FOTOT: Brenda nëndetëses bërthamore më të madhe në botë, që i përket marinës ruse

16 Gusht 2019, 10:50Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda nëndetëses bërthamore më të madhe në

Së fundmi janë publikuar foto nga brenda nëndetëses më të madhe bërthamorë në botë, e cila është ende aktive.

Nëndetësja me raketa balistike me fuqi bërthamore, i përket Marinës ruse.

Nëndetësja “Dmitriy Donskoi” nisi shërbimin aktiv në vitin 1982 dhe pas daljes nga përdorimi të nëndetëseve të tjera të llojit “Typhoon”, ajo u bë më e madhja në botë.

Në fotot e publikuara shfaqen anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses dhe teknologjia e saj.

Kjo nëndetëse ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për filmin e famshëm të vitit 1990 “The Hunt for Red October”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje