashtë, ditën ose natën, gjatë gjithë vitit do të ketë diçka për gjithkënd. Pazar, darkim, lojëra, punë për një hapësirë vërtetë ndryshe nga çdo qendër tjetër.”
Mjaftoi një vizitë e shkurtër në ambientet e saj për t’u bindur se kjo do të jetë surpriza e vitit. Arsyeja për t’iu bashkuar kësaj qendre të pozicionuar në mënyrë të përkryer, është fakti se konsiderohet si një pronë unike tregtare që ofron një ambient të favorshëm biznesi dhe investimi. E vështroj së afërmi pozicionimin perfekt dhe befasohem nga mundësitë komerciale të cilat ofrojnë një mjedis të favorshëm biznesi dhe investimi. Sidoqoftë, hapësira shumë e përdorshme dhe vendndodhja shumë e gjallë, e shtyn konsumatorin
dinamik t’i perceptojë si të paharrueshme momentet e kaluara në këtë vend. Unë po bëhem gati për hapjen e madhe në Nëntor dhe do të jem aty. Nëse do të kem informacione të tjera do t’ju informoj sa më shpejt për t’ju shuar kureshtjen. Ndërkohë, deri atëherë më ngelet vetëm ta përfytyroj këtë surprizë fantastike që po vjen.
Numërimi mbrapsht ka filluar! Për më shumë informacione: www.arenacenter.al